Fundi i NATO-s?

Fundi i NATO-s?
  • 19 July 2018 - 09:16
Shkruan: Carl Bildt

Çfarë ka mbetur nga NATO-ja dhe rregulli transatlantik pas javës së zhurmshme të presidentit amerikan, Donald Trump, në Bruksel, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Helsinki, ku kishte mbrojtur presidentin rus, Vladimir Putin, kundër akuzave për betejën kibernetike nga agjencitë amerikane të inteligjencës? Duke shikuar ngjarjet përmes xhamave të ngjyrosur në ngjyrë rozë, dikush mund të mendojë se aleanca më e rëndësishme e Perëndimit është më shumë apo më pak në rregull. Në fakt, "NATO" është në rrezik dhe fati i saj tani qëndron në duart përbuzëse të Trump-it. Para dhe gjatë samitit të NATO-s, kishte kaq shumë shtrëngime duarsh rreth shpenzimeve të shteteve anëtare si pjesë e "GDP". Secili shtet anëtar pritet të rritë shpenzimet e veta për 2 për qind të GDP-së deri më 2024, por Trump duket të mendojë se kjo tashmë duhet të jetë bërë. Dhe, në samitin e javës e kaluar, ai papritmas bën thirrje për një objektiv të ri prej 4 për qind të GDP-së, që është më shumë se madje që shpenzojnë vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një çerek i buxhetit shpenzohet në operacionet në Lindje të Mesme Për të qenë të sigurt, në disa nga dekadat e kaluara, fokusi primar i NATO-s ishte në operacionet paqeruajtëse në vende të ndryshme sesa funksionimi bazë i saj për mbrojtjen territoriale. Për shumicën e shteteve evropiane, bërja e paqes nga operacionet e aleancës justifikonte shkurtimet në shpenzimet e brendshme ushtarake. Por ky qëndrim ka ndryshuar më 2014, kur Rusia e kishte aneksuar Krimenë dhe kishte lansuar sulme të papritura ushtarake në Ukrainën lindore. Që atëherë, shtetet anëtare të NATO-s, kanë rritur buxhetin e shteteve të tyre për një mesatare për 4 për qind në vit. Thënë më në thelb, ankesa e Trump-it se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bartur barrën në mënyrë të padrejtë, është e dyshimtë. Përderisa buxheti ushtarak i Amerikës është i barasvlershëm me 72 për qind të shpenzimeve të kombinuara nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, rreth tre të katërtat e shpenzimeve të ushtrisë amerikane janë të drejtuara drejt regjioneve që nuk janë në Evropë. Rreth gjysma e buxhetit mbrojtës të Amerikës shpenzohet në praninë në Paqësor dhe një çerek shpenzohet në operacionet në Lindje të Mesme, komandën dhe kontrollimin strategjik nuklear dhe në hapësira tjera. Për më shumë, megjithëse Amerika ka rritur ndjeshëm shpenzimet e veta nëpër Evropë në vitet e kaluara, ia vlen ta kujtojmë që shumica e forcave amerikane në fakt janë përqendruar në harkun gjeostrategjik nga India deri në Afrikën Jugore. Me lehtësimin si Ramstein, Fairford, Rota, Vicenza dhe Sigonella, Amerika për kohë të gjatë e ka shfrytëzuar Evropën si vend për përqendrimin e trupave për t'i zhvendosur diku tjetër. Dhe, paralajmërimi i hershëm dhe mbikëqyrja e lehtësive se Amerika në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Norvegji janë atje për ta mbrojtur kontinentin amerikan, jo Evropën.

Pyetjet shqetësuese Fakti është se shpenzimi total i mbrojtëse evropiane është rreth dy herë sa ajo që Amerika shpenzon në sigurinë evropiane dhe rreth dy herë sa Rusia shpenzon në mbrojtje, sipas të dhënave të publikuara nga "US National Defense University". Rëndësia kritike e komandës amerikane, kontrollit dhe forcave të inteligjencës në Evropë nuk duhet të pakësohet, por se së paku duhet të vihet në perspektivë. Megjithëse Armata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së fundmi ka lëvizur brigada nëpër Evropë për ushtrime ushtarake, e stacionimi i trupave janë të pajisura vetëm për intervenime të kufizuara. Kjo është arsyeja për "NATO" duhet të vazhdojë ta përmirësojë veten e saj dhe kapacitetin mbrojtës në Evropë. Minimumi, Evropa ka nevojë për më shumë forca ushtarake dhe këto forca duhet të jenë të pajisura për zhvendosje të shpejtë në vende kritike. Komanda e re mobilizuese që ka qenë e vendosur në Gjermani është hapi i parë premtues. Si një vend vetëm forcat ushtarake të Rusisë janë më të integruara dhe mund të vendosen shumë më shpejt në kërkimin dhe ndjekjen e direktivave strategjike nga Kremlini. Diçka e tillë ishte demonstruar në Krime në vitin 2014 dhe në Siri në vitin tjetër. Për pjesën e saj, "NATO" ka një strukturë thellë të integruar për forcat që janë të dizajnuara për diçka të tillë. Por çështjet e vështira nëse vendimet politike për të vendosur forca apo për të lansuar operacione nuk janë bërë me kohë. Nga konfrontimi im ushtarak, uniteti i vullnetit dhe shpejtësia e vendimeve nga nivelet e larta përcaktojnë përfundimin. Problemi është se, derisa kapaciteti ushtarak i NATO-s në fakt është duke u përmirësuar, kapacitetet ushtarake, por përmirësohen derisa kapaciteti për të marrë vendime po përkeqësohet. Imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse shtetet anëtare të NATO-s do të alarmonin se Rusia po lanson një operacion sekret i stilit të Krimesë brenda kufijve të vet. Më pas imagjinoni agjencitë ushtarake amerikane duke konfirmuar aktin e agresionit që ishte rrugës, me gjithë mohimet e Putin-it. Në fund, imagjinoni si do të përgjigjej Trump-i. A do ta thërriste Putin-in për ta pyetur se çfarë po ndodhte? Dhe a do të bënte Putin-i edhe një tjetër "ofertë të hatashme" për të ndihmuar hetuesit amerikanë që t'i zbulojnë gjërat? Edhe më shumë në këtë pikë: A do të reagonte shpejtë Trump-i duke u thirrur në parimin e mbrojtjes kolektive nën Artikullin e Pestë të traktatit të NATO-s? Apo a do të hezitonte, do të pyeste inteligjencën, do të nënvlerësonte aleatët e Amerikës dhe do t'i fuqizonte mohimet e Putin-it? Këto vërtetë janë pyetje shqetësuese që duhet pyetur presidentin amerikan. 

(Kosova Sot)