Kërshëndellat erdhën herët për Putinin

Kërshëndellat erdhën herët për Putinin
  • 22 August 2018 - 08:15
Shkruan: Samantha Vinograd

Putini është fokusuar në mbjelljen e ndarjeve në Shtetet e Bashkuara

Çdo javë, unë ofroj një paraqitje të shkurtër të llojit të vlerësimeve të inteligjencës që ka gjasa të vijnë në tavolinën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Modeluar sipas Raportit të Ditës së Presidentit, ose PDB, të cilin drejtori i inteligjencës kombëtare e përgatit për presidentin pothuajse çdo ditë, 'brifingu' im presidencial javor përqendrohet në temat dhe çështjet që presidenti duhet t'i dijë për të marrë vendime të informuara. Ja 'brifingu' i kësaj jave: Ne vlerësojmë se presidenti Vladimir Putin e sheh vendimin tuaj për të revokuar lirimin e ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, si një mundësi për të çuar përpara misionin e tij kundër Shteteve të Bashkuara. 

Sulmi ndaj fjalës së lirë Putini është fokusuar në mbjelljen e ndarjeve në Shtetet e Bashkuara dhe reagimet ndërmjet zyrtarëve të zgjedhur ndaj vendimit tuaj mbi 'pastrimin' e Brennanit kanë qenë kryesisht në pajtim me vijat partiake. Demokratët e lartë e dënuan vendimin tuaj, ndërsa shumica e republikanëve ju mbështetën ose nuk thanë gjë. Ne duhet të supozojmë se ushtria digjitale dhe e 'bot'-ëve të Rusisë do të përforcojë këto ndarje partiake. Makineria propagandistike e Rusisë pëlqen të theksojë kritikat ndaj të metave të pretenduara të SHBA-së në fushën e demokracisë dhe lirive civile. Rusia ka gjasa ta përforcojë shpjegimin se vendimi juaj është një sulm i ashpër ndaj fjalës së lirë dhe se liritë demokratike të SHBA-së janë nën sulm. Kjo i ndihmon Putinit që rendi liberal demokratik i udhëhequr nga SHBA-ja të duket i dobët dhe krahasimi e bën atë të ndihet më i fortë. Putin gjithashtu dëshiron të zvogëlojë besimin në institucionet amerikane, dhe ndoshta ai dëshiron të shtyjë vendimin tuaj si një tregues për një hendek gjithnjë e më të gjerë midis jush dhe komunitetit të inteligjencës. Ekipi i tij ka të ngjarë të përhapë mesazhin që e keni bërë këtë vendim bazuar në autoritetin tuaj ekzekutiv - që është sekretarja e shtypit Sarah Sanders në konferencën e saj fillestare për shtyp mbi revokimin e pastrimit. Pushtuesit e Putinit do të nxjerrin në pah se as drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Dan Coats, as drejtori i CIA-s Gina Haspel nuk u konsultuan përpara vendimit përfundimtar mbi pastrimin e Brennan-it, duke ushqyer tregimin se e morët këtë vendim pa i konsultuar ekspertët. Dhe, mashtruesit ('troll') e tij mund të përhapnin mesazhin se ky është vetëm treguesi më i fundit që keni marrë një vendim me implikime të sigurisë kombëtare, pa këshilltarët tuaj kryesor. Si bonus për Putinin, një grup dypartiak, në rritje e sipër, i ish-profesionistëve të inteligjencës, po kritikojnë vendimin tuaj, duke mbështetur më tej idenë që ju dhe komuniteti i zbulimit jeni të ndarë. mPutin gjithashtu me gjasë është i kënaqur me intervistën tuaj dhënë për "Wall Street Journal" - në të cilën keni tërhequr një lidhje midis revokimit të 'pastrimit' të Brennanit dhe përfshirjes së tij në "gjuetinë e manipuluar në shtrigat ruse'. Ai mund ta përdorë këtë deklaratë për të nxitur rrëfimin se po sulmoni funksionimin e lirë të sistemit tonë ligjor demokratik duke u përpjekur të heshtni zyrtarët që kanë punuar në ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Megjithatë, ai do të luajë në të dyja palët, duke bërë atë që të jetë e mundur, për ta përhapur idenë që po përpiqeni të fshihni diçka. Postimi juaj për gabimet e Brennanit, derisa ishte drejtor i CIA-s, gjithashtu mund të përdoret nga Putini për të ushqyer teoritë e konspiracionit rreth agjencisë, ngjashëm me teoritë e konspiracionit të thellë shtetëror rreth FBI-së dhe politizimit të saj të supozuar. Kjo e ndihmon atë në qëllimin e tij për ta minuar besimin në institucionet tona demokratike.

