Mos nxitoni ta paragjykoni samitin Trump-Putin - duhen muaj për një vlerësim të qartë

Mos nxitoni ta paragjykoni samitin Trump-Putin - duhen muaj për një vlerësim të qartë
  • 19 July 2018 - 09:19
Shkruan: Stephen Yates

Presidenti Trump edhe njëherë e ka dëshmuar se ai nuk ka qasje konvencionale karshi diplomacisë. Si rezultat i kësaj, shumica e kryesimit të konferencës për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki të hënën, absolut ishte diçka e panjohur për ata që ishin pjesë e stafit në administratën paraprake. Tërmeti medial dhe politik i reaksioneve të tmerrshme që vinin nga samiti po ashtu ishin jashtë planifikimeve. Krejt çfarë po mungonte ishte bërtitja histerike "Chicken Little" se qielli po binte përtokë. Thënë këtë, objektivi i samitit ishte absolut konvencional: për të eksploruar nëse ne kemi një interes të mjaftueshëm nacional dhe nëse lidershipi do të ketë një marrëdhënie të dëmshme me një komb të rëndësishëm dhe të lëvizë drejt një drejtimi më konstruktiv. Presidentët e të dyja palëve, edhe Demokratët edhe Republikanët, kanë angazhuar konkurrencë të shumëfishtë e madje edhe këshilltar në samit nëse asgjë për më shumë, për të ndjekur objektivin themelor. Presidenti Trump duket t'i jetë kthyer një qasje më realiste karshi politikës së jashtme, në krahasim me politikën e administratës së Obama-s. Për krejt çfarë dimë, një progres i rëndësishëm mund të jetë bërë midis Trump-it dhe Putin-it kur ata janë takuar prapa dyerve të mbyllura, por na ka mbetur neve të reagojmë se si është interpretuar kjo në publik - në parim konferenca e tyre për shtyp.

Paragjykimi i samitit Shumë politikanë dhe ekspertë kanë gabuar duke nxjerrë përfundime strategjike bazuar në reagimin e taktikave të një periudhe të shkurtë kohore të presidentit Trump, si një 'cicërimë' e zjarrtë apo një vërejtje për gazetarët. Ky mund të jetë rasti për valën e kritikave kundër presidentit Trump pas konferencës për shtyp pas samitit. Pëlcitja që ka pranuar presidenti ndaj fjalëve të tij, ka krijuar një problem politik vendor dhe në politikën e jashtme. Kjo ka verbuar politikanët dhe ekspertët në vlerësimin e rezultateve të tyre të zgjedhjeve, kalimi i reformës për taksat, detyrimi i pjesëtarëve të NATO-s që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe zhvillime të tjera. Ky do të mund të ishte rasti me ngutinë e paragjykimit të këtij samiti. Thënë drejt, samitet si ky me takimin Trump-Putin janë një pjesë e rëndësishme e premtimeve të Presidentit Trump për t'i thyer politikat e Clinton-it, Bush-it dhe Obama-s - dhe t'i kthehet realitetit. Në këtë pikë, nuk kemi si ta dimë nëse ky proces ende ka lindur të hënën apo nëse samiti ka shënuar fillimin e një qasjes së re që do t'i sjellë dobitë në muaj dhe në vitet që po vijnë. Progresi domethënës në takimin me sfidat e politikës së jashtme me të cilat ballafaqohemi në Siri, Iran, Kore të Veriut, Kinë, Ukrainë dhe diku tjetër - me gjasë është me më pak armiqësi dhe me më shumë bashkëpunim me Rusinë.

Përçimi i porosisë Bashkëpunimin ia vlen ta eksplorosh, edhe nëse skepticizmi është i garantuar. Kjo është ajo gjëja e politikave të mëdha të shkollës së vjetër që sjell ngjarjet si samitin e së hënës. Është e qartë që Presidenti Trump nuk e kishte një nga performancat më të mira këtë të hënë duke e projektuar vizionin e tij të forcës dhe duke ia bartur porosinë Putin-it ngase duhet të kishte bërë zgjedhje strategjike ose të përballej me pasojat. Për kontrast, Presidenti Trump në mënyrë efektive kishte përçuar porosinë kur ishte takuar me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor. Ndjenja ime është se Presidenti Trump ka diçka që dëshiron nga Putin-i (ndoshta në Siri) shpejtë ishte në "opsionin e marrëveshjes" ditën e hënë. Kjo me gjasë mund të ketë ndikuar te postimi para publikut në konferencën për shtyp. Unë besoj në drejtimin që Presidenti Trump ka për qëllim të shkojë, nëse krejt zhurma në sistemin tonë (një pjesë e arsyetuar) nuk e mbërthen procesin. Është krejt e kuptueshme që media dhe publiku dëshirojnë vlerësime të menjëhershme për gjithçka që bën presidenti - sikur kur shikojnë përfundimin e një filmit apo shfaqjes pas një kohe të shkurtë. Por për kohë të gjatë kam këshilluar liderët mos të tërheqin konkluzione në afate të gjata kohore bazuar në teknikat në afate të shkurtra kohore apo ngjarjet ku përfshijnë presidentin Trump. Ne të gjithë duhet këtë ta mbajmë në mend kur evoluoj konferenca e tij për shtyp. Samiti i Helsinkit ishte hapja e një drame me shumë akte midis presidentit të Amerikës dhe atij të Rusisë. Në fund, rezultatet - apo mungesa e rezultateve - do të flasin më me zë se sa spektakli i së hënës. Një pasqyrë apo ide më të qartë për samitin do ta kemi pas gjashtë muajsh apo një viti nga tani. 

(Kosova Sot)