Kush ishin personat anti-UÇK?

Kush ishin personat anti-UÇK?
  • 20 July 2018 - 08:23

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Ka njerëz të Kryesisë së LPK-së që u "zgjodhën" pas majit të vitit 1998 që e paskan ditur që librin tim: "Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës", sikundër edhe laptopin, e kanë vjedhur njerëzit e Hashim Thaçit dhe të Xhavit Halitit, në Tiranë, në korrik të vitit 1998, si dhe nuk kanë treguar. Por, pavarësisht kësaj, kjo vjedhje kriminale ka qenë e ditur nga unë, sepse në libër tregoj veprimtarinë anti-UÇK-së të katër vetave, kryesisht të Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit. Natyrisht se këta çirren sot në emër të UÇK-së, por në realitet janë shkatërruesit e kësaj force çlirimtare.... Meqë këto ishin temat në libër, vjedhjen e bërë pranë banesës së Demës në Tiranë e ka kryer ky grupim. Jam i bindur në këtë veprimtari të bërë nga grupimi rreth Xhavit Halitit e Hashim Thaçit. Tjetër përfundim nuk ka.

(Kosova Sot)