Mos thoni se SHBA-ja nuk reagoi ndaj invadimit të Gjeorgjisë

Mos thoni se SHBA-ja nuk reagoi ndaj invadimit të Gjeorgjisë
  • 11 August 2018 - 09:27
Shkruan: Condoleezza Rice


Dhjetë vjet më parë, këtë javë, gjatë vitit të fundit të presidencës së George W. Bush, Rusia filloi një pushtim të plotë të Gjeorgjisë. Kolumnisti i "Post"-it, Robert Kagan shënoi këtë përvjetor të mërkurën duke lidhur 'pikat' nga agresioni i Vladimir Putinit kundër fqinjit demokratik të Rusisë - dhe reagimit ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e Perëndimit - deri te shumë sfida me të cilat ballafaqohet rendi botëror liberal. Është e rëndësishme të theksohen disa pika për të dhënat historike. Ne, në administratën e Bushit, e kishim vërejtur rrezikun e veprimit ushtarak rus në Gjeorgji. Duke filluar në pranverën e vitit 2008, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania u përpoqën të negocionin një de-përshkallëzim të tensioneve në rritje në rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abhazisë. Përpjekja do të kishte ndarë fizikisht paqeruajtësit rusë nga gjeorgjianët dhe do të vendoste "rregullat e rrugës" shumë të nevojshme në mënyrën se si ata vepronin. (Nuk duhej të kishte ndonjëherë paqeruajtës rusë në këto rajone të shkëputura, por kjo është një tjetër histori).

Misha Saakashvili duhet të largohet" Ishte në atë kontekst që i thashë presidentit gjeorgjian Mikheil Saakashvili - privatisht - se rusët do të përpiqen ta provokojnë atë dhe se, duke pasur parasysh rrethanat në terren, ai nuk mund të llogarisë në një përgjigje ushtarake nga NATO. Unë nuk e "fajësova" atë për krizën - dhe unë as tani nuk e bëj një gjë të tillë. Kjo ishte thjesht një deklaratë e fakteve në një përpjekje për të zbutur veprimet e gjeorgjianëve, pasionet e të cilëve ishin, arsyeshëm, të përflakura. Kur rusët filluan pushtimin, Shtetet e Bashkuara u përqendruan në veçanti në mbrojtjen e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisit dhe qeverisë së zgjedhur gjeorgjiane. Në këtë drejtim, transporti ushtarak i SHBA-së ktheu forcat e armatosura gjeorgjiane nga Iraku në mënyrë që ata të mund të mbronin atdheun e tyre. Admirali Mike Mullen, kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, i tha homologut të tij rus se çka po bënim ne e nuk ishim duke ndërhyrë. Dhe, sikur që tregoi Saakashvili të mërkurën në editorialin e tij në "Wall Street Journal", nisëm një "karvan humanitar", shoqëruar nga anijet luftarake të SHBA-së. Ky ishte një sinjal për rusët. A kishte ndonjë kërcënim për Tbilisin? Në të vërtetë ka pasur: Në një bisedë telefonike gjatë krizës, Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, më tha se kishte tri kushte për t'i dhënë fund luftës. Së pari, gjeorgjianët duhet të nënshkruajnë një "zotim pa përdorim të forcës" në rajonet e shkëputura. Së dyti, forcat gjeorgjiane duhej të ktheheshin në kazermat e tyre. Këto ishin të pranueshme për qeverinë gjeorgjiane dhe aleatët e saj. Megjithatë, kushti i tretë, për të cilin ai tha ishte "vetëm mes nesh", më tronditi. "Misha Saakashvili duhet të largohet". I thashë Lavrov se sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri i Jashtëm rus nuk mund të kishin një bisedë sekrete rreth përmbysjes së një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike. "Unë do të thërras të gjithë ata që mundem dhe u them atyre se Rusia po kërkon përmbysjen e presidentit gjeorgjian", i thashë atij. Ai u zemërua. Por, ne e bëmë këtë. Dhe motivet e vërteta të rusëve iu zbuluan botës. Saakashvili mbeti në pushtet dhe demokracia gjeorgjiane mbijetoi.

Ne vepruam dhe Gjeorgjia mbijetoi Në rrugë e sipër, siç vuri në dukje Kagan, Shtetet e Bashkuara iu kërkuan francezëve - që mbanin në atë kohë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian - që të përpiqen të negociojnë një fund të armiqësive. Në fund të fundit, ata nuk mundën - dhe unë personalisht negociova marrëveshjen përfundimtare që përfundoi luftën. Duke qëndruar ulur në zyrën e Saakashvilit - duke punuar nga drafti francez - bëmë ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë ndryshimin e kufijve gjeografikë ku do të lejoheshin trupat ruse, në mënyrë që ato të mos kërcënonin kryeqytetin gjeorgjian. Shtetet e Bashkuara ndonjëherë janë të kufizuara në atë që mund të bëjnë në rrethana të tilla, sikur që ishte konflikti gjeorgjian. Ne përqendruam energjitë tona në ndalimin e Moskës nga rrëzimi i një demokracie të re, që atëherë kryeministri rus Vladimir Putin, urrente me një fuqi të tillë, që është vështirë të përshkruhet. Amerika dhe aleatët e saj mblodhën një miliardë dollarë ndihmë për gjeorgjianët. Sanksionet e vendosura në rajonet separatiste kryesisht vazhdojnë edhe tani, kështu që Moska vazhdon ta paguajë faturën për aventurizmin e saj në një territor që është vështirë të zhvillohet ekonomikisht. Dhe ne ua kujtuam miqve tanë evropianë se, vetëm disa muaj më parë, ua kishin mohuar Gjeorgjisë dhe Ukrainës një lidhje më të ngushtë me NATO-n përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim - kundër dëshirave të Amerikës dhe Lindjes së Mesme. Ky ishte me të vërtetë një sinjal i keq për Putinin. Ne nuk mund ta pengonim Moskën në këtë rast. Por, ne vepruam dhe Gjeorgjia mbijetoi. Megjithatë, kjo vazhdon të jetë një histori e trishtuar - dhe ndoshta Putini i mori mësimet e gabuara prej saj. Për ta penguar atë në të ardhmen, megjithatë, ne duhet së pari të mësojmë faktet e duhura rreth të së kaluarës.

(Kosova Sot)