Kina: Loja e luftës Ne jemi të angazhuar në luftëra të shumta me Kinën, të cilat ju i referuat në postimin tuaj, ku thoni, "Të gjithë budallenjtë që janë kaq të fokusuar për të shikuar vetëm kah Rusia, duhet të fillojnë gjithashtu duke kërkuar në një drejtim tjetër, Kina". Me 16 miliardë dollarë tarifat amerikane kundër Kinës që hyjnë në fuqi këtë javë, lufta jonë tregtare me Kinën po vazhdon. Zëvendësministri kinez i tregtisë, Wang Shouwen është në Uashington këtë javë. Edhe pse ai do të marrë pjesë në bisedime relativisht të nivelit të ulët tregtar, fakti që presidenti Xi Jinping është i hapur për të folur sërish, mund të thotë se ai po ndien presion të brendshëm për të negociuar një fund të luftës tregtare. Sidoqoftë, duhet të prisni që lufta e fjalëve të vazhdojë, veçanërisht pasi Xi ndoshta mori parasysh deklaratat e drejtorit të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë Larry Kudlow javën e kaluar duke theksuar gatishmërinë tuaj për të vazhduar këtë betejë. Komentet e Kudlowit për ekonominë kineze dhe "rrëshqitja" e juanit me gjasë janë parë si kërcënime kundër Kinës dhe ata do të përgjigjen me kërcënimet e tyre. Komentet e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, ku shprehen shqetësime rreth hakimit potencial kinez të zgjedhjeve të SHBA-së, gjithashtu ka gjasa të nxitë ndonjë farë përgjigje nga Pekini. Zyrtarët kinezë e dinë se ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane është pasuar me sanksione amerikane, por ka shkaktuar edhe ndarje të brendshme për ekipin tuaj, kështu që ata do të mund të tallen, por nuk do të shqetësohen shumë rreth ndonjë pasoje të mundshme. Rritja e tarifave nuk janë lloji i vetëm i sulmit që kinezët mund të planifikojnë kundër nesh. Pentagoni tani vlerëson se ushtria kineze - me buxhetin e saj të mbrojtjes prej 190 miliardë dollarësh vitin e kaluar - me gjasë është " duke u trajnuar për sulme ndaj objektivave amerikane dhe aleate". Pentagoni raporton gjithashtu se Kina po rrit përpjekjet për të zhvilluar aftësitë e saj bërthamore, duke përfshirë zhvillimin e aftësisë së saj për të nisur raketat bërthamore nga ajri. Kjo do t'i jepte asaj një treshe të plotë (ajrit, tokës dhe detit) të sistemeve të shpërndarjes së armëve bërthamore, një sinjal se ata po përgatiten për të na bërë konkurrencë në fushat konvencionale, si dhe ato jokonvencionale, të angazhimit.

Siria: Zmbrapsja Vendimi juaj për të mos dhuruar 230 milionë dollarë ndihma zhvillimore për Sirinë ka të ngjarë të pritet me gëzime nga Rusia dhe Irani, të cilët do ta shohin atë si një tregues se po jepni më shumë kontroll - fjalë për fjalë dhe figurativisht - tek ata. Sepse postimi juaj thotë se është koha që "vendet të tjera" të na ndihmojnë ", përfshirë palët - duke përfshirë presidentin Bashar al-Assad, ISIS dhe anëtarët e koalicionit tonë - ndoshta mendoni se jeni duke njoftuar një tërheqje të ndihmës amerikane për Sirinë përpara një tërheqjeje të trupave amerikane, për të cilën e dinë se është njëri nga qëllimet tuaja afatshkurtra. Irani dhe Rusia gjithashtu mund të ndjejnë se mund të përdorin postimet tuaja për të treguar se jeni të gatshëm për të shkurtuar ndihmën dhe për të përdorur jetët e sirianëve si një taktikë negociuese për të detyruar vendet e tjera që të kontribuojnë më shumë ushtarakisht dhe financiarisht për ta përmirësuar situatën në Siri. Pas vendimit tuaj për të shkurtuar ndihmën amerikane, Putini bëri thirrje publike për më shumë ndihmë humanitare për Sirinë. Putin nuk është humanitar - ai ka mbështetur "kafshën Assad " dhe abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga ai - por Putini dëshiron të pozicionohet si qendra e pushtetit për Sirinë e pasluftës në të gjitha frontet, sepse kjo i jep atij më shumë kontroll dhe, juve më pak. Siria ka të ngjarë të jetë një pikë kryesore e rendit të ditës për takimet e Boltonit me izraelitët dhe më vonë me rusët në ditët e ardhshme. Ne vlerësojmë se Izraeli do të përqendrohet në përpjekjet tona për të luftuar Iranin në Siri, ndërsa rusët do ta sigurojnë Boltonin që Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për zmbrapsjen e tyre.

(Kosova Sot)