Si i fyeu dhe shau Ramush Haradinaj ushtarakët në Tiranë?

Si i fyeu dhe shau Ramush Haradinaj ushtarakët në Tiranë?
  • 23 June 2018 - 08:24

SHKRUAN: IBRAHIM KELMENDI

Në Tiranë gjetëm prof. Klosin, duke na pritur në kabinetin e tij, në selinë qendrore të SHIK-ut. Po priste të vinte edhe Sokol Bare. Rrëfeu se po irritoheshin nga skandali i të qenit i paarritshëm kryeministri Nano, edhe pse me ligj qeveritar ai duhej të ishte i arritshëm gjatë 24 orëve, nga kryeshefi i SHIK-ut dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë Shkova në drejtim të Selisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, çelësat e së cilës na i kishte dhënë kryetari i Lidhjes, poeti Xhevahir Spahiu. Ai ofroi ambientet e saj, deri edhe kabinetin e kryetarit, në dispozicion për të koordinuar veprimtarinë tonë. Në afërsi takova Xhavitin, Azemin dhe dy-tre veta të Kryesisë. Duhet të kenë qenë Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani. U fola për bisedën rastësore që kisha me prof. Klosin. Xhaviti foli i inatosshëm: "Përse i fut hunët ku nuk të takon. Unë kam marrëdhënie me kryeshefin e tij, nuk më duhet Klosi..." Ishte një grindje aksidentale mes armiqve të kamotshëm, por që taktizonim, siç thuhet, pa pas besë t'ia kthenim shpinën njëri-tjetrit... o Pas betejës në Gllogjan, më 24 mars 1998, Ramush Haradinaj arratiset dhe strehohet në Shqipëri. Ai po kërkonte fajtorët, përse nuk ishin hyrë në Kosovë ushtarakët, si përforcim profesionistë, meqë, tashmë, duhej të ishte në dijeni se ushtarakët që po prisnin në Tiranë për t'u sistemuar. Në Tiranë ai, përmes kushëririt të tij, Nasim Haradinajt, i cili tashmë ishte bërë argat i "shtabit të Rognerit", duhej të ishte takuar me Xhavit Halitin. Këta dy, Nasimi dhe Xhaviti, duhej ta kishin dezinformuar Ramushin, se Ibrahim Kelmendi po sabotonte hyrjen e ushtarakëve në Kosovë, duke i mbajtur ata në Tiranë, me para të popullit, siç shpifnin. Ndërsa e vërteta ishte se ushtarakët kishin filluar të humbnin durimin, duke pritur sistemimin. Unë, që përkujdesesha për strehim të tyre në Tiranë, nuk ua tregoja të vërtetën - mungesën e shtabit, nga i cili ushtarakët pritnin të sistemoheshin, sepse nuk dëshiroja t'i dekurajoja. Shtabi që po formohej në Kosovë, ende nuk ishte në gjendje të merrej edhe me sistemimin e ushtarakëve që po pritnin në Shqipëri, ndërsa "shtabi i Rognerit", me kUmandantat "zeka", "daja" dhe "gjarpni", ishte i përcaktuar dhe angazhohej, si e si ta bllokonte Sektorin e logjistikës, që të mos furnizonte me armatim UÇK-në, si t'i zhgënjente ushtarakët, bile edhe duke i denigrua me akuza e shpifje ordinere, që të mos pritnin të sistemoheshin, etj. Sabotime e komplote të ngjashme.

