Banditët në burg, ngase e vodhën shtetin dhe e njollosën UÇK-në

Banditët në burg, ngase e vodhën shtetin dhe e njollosën UÇK-në
  • 18 August 2018 - 08:13
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Shkrimin sot po e filloj duke e lavdëruar veten time. Në gazetën lidere dhe më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", ka vite që kam shkruar se shteti është i kapur nga bandat mafioze, nga mafio-oligarkët, nga vagabondët, nga banditët dhe matrapazët. Po ashtu, pa ia ndarë fare kam shkruar se banditët që nga majat e shtetit e kanë kapur fuqishëm për fyti shtetin dhe nuk e lënë të marrë frymë lirisht dhe se kjo bandë kriminale e nëntokës kriminale është rrjet shumë i fuqishëm që shkatërron buxhetin e shtetit dhe pasuritë e saj. Shkruaja se bandat kriminale kanë formuar klane shumë të rrezikshme, klane me të rrezikshmet në tërë Ballkanin dhe klane më të rrezikshme se klani i Zemunpoljes, që as nipat e Drazh Mihajlit, as gjakësoret e trobojnicës së Rankoviqit e as kasapi Slobodan Milosheviq, nuk e kanë shkatërruar Kosovën martire sa kjo bandë hajdutësh. Këto klane mafioze nuk kishin fare mëshirë që vidhnin Kosovën, këta banditë shkuar banditëve, uzurponin prona, vidhnin pronat shtetërore, vidhnin djersën e taksapaguesve, dhe u bënë supermilionerë duke ia kaluar edhe sheikëve arabë. Ky grup shumë i rrezikshëm mafioz, kishin qenë armiqtë më të rrezikshëm se qeni plak Tito, siguruan pasuri jo më pak se dhjetë-njëzet breza, që populli para luftës po i njeh se nuk kishin bukë për të ngopur barkun, nuk kishin as brekë e çorapë për të mbathur dhe u gdhinë supermilionerë, por kam theksuar se gjallë a vdekur do të vijë dita se do të zbulohen një nga një hajnitë dhe tradhtitë e kësaj bande mafio-oligarkësh të kanaleve të nëntokës kriminale.

Banditët e kësaj kopeje e goditën shumë rëndë buxhetin e shtetit Kjo bandë banditësh, rregullisht kam shkruar se mbështetej shumë fuqishëm nga banditët e majave të shtetit dhe shtrihen si vaji në lakra në tërë Kosovën, kishin formuar rrjetin tamam si të merimangës dhe rrinin mbi kokat e qytetarëve si shpata e Demokleut dhe mafio-oligarkët shtetërorë që luftonin për pushtet, që vraponin pas hajnisë si zagarët pas kockave, kurse për të mos hetuar nga sytë e popullit kanë lehur tamam si ata qentë e regjur të Stojadinit pas Hënës. Banditët e kësaj kopeje e goditën shumë rëndë buxhetin e shtetit dhe shkruaja se ishin të lidhur shumë ngushtë me bandën serbiane DEVOLLI dhe me klane serbiane duke bashkëpunuar me serbianët, shit e bli, uzurpo toka, kontrabanda vlonte me arin e zi në pjesën veriore dhe pikërisht kryebanditët e shtetit tinëzisht hanin e pinin me kriminelët serbo-çetnikë, që kishin bërë hata e kasaphanë në Kosovë. Zbarkuan nga fshatrat ku as shejtani nuk bën ve atje, ku i kanë kullotur dhitë nëpër skerka e uzurpuan vende në zemër të qyteteve dhe ndërtonin shtëpi si në San Francisko dhe këta hajna, këta kriminelë, këta tradhtarë, këta banditë thoshin:"Ma kanë ndërtuar miqtë, ma kanë ndërtuar shokët". Punësonin të afërt, akraba, boxhanakesha, kurva e kurvarë, veteranë shpallnin që deri dje dhe sot bashkëpunonin me çetnikët e UDB-së, kurse pikërisht atyre VETERANËVE QË KISHIN LËNË GJYMTYRËT KUNDËR SERBËVE DHE MERCENARËVE RUSË ASGJË DHE KËTA VAGABONDË, KËTA BANDITË JANË SHKAKTARËT QË I DETYRUAN TË BËJNË VETËVRASJE JO MË PAK SE 50 ISHLUFTËTARË TË UÇK-së, QË LUFTUAN PA HILE. Ky soj është soj banditësh, më thuaj TANI ÇFARË LUFTE BËRE? A BËRE LUFTË PËR TË VJEDHUR? Po, a di se çka do të thotë të vjedhësh shtetin jo për 40 milionë, që po vidhet në vit, po ajo vjedhja jote që je bërë supermilioner dhe ke siguruar pasuri edhe për rrospitë. 

Kanë për të zbuluar një nga një të gjitha hajnitë Shpeshherë dhe pa ia ndarë kam shkruar se ky sistem gjyqësor është i kalbur, është i instaluar nga gjaku i rrahmanzinjve, kryekëput nga kuzhinat e Biligradit dhe se kanë dënuar për interesa serbiane shqiptarët me montime politike, kam shkruar se këta janë gjyshe memece,janë puthadorë, sahanlëpirës dhe të kapur gisht për gisht në vallen e krimit me këto banda mafiozësh dhe kriminelësh. Kam shkruar se kjo kope e dalë nga stanet serbiane kontrollohen nga politika dhe se banditët e majave të shtetit i kanë gishtat thellë në këtë dikaster që na qitën hije të zezë në botën e qytetëruar...? Dhe çka doli? Përse nuk u arrestua ky grup banditësh e mafiozësh që kanë vjedhur shtetin dhe buxhetin e saj, përse nuk u burgosën ky grup banditësh,gushvarur, barkmëdhenj? Prokurori i thuhet kësaj? Shtet i thuhet këtij kur kërcënohet nga një grup banditësh, huliganësh,hajnash e vagabondësh? Dhe, thoshin duke bërë propagandë dhe mashtruar popullin Kosova është shtet që ka Kushtetutë dhe se para ligjit janë të barabartë të gjithë qytetarët... Kam shkruar dhe dale-dale se ka për të dalë hesapi gjizë. Kjo është e nisma fill. Kanë për të zbuluar një nga një të gjitha hajnitë nga ky grup banditësh e hajnash. Dora e mallkimit dhe e popullit do t'ju ndjek kudo që të shkoni, nga kjo botë e rrejshme do ikni me damkën e zezë të tradhtisë dhe hajnisë dhe do të mbetën për brezat e ardhshëm. Kanë qenë në luftë, po kanë vjedhur, kanë qenë kaçakë e cuba.... Oh, marrja e zezë dhe mos e gëzofshi për 100 breza, sa të jetë toka e qielli! Zotin Dorëzan! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)