Qeni ku ha edhe leh

Qeni ku ha edhe leh
  • 19 July 2018 - 08:07
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Reagimin sot po e nisi me një thënie nga viset e mia të Zhurit, të krahinës së Lumës, ku thuhet:"Qeni leh aty ku ha". Fjalën e kam për një bastard, filo-grek dhe gjak shkau që quhet Mustafa Nano. Nuk është hera e parë që ky bën marifete të këtilla. Pra, ky leh sertë dhe pa pushuar për gjakësorët, kasapët serbo-çetnik duke i ngritur në qiell dhe në anën tjetër përbuz çdo gjë shqiptare. Po, Ju nuk e dini se përse leh ky ,sepse PAGUHET NGA SERBIANËT. Për surratin e këtij dobiçi, Dostojevskit i këshillonte njerëzit që janë nisur në rrugë, të mos gjuajnë me gurë çdo qen që i leh, sepse do të vonoheshin për të arritur në vendin e caktuar. Edhe sot kjo është shumë e vërtetë, por kur ke të bësh tipat si Mustafa Nano, është më kuptimplote thënia popullore shqiptare "qenit tregoja shtagën". Pretendon të jetë intelektual, por është injorant, ai dhe soji i tij pretendojnë të jenë të sinqertë, por në të vërtetë janë shpifës, trillues e bastardë.

Kush është në të vërtetë Mustafa Nano? Ky palaço është nga Çorovoda e Skraparit, djali i një kapteri, por degdiset në Tiranë, nga fshatrat ku edhe dreqi i mallkuar nuk bën ve. Me të ardhur në kryeqytet ky shushunjë, gruan e tij e dërgon te disa kushërinj të tij dhe ia kthen shpinën përgjithmonë, që më vonë do të martohet me Migena Laskon. Ky në Shqipëri njihet si Muç Nano. Ky sa ia shkeli këmba Tiranën bëhet vegël e partive politike vetëm për para dhe ka lehur herë për një parti e herë për tjetrën derisa iu kishte shterur gurmazi. Ky i paudhë i bashkohet në fillim Sali Berishës dhe me mendjen e tij të sëmurë u bë murtaja e zezë, sepse ata ia ndalën grazhdin. Dhe, filloi t´i ndërrojë partitë vetëm për interesa të tij personale. E pamjaftueshme rroga e tij, ky filloi zanatin e vjetër të spiunimit dhe bëhet spiun i qarqeve shoviniste serbe dhe greke kundër shqiptarëve për të turbulluar kombin tonë në përgjithësi. Nga paratë që merr kërkon sebepe të trazojë dhe kërkon të derdhet gjaku shqiptar dhe mu për këtë flet përçartë. Ky është veshur me xhaketën serbo-greke. Ky lapangjoz derisa ishte në Çorovodë, nuk e ka dalluar sapunin nga djathi dhe tani mundohet të shesë dëngla. Mbylle çorapen ore ti. Kur t´i more pallosh ofendon shqiptarët e Kosovës, po na thuaj çfarë të përmban pragu? T´i mendon se je qelibar dhe se populli nuk t'i di të zezat e tua se kush je dhe si je lëpirë pas pushteteve.

Spiuni Mustafa Nano Mustafa Nano ka qenë një nga punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar në periudhën që drejtohej nga Bashkim Gazidede. Zyra e Mustafa Nanos ka qenë në katin e katërt të Ministrisë së Jashtme, atje ku janë instaluar pajisjet. Me urdhër të Bashkim Gazidedes në vitin 1993, Mustafa Nano u emërua në sektorin e kundërzbulimit diplomatik dhe u dërgua në kryeqytetin kroat, Zagreb. Për më shumë se 5 vite, Mustafa Nano i shërbeu Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kryetarit Bashkim Gazidede nëpërmjet kabllogrameve dhe interceptimeve telefonike në ambasadën shqiptare në Kroaci. Pas trazirave të vitit 1997 dhe ardhjes në pushtet të Socialistëve, Mustafa Nano u shkarkua nga të gjitha funksionet me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Paskal Milo. Me urdhër 127/80 dhe numër protokolli 1824/9 Paskal Milo liroi nga funksioni diplomatik i shërbimeve Mustafa Nanon si një nga njerëzit më të besuar të Bashkim Gazidedes. Nga ajo ditë spiuni Mustafa Nano u shndërrua në kope tjetër, tani si spiunë serbo-grek. Dhe, ketë bukëshkalë e gënjen mendja se populli nuk i di të gjitha te zezat e tua, se vetëm je një potëgji i dhe asgjë më shumë. Prandaj, kësaj radhe po të themi:Ule bishtin, mbylle gojën, o spiuni serbo-grek, se je vetëm një kermë e shëmtuar, se je rezil. Po e mbyll për sot, duke shpresuar se do të përgjigjesh, prandaj do t´i zbardhim një nga një te zezat e tua kundër kombit që je sulur si qeni i tërbuar pas kockave dhe mos harro se Kosovën nuk kanë mundur për të gjunjëzuar as krajlat e tmerrshëm , as Sulltan Sulejmanët e Topë Kapisë, e lëre me një gamur i Çorovodës, Mustafa Nano! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)