Sharje e kërcënime me Ramushin

Ramushi nuk interesohet të më takonte edhe mua, që t'i verifikonte dezinformimet që ia kishin thënë Nasimi e Xhaviti, por me turr prej harambashi ka shkuar te bujtina "Tafili" (në Tiranë), ku ishin strehuar një pjesë e ushtarakëve dhe i ka fyer e sharë ata që i kishte gjetur aty, me zhargon që përdorin rrugaçët ordinerë. Kur shkova unë, pastaj, gjeta Mensurin (Kasumi) duke qarë. Me treguan përse po qante. Ishte luftëtar me nëntë plagë në trup, në luftën e Bosnjës, prandaj ishte më emocional se të tjerët. U zemërova deri në egërsim. I telefonova Ramushit, që të takoheshim për t'u sqaruar, por plasi grindja mes nesh në telefon, që eskaloi deri në sharje e kërcënime të ndërsjella, të cilat nuk i kemi sqaruar e tejkaluar asnjëherë... Në ditët pasuese, Ramushi duhet të jetë informuar, cila ishte e vërteta, sepse pasoi armiqësimi i tij ndaj Xhavitit dhe Nasimit. U fol se i kishte lëshuar urdhër arresti Nasimit, për dezertim, por ushtarakëve, që i kishte sharë e denigrua, as mua, nuk na ka kërkuar ndonjëherë falje, meqë nuk e lejon krenaria e shpifur, harambashiste. Pas largimit tim nga Tirana, jam informuar se ushtarakët pyeteshin nga kUmandantët, kush i ka thirrur të angazhohen në UÇK. Në qoftë se ishin nga njerëzit me karakter labil, i angazhonin si argatë. Ndryshe i refuzonin. Bile, duhet t'i kenë detyruar të nënshkruanin një deklaratë se i bindeshin urdhrave të shtabit, etj. Mensur Kosumi ka dëshmua se kur e kanë pyet kush e kishte thirrur, ishte përgjigjur: "Fehmi Lladrovci..."!. Atëherë e kanë pyet se si e njeh Fehmiun. U është përgjigj: "Me i pasë dhanë Zoti edhe tre Fehmi Lladrovca Kosovën kaherë do ta kishim të lirë". Mensurin e mbajtën ekstra në distancë... • Arif Vladi ato ditë marsi shpesh me takonte në lokalin Çaplin. Në një moment me thotë se kishte dëshirë të bënte një këngë-marsh për UÇK-në. Në pyetjen time arrogante, kush po e ndalon, thotë se i duheshin të paktën 500 dollarë për tekstshkruesin dhe kompozitorin. E tha paksa i ndrydhur. Nuk e pata idenë për rëndësinë e marshit, por që ta heqja qafe, ia dhashë 1000 dollarë. Pas dy ditëve me thotë se është në përfundim dhe se po realizohej një marsh i mirë motivues e mobilizues. Në ditën pasuese mu ul kUmandant Azem Syla në tavolinë, për të simuluar sikur nuk ishte i armiqësuar ndaj meje. Taktizime të ndërsjella praktikonim. I them se po realizohej një këngë-marsh për UÇK-në. Prapë, ende i pa mbushur mend, më thotë se do të duhej të merrej leje paraprakisht nga ai, prandaj nuk do të pranohej. E përzura nga tavolina... • Duhet të ketë qenë java e tretë e marsit 1998, kur Ruzhdi Saramati dhe Qemal Idrizi më takojnë në Tiranë, për të kërkuar përkrahje për veprimtarinë e tyre. Ata, në marrëveshje me Ilir Konushevcin, kishin formuar një ekip për të futur armatim e municion në Kosovë, në rajonin e Hasit të Shqipërisë. Kërkuan t'u siguroja një barkë gome (gomone), sepse u duhej për kalim të Drinit, dhe mjete financiare, për të zënë një shtëpi me qira, ku do të strehoheshin dhe do ta koordinonin veprimtarinë. Mora kontakt me Refik Hamitin në Gjermani, i cili tashmë ishte specializuar për gjetje të uniformave ushtarake, për përgatitje profesionale të emblemave të UÇK-së, për gjëra logjistike për të cilat kishte nevojë ushtria. Porosita të na dërgonte gomone. Meqë ishte shumë operativ, gomone kishte ardhur shpejt në Tiranë, por argatët e "shtabit të Rognerit", që kujdestaronin në Portin e Durrësit për të pritur tragetet që vinin nga Italia, që t'i grabitnin ndihmat financiare dhe gjësendet logjistike, e kishin marrë gomonen dhe e kishin vendosur në depo. "Shtabi i Rognerit" kishte ngarkuar Shaip Mujen si shef të depos. Pas ca ditëve Refiku telefonon të pyet nëse gomonia po i plotësonte kushtet. Pyes Shaipin. Thotë, pa urdhër të 'Dajës' (Azemit) nuk del gjë nga depoja. Bashkë me Ilirin (Konushevcin) takojmë "dajën" për ta marrë miratimin për gomone. Ai kundërshtoi, me arsyetim se para se ta porositnim, ishte dashur të merrej leja prej tij. E kapa pisk afër qafe me "dashamirësi" dhe e urdhërova t'i telefononte Shaipit që ta jepte. Fatmirësisht dëgjoi...

