Ku po gabon Trump-i në lidhje me mbrojtjen e Bashkimit Evropian?

Ku po gabon Trump-i në lidhje me mbrojtjen e Bashkimit Evropian?
  • 22 July 2018 - 07:47
Shkruan: Javier Solana 

T akimi i përvitshëm i NATO-s këtë muaj ishte instalacioni i fundit i serive të gjata dhe mospajtimeve midis presidentit amerikan Donald Trump dhe aleatëve evropian të Amerikës. Në samitin e vitit të kaluar, Trump kishte refuzuar të konfirmonte mbrojtjen kolektive nën Artikullin e Pestë të Traktatit Veriatlantik - që është baza e aleancës veriatlantike. Dhe, pas frikës gjatë samitit të G7-ës muajin e kaluar, Trump edhe më shumë ka shtuar tensionet këtë javë duke refuzuar edhe kritikat më të buta për t'ia dhënë presidentit rus Vladimir Putin në takimin e tyre në Helsinki. Në samitin e javës së kaluar të NATO-s në Bruksel, Trump jo vetëm se kishte ngulur këmbë që shtetet anëtare të NATO-s menjëherë të shpenzojnë së paku 2 për qind të GDP-së në mbrojtje; ai po ashtu kishte sugjeruar që këto shpenzime duhet të arrijnë deri 4 për qind të GDP-së. Propozimi i fundit u bë jo vetëm për shkak të sakrificave buxhetore që do të shkaktonte, por edhe për faktin se do të shkaktonte çekuilibër rrënjësor ushtarak në kontinent.

Rritja e buxhetit për ushtri Në shifrën 4 për qind të GDP-së, buxheti ushtarak i Gjermanisë do të ishte rreth 40 miliardë euro, më i madh se ai i Francës. Në kohën e rritjes së paqëndrueshme ndërkombëtare, është esenciale që ne evropianët ta mbrojmë veten nga sulmet e zhurmshme dhe t'i mbështesim arritjet tona kolektive. Por kjo nuk është për të thënë se duhet shmangur vetëkritikën. Kërkesa e Trump-it prej 2 për qind është e pashembullt dhe e paprecedent: presidentët paraprak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ashtu kanë bërë thirrjeve vendeve evropiane që të shtojnë shpenzimet rreth mbrojtjes. Në vitin 2014, shtetet anëtare të NATO-s që nuk shpenzonin 2 për qind të GDP-së , ishin përkushtuar që këtë ta bëjnë deri në vitin 2024. Edhe përkundër progresit të vërejtur, është e drejtë të themi se disa vende ende janë larg nga arritja e atij objektivi. Përtej nevojës për të ruajtur solidaritetin me aleatët tanë, është në interesin Evropian që të marrim përgjegjësi për sigurinë tonë. Edhe kërcënimet e brendshme e edhe ato të jashtme po zgjerohen, dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të ndërlidhura mes vetes. Një shembull paradigmatik është lufta në Siri: tragjedia e tmerrshme humanitare që ka prekur popullatën vendore për më shumë se shtatë vjet ka nxitur një krizë me refugjatë që ka tronditur Bashkimin Evropian. Por obsesioni rreth nivelit të shpenzimeve nuk do të arrijë te rrënja e problemit. Duke i rritur shpenzimet për ushtritë do të jemi më pak produktiv, vetëm nës ee bëjmë në mënyrë "Evropiançe". Buxheti total i Bashkimit Evropian është pothuajse i dyti, pas atij të Amerikës, dhe pothuajse katër herë më i madh se i Rusisë. Ajo që ka rëndësi, atëherë, është se si janë investuar këto resurse si dhe nëse ne kemi kapacitet dhe infrastrukturë për t'i lehtësuar misionet e përbashkëta të NATO-s dhe operacioneve të Amerikës në dhe përreth kontinentit. Trump e ka gabim kur sugjeron se 'NATO pamundëson vendet e tjera përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa ofrojnë pak në shkëmbim. Askush nuk e mohon së Shtetet e Bashkuara të Amerikës garantojnë siguri dhe luajnë rol kyç duke parandaluar konfrontimet ushtarake. Por Shtetet e Bashkuara nuk duhet të harrojnë që shtet e tjera anëtare të NATO-s kanë treguar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e përbashkët të prioriteteve ndërkombëtare të Amerikës. Me një Evropë të fortë në NATO, Amerika do të ketë një partner më të fortë Në fakt, hera e vetme kur Artikulli i Pestë është kërkuar ishte pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë. Dhe shpejtë pas kësaj, NATO-ja ka udhëhequr Kombet e Bashkuara të mandatojnë "International Security Assistance Force" në Afganistan - misioni më i gjatë ndonjëherë në historinë e Aleancës. Vendet evropiane vazhdojnë të jenë aleatë i vlefshëm për Amerikën. Në dhjetor të vitit 2017, Bashkimi Evropian ka formuar "Permanent Structured Cooperation", që lejon pjesëmarrjen e vendeve në aftësinë e mbrojtjes së përbashkët. Me një Evropë të fortë në "NATO", Amerika do të ketë një partner më të fortë, duke pasur parasysh kapacitetin dhe teknologjinë. Reduktimi i fragmentimit të industrisë së mbrojtjes evropiane do të shtojë konkurrencën e saj, që është thelbësore për të shmangur një hendek teknologjik midis Evropës dhe SHBA-së .për fat të mirë, iniciativa të tilla nën "EU's Common Defense and Security Policy" kanë përkrahjen e popullatës evropiane. Për evropianët, një qasje e përbashkët dhe konstruktive rreth shpenzimeve të mbrojtjes gjithmonë do të jetë më bindëse se secili forcim i aleatëve mund të vjen në konsideratë. Por, Trump ka qëndruar në rrugë këtyre përpjekjeve për bashkëpunim. Në mënyrë paradoksale, derisa administrata e tij kërkon që evropianët të merren me sigurinë e vet, ai përpiqet që ta minojë secilin projekt të përbashkët që ne e ndjekim. Një paragjykim i tillë dhe shkurtpamësia në lidhje me bashkëpunimin evropian të sigurisë nuk është diçka e re. SHBA argumenton se një bashkëpunim i tillë do të krijojë shkurtime me operacionet e NATO-s, por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Burimi i vërtetë i duplifikimit dhe humbjeve është krijimi i pengesave me të cilat ballafaqohen vendet evropiane kur bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive të përbashkëta. Trump gjithashtu kundërshton masat për të rritur industrinë e mbrojtjes evropiane, sepse, kjo e bën Evropën më pak të varur nga eksportet amerikane. Por, përsëri, nuk do të kishte kuptim të insistojmë që Evropa të shndërrohet në vetë-ngopje derisa në të njëjtën kohë të bëhet më e varur nga armët, pajisjet dhe teknologjia amerikane. Marrë parasysh historinë e gjatë në kontributin në sigurinë globale gjatë luftës civile dhe misioneve ushtarake, Bashkimi Evropian ka shumë për t'i dhënë NATO-s. Një Bashkim Evropian më kompakt NATO-n do ta bëjë edhe më të fortë dhe drejtpërdrejt do të fitojë edhe Amerika. Në vend se të bëjë presion, do të ishte më mençuri nëse Trump Bashkimin Evropian e trajton si vend mik siç ka qenë gjithmonë për vendin e tij, dhe të kuptojnë premtimin e qasjes bashkëpunuese të Evropës për një mbrojtje kolektive.

(Kosova Sot)