A është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe edhe fundi i shtetësisë së Kosovës?!

A është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe edhe fundi i shtetësisë së Kosovës?!
  • 14 August 2018 - 08:15
SHKRUAN: BISLIM ALIU

Me të vërtetë pushtetarët tanë nuk kanë kurrfarë dhembshurie për shtetësinë e Kosovës! Ata ndryshe flasin e krejtësisht ndryshe veprojnë. Ata janë me këmbë e krye për pushtet, e fare, ama fare, nuk kanë kurrfarë ndjesimi për shtet?! Dhe, kështu me këtë ndjesim për pushtet, që dy dekada, varg e vijë, e shkatërruan dalëngadalë dhe po e shkatërrojnë edhe më tej shtetësinë e Kosovës? E, sovrani i shtetit të Kosovës, populli, as nuk pyetet për asgjë dhe as që ndërmarrë kurrfarë iniciative për ndaljen e kësaj rruge të pakuptimtë?! Dhe, populli ka mbetur pa kurrfarë shpresash për të jetuar dhe më tej në Kosovë?! Pa dyshim Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës. Dhe, asnjëherë, gjatë këtyre viteve, nuk ka pasur lider më të papërgjegjshëm në krye të institucioneve. Ai në vend se të jetë unifikues dhe mbrojtës i shtetësisë së Kosovës, ai po e shkatërron atë me lloj-lloj thëniesh e opsionesh, të cilat po shkojnë në dem të Kosovës. Opsioni më i dhimbshëm për Kosovën ishte pranimi i Pakos së Ahtisarit, e tani çfarë kompromisi tjetër po u dashka që ta bëjë Kosova? Asnjë opsion tjetër Kosova nuk bën ta pranojë. Ai që e shkel Kushtetutën, ai do të përgjigjet para ligjit dhe para popullit?! Tani mund të pyetemi, ndryshimi i kufijve me Serbinë, që vazhdimisht Thaçi po i çuan korrigjim të kufijve, shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës?! E të gjitha vendet më se 115 e kanë pranuar Kosovën në këta kufij ekzistues, e tani ndryshimi i kufijve çka do të thotë?!!! Fatkeqësisht të ligjit e këtij shteti, pa fare dhembshuri për shtet, janë bërë bashkë dhe fare nuk e kanë ndërmend të ndalen në paudhësitë e tyre. Pasi e kanë lodhur dhe e kanë rrjepur deri në palcë këtë popull, ata po ndërmarrin edhe hapa të tjerë, besa më të rrezikshëm, si është cenimi i territorit dhe i tërësisë territoriale të shtetit? Dhe, mu për këtë, është edhe qëllimi i Serbisë, që ta bëjë Kosovën shtet jofunksional?!!! Tani po del hapur presidenti Hashim Thaçi, për gjoja korrigjim të kufijve, e në realitet është kjo ndarje e Kosovës dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare, që sipas të gjitha gjasave duhet ta ketë nënshkruar, përderisa ai flet lirshëm dhe me aq siguri për një temë tejet prekëse për shtetin! Dhe tani, pyetemi sinqerisht, me çfarë të drejte bën pazare z. kryetar dhe i fal tokë të Kosovës Serbisë? A pak po ju duket se ka marrë tokë të Kosovë Serbia, e tani po dashka që ende t'i japim tokë Kosove! E duke ia falur tokën e Kosovës Serbisë, t'i po e shkel Kushtetutën?! E mos e lëkund gurin e Kosovës, se ai peshon më së rëndi në vendin e vet! Ndalu pak z. president e mendo më tepër, se toka e Kosovës asnjëherë nuk mund të jetë e Serbisë?! Ajo gjithmonë do të mbetet e Kosovës, sot e gjithmonë… Andaj, a thua, pse kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje, por duhet secili shkelës të përballet me forcën e ligjit? Për këtë, kreu i Republikës është bërë kërcënues për paqen dhe sigurinë, ndërsa me problemet e tij, po nxit tension edhe përtej Kosovës?! Edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, për propozimin e Serbisë, përmes Hashim Thaçit, i cili po kërkon me nxitim korrigjim të kufijve për agjenda të tija personale?!!! Dhe, sipas Haxhinastos, ideja për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim territoresh në vitin 2018 është rrezik i madh për shtetin e Kosovës. Për këtë, shteti i Kosovës ka hyrë në një fazë të errët të historisë, duke rrezikuar që ajo sërish të dalë edhe më e rrudhur dhe e tkurrur, me liderë të nënshtruar ndaj Serbisë armike, që u shmangen përgjegjësive ligjore e kushtetuese duke tejkaluar edhe kompetencat që i kanë?

