Kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe askund tjetër në botë!

Kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe askund tjetër në botë!
  • 19 September 2018 - 08:08
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Skandalet nga më të ndryshmet në Kosovën e varfër nuk kanë të ndalur. Skandal pas skandali, nuk kanë të ndalur nga banditët shkuar banditëve, që nga majat e shtetit që janë të strehuar në kopenë banditësh në Presidencë, në Qeverinë kuislinge, kampione e hajnisë, në Kuvendin rrugaçësh e banditësh, në bandat politike, duke filluar nga kryebanditët, po e ripërsëris nga KRYEBANDITËT dhe banditët që i kanë rrotull, e deri te sistemi i kalbur gjyqësor, ish këlyshët dhe zagarët e qenit plak Titos, Sllobodan Milosheviqit, kasapit të Evropës e deri te gjaku i kryetradhtarit, Rrahmanzinjve, që deri dje këta langonj i kanë dënuar shqiptarët me montime politike, për interesa të Drazh Mihajlit, dhe bile kanë etiketuar kombin me epitete të llojllojshme.

Mafiozët e rrezikshëm
Pra, kjo kope langonjsh, me disa shoqata banditësh, hajnash, kopilësh, që e quanin veten kinse luftëtarë, iu turrën Kosovës si llavë hienash dhe e plaçkitën deri në palcë. Këta banditë shkuar banditëve nuk patën fare gjynah që buxhetin e Kosovës e vodhën dhe duke e lënë popullin në fukarallëk të skajshëm e vetë kjo kope langonjsh u bënë të kamur si sheikët e Arabisë dhe supermilionerë që deri para luftës nuk kishin pasur bukë për të ngopur barkun. Kush i ka lexuar shkrimet e mia në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, "KOSOVA SOT", kam shkruar vazhdimisht për hajnat më të mëdhenj në Ballkan, të rrjetit të kanaleve të nëntokës kriminale, në Kosovë dhe për klanet mafioze-oligarkësh më të rrezikshëm shumë herë se klanet e Zemunpoljes. Këto klane banditësh në emër të UÇK-së Kosovën e vodhën shumëfish më zi se hordhitë çetnike të Dragutin Mihajloviqit, se kasapit Aleksandër Rankoviqit, se të qenit plak Titos, krimineli i pestë botëror sipas FBIsë dhe më zi se krimineli i të gjitha kohërave, Slobodan Milosheviqi. 

Vagabondët që e quajnë veten komandantë
Kësaj radhe do të ndalem te banditët, te tradhtarët, te hajnat, te vagabondët që e quajnë veten "KOMANDANTË". Natyrisht se kësaj radhe nuk do e drejtoj gishtin me emër dhe me mbiemër nga askush, se akoma nuk është shpallur fajtor askush. Por, një gjë jam i sigurt, se të gjitha ata që e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, të gjithë këta zagarë dhe langonj që e kanë vjedhur shtetin duke kërkuar para të majme vetëm të shpallin dikë veteran, të gjithë ata banditë, vagabondë që e vodhën KOSOVËN NË EMËR TË UÇK-së DHE SHKELËN GJAKUN E DËSHMORËVE TË KOMBIT. PA MË TË VOGLIN DYSHIM SE JANË HAJNA,TRADHTARË DHE BANDITË. Dhe, me thoni si kanë të drejtë ata që flasin në emër të UÇK-së, SI KANË TË DREJTË TË PËRMENDIN FJALËN UÇK? SI KANË TË DREJTË ATA QË UZURPOJNË TOKA TË SHTETIT DHE NDËRTOJNË SHTËPI PËR KURVA E KURVARË...? Një jam i sigurt se banditët, hajnat, kriminelët, vagabondët, kanë vepruar kështu si vijon: Njofton "KOSOVA SOT". 68.153.533.14 euro dëme i kanë kushtuar buxhetit të Republikës së Kosovës, nga veteranët e rrejshëm që vërshojnë listat e fryra. Skandali që goditi Kosovën me listat e fryra të veteranëve të rrejshëm tani ka filluar të merr formë, duke u hetuar 'mashtruesit'. Dje është ngrit aktakuzë kundër 12 anëtareve te Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve te luftës së UÇKsë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dje (e premte) ka ngritur aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekur nga veteranët e rrejshëm, thotë aktakuza."Invalidëve të luftës, buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro dhe atë nga zonat operative: Në Zonën Operative të Drenicës ka 2330 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në Zonën Operative të Pashtrikut listohen 4701 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në Zonën Operative të Dukagjinit janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në Zonën Operative të Shalës janë 1389 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në Zonën Operative të Norodimes ka 823 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm nga të akuzuarit që ka bërë prokuroria. Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarëve 'veteranë'. Në Operacionin 'Shigjeta', prokuroria liston emrat e 1035 anëtarëve 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë 'veteranë' që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë 'veteranë' që dyshohet se i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm. Kujtojmë se prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti, ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Pra, duhet të shkojë deri në fund, me fakte të pakontestueshme,jo me shpifje dhe do të shohim në fund se kush janë këta hajna, këta banditë, që vodhën vendin dhe njollosën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të ikin nga kjo botë si luftëtarë po me damkën e zezë të tradhtisë...Faktet janë mbi të gjitha!

(Kosova Sot)