Të burgosen hajnat e majave të shtetit, se është duke u bërë hataja në Kosovë

Të burgosen hajnat e majave të shtetit, se është duke u bërë hataja në Kosovë
  • 14 July 2018 - 08:18

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Bashkëpunojnë edhe banda shqipfolëse serbiane ditë e natë që të mos i hetojë kush. Sherri i këtij grupi banditësh e mafiozësh, Kosova u bë shumë e varfër, papunësia po rritet, mbetëm pa viza, populli ka mbetur pa shpresë dhe kërkon të ikë nga vendi

Tashmë po dihet publikisht se hajnat që janë duke vjedhur shtetin dhe djersën e taksapaguesve janë të shpërndarë si vaji në lakra dhe adresa e tyre është në majat e shtetit dhe nëpër bandat politike, pa më të voglin dyshim. Ky rrjet i fuqishëm i hajnave dhe kjo kupolë e krimit përmes agjentëve të saj të dalë nga UDB-ja serbiane rri si shpata e Demokleut mbi kokat e tyre dhe ky rrjet është tamam si rrjeti i merimangës që kontrollojnë çdo gjë. Banditët dhe këta hajna po qe se mendojnë se nuk janë të sakta që po i them këto lirisht mund t´i drejtohen gjykatës së instaluar serbiane, në Prishtinë, te këta gjykatës shqipfolës, ose gjykatës serbë në veri te vendit, ku ka qasje çdo ditë që nga mëngjesi deri në darkë Ramushi i Gjoko Haradinajt. Ne jemi gjallë dhe bile do t'i ndihmojmë kësaj prokurorie bastarde se kush janë këta hajna dhe jo vetëm hajna, por edhe banditë e kryebanditë, se kush u bë supermilioner që deri dje,para luftës nuk kishte bukë për të ngrënë e sot u bë i kamur si sheiket e Dubait, do t´i ndihmonim edhe kush janë këta hajna, vagabondë, banditë, kriminelë, se edhe kush e kush ka uzurpuar toka shtetërore duke ardhur nga fshatrat që edhe dreqi nuk bën ve dhe ndërtuan shtëpi shumëkatëshe si të ishin në Nju- Jork City, apo Honk- Kong.

Po e vjedhin vendin pa u ndalur fare

Ky rrjet banditësh e hajnash që nga majat e shtetit janë duke e vjedhur vendin pa u ndalur fare, janë duke punësuar akraballëk, kurva e kurvarë dhe bile me para të vjedhura nga djersa e popullit i blenë banesave lavireve. Kjo është e paprecedentë që nuk lejohet në asnjë shtet të botës pos të ne në Kosovë. Ky grup banditësh e mafio-oligarkësh janë të lidhura me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, që kanë uzurpuar shumë dikastere që argatët punojnë për ta. Të shkretët argatë punojnë sa për bukën e gojës ndërkaq, milionat i marrin këta banditë dhe kryebanditë dhe nuk i arreston askush, sepse hanë këta langonj me një çanak.

Po i trashin xhepat

Në veri vlon krimi me arin e zi dhe pikërisht është nën kontrollin e këtij grupi kriminelesh të nëntokës kriminale. Më e keqja është dhe njëkohësisht edhe me e rrezikshmja se kjo kupolë e krimit të organizuar të majave të shtetit dhe banditëve dhe kryebanditëve të bandave politike bashkëpunojnë shumë ngushtë me kriminelët serbianë që veprojnë në veri. Po e përsëris edhe një herë hajnat, banditët e kryebanditët e majave të shtetit bashkëpunojnë shumë ngushtë me kriminelët serbianë për hajni dhe pastaj për të ndarë pazarin dhe a ka ndonjë gop nëne që mund të thotë jo!? Hatanë dhe katrahurën në Kosovë janë duke bërë ky grup mafiozësh kundër shtetit por duke i trashur xhepat dhe kontot e tyre. Bashkëpunojnë edhe banda shqipfolëse serbiane ditë e natë që të mos i hetoj kush. Në Kosovë sherri i këtij grupi banditësh e mafiozësh Kosova u bë shumë e varfër, papunësia po rritet, mbetëm pa viza, populli ka mbetur pa shpresë dhe kërkon të ik nga vendi. Kësaj radhe nuk dua të zgjatem shumë, por sa më parë do të duhej të arrestohen banditët dhe hajnat që e kanë kapur pushtetin dhe janë duke e vjedhur pa mëshirë. Përndryshe, vendi ynë nuk ka ditë më të mira... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)