Së pari REFERENDUM, pastaj kompromis me Serbinë

Së pari REFERENDUM, pastaj kompromis me Serbinë
  • 22 August 2018 - 08:10
Mund të bëjmë kompromis paqësor me Serbinë, nëse RFERENDUMI MBARËKOMBËTAR THOTË PO,-japim Nishin për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën shqiptare. Ky është i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, kjo nuk varet nga Prishtina, as nga bisedimet e udhëheqësve të saj në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018), por direkt nga Tirana zyrtare, përkatësisht nga Shqipëria, e cila në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të vitit 1998 (preambula, ku flitet për bashkimin kombëtar) ka të drejtë që të iniciojë shqyrtimin dhe rindërkombëtarizimin e kufijve të kontestuar territorialë me shtetet fqinje siç është edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Nëse Tirana zyrtare (në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të viti 1998, si dhe të së drejtës së vetëvendosjes për shkolonizimin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre nga vendet kolonialiste sllave ballkanike) merr përsipër zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nga Serbia, KËRKESA e saj për arritjen e kompromisit historik me Serbinë, duhet të jetë-kthimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës Shqipërisë etnike, pa prekur asnjë pëllëmbë të territorit të Veriut të Kosovës. KY ËSHTË KOMPROMISI PAQËSOR! 

Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin në mbi 1 milion shqiptarë Mirëpo, për të arritur ky kompromis historik mes Shqipërisë dhe Serbisë, shqiptarët me Tiranën zyrtare në krye, nevojitet të marrin një vendim të vështirë dhe të dhimbshëm historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, sepse për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medevgjen, duhet të heqin dorë nga e drejta historike mbi territoret indigjene të Shqipërisë etnike: Kurshumlia, Bllaca, Leskoci, Prokupla, Vraja, Nishi, Novi- Pazari, ku që nga viti 1878, kur Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi 1 milion shqiptarë, në këto territore shqiptare nuk jeton më ASNJË SHQIPTAR. Një vendim i tillë i rëndësishëm politik, do të mund të merrej vetëm pas mbajtjes së REFERENDUMIT në shkallë gjithëkombëtare në hapësirat e Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Nëse i gjithë populli shqiptar, do të votonte, që territoret e theksuara të zbrazura nga shqiptarët si rrjedhim i gjenocidit serb(1878- 2018) t'i liheshin Serbisë si kompensim për rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike. Ky është kompromisi paqësor historik. Nuk ekziston tjetër kompromis, sepse Veriu i Kosovës, është territor i Shqipërisë etnike, jo i Serbisë së madhe kolonialiste. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi tjetër gjeopolitik me Serbinë, pavarësisht çfarë thonë dhe çfarë "vizatojnë" gjeometrat Hashimë, Isa , Ramushë, Muratë dhe Bulliqë, të cilët Malit të Zi ia falën "8200 kilometra" territor të Shqipërisë etnike. Kësi "specialistë" për "tkurrjen" e territorit shqiptar, nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë etnike. Pra, nëse Serbia do paqe me shqiptarët, Beogradi, duhet të arrijë kompromis me Shqipërinë për statusin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, jo për Kosovën, e cila dikur ishte vetëm koloni e saj (1912-1999), kurse sot, është vetëm shtet fqinjë i Serbisë, sepse që nga 17 shkurti 2008, është shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur nga më se 100 shtete të OKBsë. 

Tirana dhe Prishtina të negociojnë me Beogradin për zgjidhjen e problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës Në këtë kontekst, nuk ka se çfarë të debatohet me Serbinë kolonialiste për statusin e mbyllur të Republikës së Kosovës. Sa më sipër, Tirana dhe Prishtina të negociojnë me Beogradin për zgjidhjen e problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, POR JO për Kosovën, sepse kjo me t'u pavarësuar që nga 17 shkurti 2008 nuk është kurrfarë çështje e brendshme e as e jashtme e Serbisë. Nëse një REFERNDUM i tillë, do të përfundonte me sukses, që territoret autoktone të Shqipërisë etnike, sot të pabanuara me shqiptarë, t'i jepen Serbisë, në mënyrë që kjo të heqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar mbi Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Po qe se serbët, duan që me paqe ta mbyllin konfliktin historik me shqiptarët, ky do të ishte i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik me shqiptarët dhe me Shqipërinë, JO me Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale dhe e ligjshme e Shqipërisë, jo më KOLONI e Serbisë imperialiste. Prandaj, nëse Beogradi zyrtar do kompromis, paqe dhe marrëdhënie të mira miqësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë, atëherë serbët dhe Serbia, do të duhej të përqafonin dhe të ngelnin të kënaqur me këtë lloj kompromisi historik dhe paqësor të shqiptarëve, sepse po ua falin territoret e aneksuara dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarët e këtyre territoreve (1878 - 2018). Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër, Serbia do të jetë e detyruar, që të heqë dorë nga sundimi kolonial 140- vjeçar, Jo vetëm nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, por edhe nga: Nishi, Novi Pazari, Kurshumlia, Bllaca, Prokupla, Vraja, Leskovci etj., sepse të gjitha këto janë territore të Shqipërisë etnike, të spastruara etnikisht si pasojë e shfarosjes, e masakrave, e represalieve dhe e shpërnguljes masovike nga soldateskat serbëve të Obrenoviqëve, të Karagjorgjeviqëve, të Pashiqëve…etj. Nëse Serbia nuk pajtohet me këtë kompromis, që nuk është kompromis, por falje e territorit të Shqipërisë etnike, atëherë, Tirana zyrtare, duhet patjetër, urgjentisht, të kërkojë një KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, ku fjalën kryesore, do ta ketë Amerika dhe fuqitë e mëdha botërore, Jo Serbia, e cila nuk do të pranojë kurrfarë kompromisi politik, që të heqë dorë nga territoret e Shqipërisë etnike.

(Kosova Sot)