Sabotimet e 'shtabit të Rognerit'

Erdhi Qemali për ta marrë gomonen. Kërkoi që ta takonim Azemin, për t'i marrë leje që t'i merrnin armët dhe municionin, të cilat po vegjetonin në territor të Kosovës, buzo ca shkurreve. Bëhej fjalë për një kontingjent, futjen e të cilit e kishte organizuar Azemi. Kishte paguar hasjanë të Shqipërisë të ngarkonin me armatim e municion, ndoshta 45 kuaj e mushka, kishte filmuar me video gjithë aksionin. Ua ka caktuar vendin ku do t'i zbarkonin. Aty, ndoshta, do të duhej të vinin pjesëtarët e UÇK-së, ata që i përkisnin "krahut" të kUmandantave, për t'i marrë. Por për shkak të motit të keq, armatimin hasjanët mercenarë e kishin zbarkuar në një tjetër vend. Të paktën kështu janë bërë arsyetimet e mëvonshme. U takuam Qemali Azemi dhe unë. Qemali ia rrëfeu gjendjen e armëve dhe e luti për leje që t'i merrte ekipi i tij, sepse ato po ndryshkeshin në shi. Azemi u egërsua, duke akuzuar Qemalin për shpifës, meqë ato armë kishin arritur në destinacion. Mirë që Qemali më respektoi, meqë ai nuk ngjante me mua që vetëm ta pickonte paksa kUmandantin. Ndoshta dy ditë më vonë, televizioni i Serbisë emetoi një reportazh, për sukses të madh të ushtrisë serbe, që kishin gjetur atë armatim e municion dhe me helikopter ushtarak e kishin transportuar që andej... Interesant do të ishte të paraqitej tani ndonjë pjesëtar i UÇK-së, që do të dëshmonte se ishin komanduar të shkonin për t'i marrë ato armë e municionin në vendin ku Azemi u ka thënë mercenarëve hasjanë t'i zbarkonin, por që nuk i kanë gjetur, meqë janë zbarkuar në një vend tjetër. Them të paraqiten, meqë Azemi mund që nuk kishte porosit askënd të shkonte për t'i marrë, por ishte simulim në kuadër të sabotimeve e komploteve që bënte "shtabi i Rognerit"... • Në fund të marsit ose në fillim të prillit, në Tropojë, brenda nate, ishin ardhur, nga anë të ndryshme të Kosovës, rreth 1400 veta. Kishin zënë vend në fshatin Viçidol, në kullë të Sylejman Berishës dhe rreth saj, meqë ishte bazë logjistike për UÇK-në. Na vjen njoftimi alarmues në Tiranë, për pamundësinë edhe për t'i ushqyer me bukë, e lëre më për t'i armatosur. Takoj Gafurr Elshanin për t'i kërkuar mjete financiare, meqë ai ishte menaxher i financave në kuadër të Kryesisë. Thotë se nuk kishin. Lutëm edhe Xhavitin. Ai tha, le t'u japin bukë ata që i kanë thirr... Fatmirësisht, vuthjani Perlat Gojçi, nga Qeremi i Valbonës, tregoi gatishmëri për të na vozit me xhip të tij, mua e Gafurrin, gjatë natës, deri në Bajramcurr, dhe shfaqi bujari për të paguar ushqimin për ta, qoftë e nevojshme, për një muaj ditë. Në Bajramcurr u informuam për gjendje vërtet alarmante. Xhipin e UÇK-së, që e kishin mbushur me bukë e djathë, për ta dërguar në Viçidol, e kishte konfiskuar policia. Takuam shefin e policisë, në Bajramcur, Jonuz Hyka. Ai tregoi se ishte i urdhëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Sokol Bare, që të bllokohet furnizimi me ushqim i refugjatëve nga Kosova dhe ata të mbaheshin të rrethuar, nën kontroll, deri sa të pranonin të regjistroheshin e sistemoheshin si refugjatë. Na propozoi të shkonim në Viçidol, t'i bindnim që të regjistrohen refugjatë, që të shpërndaheshin, pastaj, në kampe, në qytete të ndryshme, meqë ashtu kishte urdhëruar kryeministri Nano. Na këshilloi që të caktoheshin tre veta, të cilët do t'i përfaqësonin të tjerët në biseda me institucionet e vendit.

