Si të shkohet në Evropë me 170 euro pagë?

Si të shkohet në Evropë me 170 euro pagë?
  • 19 July 2018 - 08:10
P arimisht nuk ka qytetarë që nuk i gëzohet propozimit të Komisionit Evropian të Bashkësisë Evropiane për liberalizimin e vizave. Ky propozim e fut Kosovën në disa çështje në barazi me shtetet që nuk janë anëtare të Unionit. Me këtë propozim fiton shteti dhe pushteti, sikundër edhe klasa mafioze ekonomike e instaluar. Me liberalizim krijohet një pabarazi midis klasave dhe shtresave në Kosovë. Por, kjo e shtyn pushtetin të angazhohet në maksimum në drejtim të hapjes së vendeve të punës dhe të përmirësimit të kushteve të punës në sektorin privat dhe në atë publik. Dua të them se në sektorin privat, ku kemi mbi 70% të të punësuarve, të ardhurat personale janë mesatarisht 250 euro. Me këto të ardhura nuk lëvizet nga Kosova, sepse çdo çmim i një tikete është më i lartë se të ardhurat personale mujore.

Punëtorët do të ikin
Me liberalizim do të ikë kjo shtresë e klasës punëtore. Ata nuk do të rrinë e që të mbyten nëpër ekonomitë kriminale e mafioze të ETC-së, të HIB-it, të DEVOLLIT, të LESNES, të SUPERVIVA-s, të VIVAFRESH-it, të AlPETOROLLIT, të DUKAGJINIT etj. Liberalizimi u mundëson vetëm ikjen nga Kosova. Kësaj mase iu ka gëzuar vetëm pushteti aktual dhe mafia ekonomike, sikundër dhe shtresa e mesme. Ata mund të lëvizin pa viza dhe atyre iu ka ndihmuar në procedurë. Me atë, kjo klasë e vazhdon dhe e thellon shfrytëzimin e masave. Njëherësh edhe do të mbesin pa fuqi punëtore, sepse nuk do të rrinë askush te këta kriminelë, kur paguhen me nga 150-270 euro në muaj. Punëtorët do të ikin. Kjo është çështja negative e kësaj mase, sepse do të ndihmojë në zbrazjen e vendit, duke kërkuar punë jashtë Kosovës, sikundër i ndodhi vendeve në Ballkan. Por, ana pozitive është, shpresoj, që pushteti të merret më seriozitet me punën dhe me mbrojtjen në punë. Prishtina zyrtare kërkohet të rregullojë shpejt çështjen e punësimit, të pensionit dhe të mbrojtjes në punë, e sidomos shëndetësinë. Shteti kërkohet të thellojë kontrollin në sektorin privat Hapi i parë është nxjerrja e një ligji mbi të ardhurat personale në sektorin publik dhe privat prej 300 euro neto në muaj, sikundër edhe ligjin mbi sigurimet pensionale, invalidore dhe të familjes. Mbrojtjes në punë, punës 8- orëshe dhe 5 ditëshe në javë, si dhe pushimit vjetor duhet kushtuar rëndësi.

Shteti kërkohet të thellojë kontrollin në sektorin privat. Janë këto çështje që e përmirësojnë dukshëm gjendjen e punëtorëve në vend dhe ndikojnë në zhvillimin e vendit. Nuk do të ketë shumë kërkesa për të ikur. Vendi do të japë mundësi të kënaqshme për pune dhe jeta përmirësohet. Pa këto përmirësime nuk ka perspektivë. Liberalizimi nuk ndikon në gjendjen e punëtorëve brenda vendit, ndonëse mendohet e kundërta! Po si dhe qysh- nuk e thonë? Është bërë temë mbi temat nga mafia ekonomike dhe politike e lidhur ngushtë me mafinë në TV-të ku tërë mediet u rikthyen me informacione të përditshme nga liberalizimi. Sikur na kanë dhënë për të ngrënë. Nuk e mohoj rëndësinë e lëvizjes pa vizë. Është anomali të mendosh. Por, para syve të tyre vdesin njerëzit, apo bëjnë vetëvrasje, sikundër po bëjnë veteranët e UÇK-së, punëtorët dhe fshatarët dhe, kjo nuk zënë vend në mediat. Zënë vend interesi i ngushtë i palaçove të mafive elektronike të lidhura ngushtë me mafinë ekonomike. Duke ardhur në fund, përshëndes propozimin e tillë të Komisionit të BE-së dhe natyrisht se kërkohet nga qeveria të ndalë krimin dhe të përmirësojë jetën. Pa bazë ekonomike nuk ka lëvizje dhe zhvillim të superstrukturës. Nuk mundet të udhëtohet me 130 euro. Këtë duhet ta luftojë Qeveria e Kosovës.

(Kosova Sot)