Pse, z. Hoti?

Pse, z. Hoti?
  • 09 July 2018 - 08:10

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

LDK-ja flet për sovranitet e integritet territorial të Republikës dhe tërë punën e bën në dëm të sovranitetit të Kosovës. Ishte mu LDK-ja dhe deputetët e saj në Kuvend që votuan Marrëveshjen e Asociacionit të vitit 2013 të nënshkruar nga z. Hashim Thaçi. Kryeministri i LDK-së në Qeverinë e Kosovës, Isa Musrafa nënshkroi Marrëveshjen mbi Asociacion në vitin 2015 me pushtet të plotë të serbëve, duke krijuar shtet serb, me tërë kompetencat. Dhe këtu z. Hoti është një flamurtar i politikës së tillë.

Marrëveshjet shkatërrimtare

Tërë kohën sa flet e vazhdon këtë rruge. Çdo marrëveshje shkatërrimtare të nënshkruar nga z. Thaçi për Republikën e Kosovës e votuan në Kuvend. Tamam kur diskuton z. Avdullah Hoti i LDK-së për tërësi territoriale, për integritet dhe për sovranitet të Republikës së Kosovës po ngjan në Sinan Hasanin, në Ali Shukriun, në Isa Mustafën e në Azem Vllasin e viteve 1981-1989, në prag të likuidimit të statusit të KSA të Kosovës, si dhe të shndërrimit në vitin 1989 nga Kuvendi i Kosovës në aspektin juridik dhe me Kushtetutë në territor të shtetit serb.

Isa Mustafa i takon plejadës së vjetër dhe shkatërrimtare të KSA të Kosovës

Viti '89 shënon kohën kur Rrahman Morina ishte në ballë të KSA të Kosovës. Nën këtë pozitë thirrej në statusin e Kosovës si KSA dhe lejonte veprimtarinë shkatërrimtare të këtij statusi nga Serbia. mMadje edhe bëri presion, deri edhe fizik, duke i kërcënuar me jetë deputetët, në mënyrë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë shkatërrimin e KSA. Kështu po vepron edhe LDK-ja. Këtë me marifet po e bën z. A.Hoti. Isa Mustafa i takon plejadës së vjetër dhe shkatërrimtare të KSA të Kosovës. Dhe, sikur mos të kishte mësuar asgjë, edhe në pozitën e kryetarit të LDK-së dhe të kryeministrit të Kosovës, e shkatërroi tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës. Shih për këtë Marrëveshjen e Asociacionit serb të vitit 2015 është nënshkruar nga Isa Mustafa.Këto i di z. Hoti! Kjo mjafton.

 

(Kosova Sot)