A e minon shtetësinë e Kosovës Asociacioni me këtë formim?! Pa dyshim, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kancer dhe shkatërrimi i shtetësisë së Kosovës! Këtë me vetëdije të plotë e mundësuan pushtetarët tanë, gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në Bruksel, ndërmjet delegacionit të Kosovës e të Serbisë! Pra, ne jemi fajtorë duke ua dhënë kompetencat ekzekutive këtij Asociacioni? Veriun nuk po e merr Serbia, ne ua kemi dhënë Serbisë. Prandaj, me këtë, a thua vallë, a është edhe fundi i shtetësisë së Kosovës?!... Me veprimet e veta, të shpeshta dhe në mënyrën e vet, Hashim Thaçi po e risjell Serbinë në Kosovë, duke e shpërbërë edhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, vetëm e vetëm për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale dhe këtë mund t'ia sigurojë Serbia?! Hashim Thaçi e paralajmëron rrezikun për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar tani po e kamuflon me shprehjen kinse "korrigjim kufijsh". Ish-diplomati amerikan dhe njohës shumë i mirë i çështjeve ballkanike, Daniel Server, i cili është mbështetës i Kosovës, shpjegon se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është shumë i rrezikshëm dhe kjo çon në fundin e shtetit të Kosovës? Andaj Serbia përmes pushtetarëve tanë mbështetës e komplotistë po kthehet në Kosovë, përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur tanimë draft-statuti është dorëzuar në Bruksel, i cili është përpiluar nga ekipi prej 4 serbëve dhe asnjë shqiptar? Pra, ne a jemi në tokë të bukës, apo po ëndërrojmë në pikë të ditës?! Kjo klasë politike e pushtetarëve komplotistë e tejet të inkriminuar na e kthyen Serbinë "këmbëkryq" në Kosovë, edhe përmes statutit të ri të Asociacionit të komunave serbe, i cili synon dhe kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca të larta ekzekutive?!...

e populli, si sovrani kryesor i shtetit, nuk pyetet asnjëherë dhe për asgjë për shtetin?! Është shumë interesant në Kosovën tonë këta liderë dhe këta pushtetarë popullin nuk e pyesin asnjëherë për çështjet e mëdha shtetërore. Në vendet tjera, por edhe siç është Serbia, për çështjet madhore të shtetit ajo nuk guxon asnjëherë të bëjë asgjë pa e pyetur popullin. Pra, populli duhet të dijë çdo gjë. E, te ne populli nuk informohet për asgjë!!! Ja pra, këtu është ajo "madhështia" e lidershipit dhe e pushtetarëve tanë që kanë respekt për popullin e vet. Këta milionerë dhe "sheikë" të shtetit, jo vetëm që e rropën për së gjalli këtë popull fukara, por edhe po bëjnë me shtetin çfarë të duan, sikur të luanin pingpong dhe rezultati fare nuk iu intereson. Ja pra në çfarë gjendjeje e sollën popullin, të cilit ua humbën edhe "udhën në oborr". Megjithatë, populli po shenjon, po duron, por kur të duhet, si kjo në mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës mund lehtë edhe të eksplodojë?! Andaj pushtetarë, mos harroni, pyeteni popullin e mos bëni hajgare me shtetin. Ai duron e duron, por ai di dhe është gati edhe të eksplodojë?!!!...

(Kosova Sot)