Paralajmërohet humbje e territorit të hapësirës shqiptare

Paralajmërohet humbje e territorit të hapësirës shqiptare
  • 13 July 2018 - 08:23

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI 

Ndryshimi i kufijve dhe kalimi i mbi 1200 kilometra katrorë të hapësirës detare shqiptare nën sovranitetin grek është shumë i dëmshëm dhe tejet i rrezikshëm për marrëdhëniet shqiptaro-greke

"Në marrëveshjen midis Tiranës dhe Athinës ka ndryshime të kufijve. Kjo e ndryshon hartën e Evropës". Thënia e tillë e komisarit të BE-së për zgjerim, Johanes Hahn, është një informim shumë i rëndësishëm dhe natyrisht jashtëzakonisht i dëmshëm për shqiptarët. Ndryshimi i kufijve dhe kalimi i mbi 1200 kilometra katrorë të hapësirës detare shqiptare nën sovranitetin grek është shumë i dëmshëm dhe tejet e rrezikshëm për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ajo çka dihet është se ka një marrëveshje midis dy shteteve. Ndërsa, çfarë ka në të nuk është informuar, përveç deklaratës të z. J. Hahn, se ajo ka bërë ndryshimin e kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë, në llogari të këtij të fundit. Ky informim tregon se Tirana është duke shkuar në një rrugë të rrezikshme, aspak produktive dhe tepër të dëmshme për shqiptarët. Nuk ka asnjë arsyetim të Tiranës në çështjen e tillë. Shqiptarët kanë humbur shumë territore. Humbje ka në raport me Greqinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Serbinë. Kudo kemi territore dhe popull shqiptar. Madje edhe popull të asimiluar. Dhe, kjo ka ndodhur kur nuk kishim shtete. Shekulli i kaluar ishte më i rëndi për shqiptarët dhe territoret e veta historike. Mbi 1/2 e territorit u nda nga atdheu (Shqipëria) nga Fuqitë e Mëdha. Ndërsa, tash kur kemi dy shtete, humbja e territorit është armiqësi e rëndë dhe gjë e pafalshme për Tiranën, pavarësisht interesave, çështjeve a rrethanave të krijuara në raportet me Athinën. Sa është reale kjo deklaratë e z. J. Hahn! Dihet se z. J. Hahn nuk gënjen. I takon Tiranës të tregojë ku është dhe çfarë marrëveshjeje ka bërë me Athinën? Pse e mbanë të fshehtë marrëveshjen? Janë këto çështje shumë ogurzezë dhe tregojnë se ka humbje të territorit të hapësirës shqiptare. Dhe këtu nuk ka arsyetim. Çdo territor i humbur tash është i pafalshëm për Tiranën.

(Kosova Sot)