Rusinë mund ta kemi humbur që nga fillimi

Rusinë mund ta kemi humbur që nga fillimi
  • 21 July 2018 - 09:59
Shkruan: Fareed Zakaria 

Konferenca për shtyp e ditës së hënë e Presidentit Trump në Helsinki ishte një nga performancat më turpëruese të një presidenti amerikan, mendoj unë. E përpjekjet e tij të paarsyeshme për arsyetimin e mënyrën e tij e kanë bërë atë që të duket edhe më absurd. Por ajo që është fshehur në lidhje me një perforamncë kaq të keqe dhe poshtëruese është tendosja tjetër në tregimin e Rusisë sipas Trump-it. Sikurse që kishte shkruar së fundmi në internet, "Marrëdhëniet tona me Rusinë kurrë nuk kanë qenë më të këqija falë shumë viteve të marrëzirave dhe budallallëqeve të Shteteve të Bashkuara". Ky nocion tashmë është vulosur në mendjen e Trump-it dhe reagon qasjen e tij për Rusinë dhe Putinin. Dhe është një problem që ia vlen të flitet seriozisht. Ideja se Uashingtoni ka "humbur" tregon se Rusia ka qenë këndej pari që nga mesi i viteve 1990. E di sepse unë isha një nga njerëzit që i kishin përjetuar këtë. Në artikullin e "New York Times Magazine" të vitit 1998, unë kam debatuar se "qendra e secilit transformim të botës pas Luftës së Ftohtë ishte transformimi i Rusisë. Në vitet 1990, Rusia ishte në një periudhë të jashtëzakonshme të dobësisë Me Gjermaninë dhe me Japoninë në vitin 1945, një paqe e qëndrueshme ka kërkuar që Moska të integrohet në botën perëndimore. Përndryshe, një fuqi e madhe politikisht në telashe të mëdha do të mbetej e hidhur dhe e zemëruar për rregullin e pas Luftës së Ftohtë. Kjo kurrë nuk ka ndodhur, kam debatuar sepse Uashingtoni nuk ishte mjaftueshëm ambicioz në ndihmën e ofruar. Nuk ishte as e kuptueshme mjaftueshëm për brengat e sigurisë së Rusisë- në Ballkan, për shembull, ku Shtetet e Bashkuara kanë lansuar intervenimet ushtarake që kishin lënduar fort ndjenjat ruse. Unë po vazhdoj të besoj se Presidentët George H.W. Bush dhe Bill Clinton kishin huqur një mundësi që të tentojnë një rivendosje bazë me Rusinë. Por kjo po ashtu u bë e qartë se kishte shumë arsye të fuqishme në lidhjet Amerikë - Rusi që ishin të destinuara për t'u përkeqësuar.

Në vitet 1990, Rusia ishte në një periudhë të jashtëzakonshme të dobësisë Me Gjermaninë dhe me Japoninë në vitin 1945, një paqe e qëndrueshme ka kërkuar që Moska të integrohet në botën perëndimore. Përndryshe, një fuqi e madhe politikisht në telashe të mëdha do të mbetej e hidhur dhe e zemëruar për rregullin e pas Luftës së Ftohtë. Kjo kurrë nuk ka ndodhur, kam debatuar sepse Uashingtoni nuk ishte mjaftueshëm ambicioz në ndihmën e ofruar. Nuk ishte as e kuptueshme mjaftueshëm për brengat e sigurisë së Rusisë- në Ballkan, për shembull, ku Shtetet e Bashkuara kanë lansuar intervenimet ushtarake që kishin lënduar fort ndjenjat ruse. Unë po vazhdoj të besoj se Presidentët George H.W. Bush dhe Bill Clinton kishin huqur një mundësi që të tentojnë një rivendosje bazë me Rusinë. Por kjo po ashtu u bë e qartë se kishte shumë arsye të fuqishme në lidhjet Amerikë - Rusi që ishin të destinuara për t'u përkeqësuar. Në vitet 1990, Rusia ishte në një periudhë të jashtëzakonshme të dobësisë. Jo vetëm se kishte humbur epokën Sovjetike dhe ndikimin, por edhe perandorinë cariste prej 300 vjetësh të vjetër. Ekonomia e saj ishte në rënie të lirë; shoqëria e saj po kolapsonte. Në këtë kontekst, shikonte se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjeronin NATO-n, kanë intervenuar kundër aleatëve rus në Ballkan dhe kanë kritikuar tentimet e Çeçenisë për t'u shkëputur. 

Ka forca të errëta që po rriten në Rusi Uashingtoni brengosej se lufta në Jugosllavi po e destabilizonte Evropën dhe po prodhonte një ankth humanitar. E Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i harrojnë luftërat brutale në Çeçeni, në të cilat dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë derisa shumica e rajonit ishte shkatërruar. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thjesht ishin në anë të kundërta në lidhje me këto çështje. Për më shumë, në fund të vitit 1990, Rusia po largohej nga pakti demokratik. Edhe nën Rusinë e Boris Yeltsin, anashkalimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe udhëheqja nga një shkallë presidenciale u bë e zakonshme. Forcat demokratike në vend gjithmonë ishin të dobëta. Daniel Treisman e ka dëshmuar këtë në mes të viteve nëntëdhjeta, reformuesi demokratik liberal në zgjedhjet e Dumës ruse kurrë nuk ka marrë më shumë se 20 për qind. Forcat e "opozitës ekstreme", për kontrast - komunistë, hipernacionalistë- kishin fituar një mesatare prej 35 për qind. E kur Putin-i erdhi në pushtet, autoritarizmi ishte i pandalshëm. Putin kurrë nuk ishte sfiduar me një opozitë serioze liberale. Një Rusi autoritare kishte edhe më shumë fusha tjera armiqësie me Amerikën. Kishte panik rreth "revolucionit të ngjyrave" në të cilin vendet si Gjeorgjia dhe Ukraina u bën më demokratike. E shikonte me habi vendosjen e demokracisë në Irak. Këto forca, për kontrast, po inkurajoheshin nga Shtetet e Bashkuara. E për Putin-in, 'agjenda e lirisë' së Presidentit George W. Bush mund të jetë dizajnuar për të çrrënjosur regjimin e tij. Ndoshta edhe më kruciale, deri në mesin e viteve 2000, ngritja e çmimeve të naftës ka rezultuar me dyfishimin e kapitalit të fitimit vendor të Rusisë derisa paratë e gatshme po mbushnin valigjet e Kremlinit. E Putin-i, duke qëndruar në majë të "fuqisë vertikale" të cilën ai e ka krijuar, ka nisur tentimet serioze dhe ndikimin rus për të minuar Perëndimin dhe vlerat demokratike. Çfarë ka pasuar -intervenimi në Gjeorgjia dhe Ukrainë, aleanca me presidentin e Sirisë Bashar alAssad, sulmet kibernetike kundër vendeve perëndimore - të gjitha këto ishin shërbim i kësaj strategjie. Kështu që po, Perëndimi ka huqur mundësinë ta transformojë Rusinë në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Ne kurrë nuk do ta dimë nëse do të kishte sukses. Por e dimë se ka forca të errëta që po rriten në Rusi që nga fillimi, se këto forca e kanë marrë vendin dy dekada më parë dhe se Rusia ka zgjedhur të jetë armiku kryesor për Amerikën dhe rregullin botëror të krijuar nga Amerika.  

(Kosova Sot)