Luftëtarët e Kosovës u dënuan me uri

Shkuam. U llahtarisëm. Për shkak të rrugëtimit të gjatë e të rrezikshëm, ishin sfilit. Tashmë aty bënte freskët. Po nirthnin, edhe për shkak të urisë, meqë, të lodhur për gjumë, kishin fjetur të shtrirë në livadh… Njëri, si më oratori, shprehu gatishmëri për të qenë në atë grup përfaqësues. U prezantua arsimtar i anglishtes dhe kryetar i LDK-së, në Junik. Emrin ia kam harruar. U paraqitën edhe dy veta. Arsimtari i anglishtes na luti t'ia mundësonim kontaktimin telefonik me Ilaz Ramajlin, "ambasadorin" e Kosovës në Tiranë. Fanol Bardhaj kishte me vete telefonin satelitor. Unë kisha numrin e zyrës. U lidhem me Ramajlin. I foli arsimtari. Ramajli i tha se nuk mund t'i ndihmonte për asgjë. Duke u kthye në Bajramcurr takojmë gjatë rrugës tre ushtarakë. U prezantua Gjenerali Kudusi Lame. Rrëfeu se po shkonte t'i shprehte gatishmërinë policisë, për t'i rrethuar refugjatët edhe me ushtarë, nëse do të kishte nevojë si përforcim. U fjalosëm. Ia thash ca slogane pompoze, folklorike, se si po e koritnin Malësinë, duke i dënuar luftëtarët e Kosovës me uri. U përgjigj se ishte ushtarak, që zbaton urdhrat e qeveritarëve… Në të ngrysur, zv-shefi i policisë, malësor korpulent, gati dy metra i gjatë, më skajoi anash dhe më këshilloi ta mashtroja shefin Jonuz Hyka që të shkonim në Tiranë, për të gjetur zgjidhje, ndërsa ai, gjatë natës, do të lejonte, fshehurazi, të dërgohej ushqim në Viçidol. I telefonova prof. Fatos Klosit. E luta të na priste mua dhe kryepolicin Jonuz Hyka. Ai, tashmë, ishte informuar për gjendjen alarmante në Tropojë. Llogariti kohën. Tha se rreth orës 23 na pret në zyrë. U dakordua edhe kryepolici Hyka. Por, tha se xhipi i policisë është rrangallë, prandaj mund të angazhonte një mik që kishte xhip të ri, por që duhej të paguhej. Ai kërkoi 200 dollarë plus karburantin. U dakordova. Prelani më kishte dhuruar 1000 dollarë. U armatosëm deri në dhëmbë, meqë druanim pritat. U fjalosëm gjatë rrugës me pronarin e xhipit, që e ironizova për profiter lufte. Foli se edhe Besnik Tafën (Krasniqin) po e paguanim. Ishte fjala për kushëririn e Adrian Krasniqit, në shtëpinë e të cilit, në Bajramcurr, ishte qe tre-katër vjet, bazë e logjistikës. E sigurova se nuk kisha informacion të jetë paguar ndonjëherë, as ai, as të tjerë familjarë. Shoferi tha: "E pi gjakun e djalit tim, nëse do të marrë ndonjë cent e qindarkë, as për karburant. Mendoja se të gjitha shërbimet i paguani, prandaj kërkova të paguhem." Kryepolici Hyka e kritikoi atë për atë fisnikëri.Në Tiranë gjetëm prof. Klosin duke na pritur në kabinetin e tij, në selinë qendrore të SHIK-ut. Po priste të vinte edhe Sokol Bare. Rrëfeu se po irritoheshin nga skandali i të qenit i paarritshëm kryeministri Nano, edhe pse me ligj qeveritar, ai duhej të ishte i arritshëm gjatë 24 orëve, nga kryeshefi i SHIK-ut dhe nga Drejtori i përgjithshëm i policisë. mNë kabinet të Klosit filluam të grindemi me Sokol Baren. Në grindje e sipër ma komunikoi urdhrin e arrestimit. Prof. Klosi nxori nga fijoku revolen, vendosi sipër tavolinës dhe foli duk shtrënguar nofullat: "Mikun tim nuk e pret dot në besën time!" U prish ndeja. U kthyem edhe më të paqartë se sa para se të shkonim. Në mëngjes, kur arritëm në Bajramcurr, kryepolici Hyka urdhëroi të mblidheshin policët në oborr. Iu rrëfeu për viziton në Tiranë, duke thënë se jemi të urdhëruar nga Drejtori i përgjithshëm Bare, t'i mbajmë të rrethuar refugjatët, deri sa të pranojnë të regjistrohen e të sistemohen. Fola edhe unë ca slogane patriotike, duke bërë njoftimin se në kullë të Sulejman Berishës ka plot armë e municion dhe luftëtarët do të vetëmbroheshin... Policët komunikuan dezertimin, njëri pas tjetrit, duke arsyetuar, nuk mund ta durojnë më trupin që po i shkaktohej Malësisë. Kryepolici Hyka, i zemëruar, hodhi çelësat e zyrës para këmbëve të mija, duke thënë: "Tani e tutje je shef ti, meqë ty po të dëgjojnë..." Mora çelësat dhe e zura për krahu kryeshefin Hyka, duke e qetësuar. Shkuam në zyrë. Në bisedë e sipër, për alternativat racionale për gjendjen, hynë në zyrë pjesëtarët e njësisë speciale "brisku" (ashtu quhej, nëse nuk e kam mbajt mend gabim). Kishin ardhur nga Tirana me helikopter, si përforcim. (vijon)

(Kosova Sot)