E njollosët UÇK-në dhe vodhët popullin, e mos e gëzofshi!

E njollosët UÇK-në dhe vodhët popullin, e mos e gëzofshi!
  • 21 September 2018 - 08:07
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI 

Në këtë shkrim nuk do të merrem aspak me listat e fyera të Gjykatës së instaluar serbe në Prishtinë, sepse kjo kope banditësh ndikohet nga politika dhe janë puthadorët e qenit plak, Titos. Po ashtu, nuk kam besim te kjo bandë spiunësh, tradhtarësh, langonjsh e zagarësh të kësaj gjykate, fjalën e kam për të gjitha ata langonj që i kanë dënuar shqiptarët vetëm se ishin shqiptarë, me procese të montuara politike dhe përpos kësaj këta langonj etiketonin edhe si: "nacionalistë, shovinistë, irredentistë dhe llojlloj epitetesh fyese. Arsyeja tjetër që nuk kam besim te ky sistem i kalbur banditësh, se nuk u arrestuan menjëherë mafio-oligarkët e bandës serbiane DEVOLLI, që e dëmtuan shtetin me qindra miliona euro, që tentuan t´i vrasin shqiptarët në masë me mallra qensh e derrash, enkas me simptome kancerogjene nga Serbia fashiste, nuk u burgosën hajnat e nivelit qendror dhe lokal, hajnat më të mëdhenj në tërë Ballkanin dhe bile edhe në Evropë, nuk i burgosën edhe klanet mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale që dëgjohen hapur nëpër videoincizime dhe kjo kope langonjsh heshtin, nuk e burgosën edhe spiunin e UDB-së, këlyshin e Jovica Stanishiqt, BATON FAZLI HAXHIUN, që ka bërë hata në Kosovë dhe... Por, kësaj radhe do të merrem vetëm me fjalët e "komandantëve" që nga goja e tyre i demantojnë ata që vodhën popullin fukara, vodhën taksapaguesit, vodhën djersën e bashkatdhetarëve, tradhtuan gjakun e dëshmorëve të kombit dhe lanë pa bukë jetimet e tyre, duke u pasuruar dhe duke u bërë supermilionerë, e mos e gëzofshin për jetë të jetëve.

Broçkullat e bashikbuzukëve
Del një komandant bazhibuzuk dhe thotë: "Po të ishim ne 60.000 ushtarë do ta merrnim Biligradin...", del një tjetër:"Jo ne nuk kemi qenë kaq, por kemi qenë kaq, del tjetri dhe thotë: Jo, unë nuk i besoj këtij komandanti, po ai komandant e ka mirë dhe lloj-lloj marrëzish tjera hajdutesh. Të gjithë këta hajna, matrapazë, banditë shkuar banditëve, duke e vjedhur buxhetin e shtetit. Personalisht, kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i asnjë bande politike. Kam njohur dhe njoh vetëm një dhe atë USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS që ne sot në saje të kësaj e gëzojmë lirinë. Dhe të gjithë ata që e kanë njollosur dhe baltosur këtë ushtri unë personalisht edhe sot mbetem partizan i asaj se ata nuk janë shqiptarë, ndër dej u buron gjaku i zhupanëve dhe vojvodëve dhe se nuk i buron gjaku i Arbërit, pa dilemë dhe pa me të voglin dyshim. Po ashtu, unë jam i mendimit se qoftë edhe një orë të ketë dal malit me armë ne dorë kundër hordhive çetnike serbiane që zotëronte makinerinë me vrastare dhe kundër mercenarëve rusë dhe të sllavo-ortodoksëve tjerë, dhe vetëm një natë të kishte fjetur istikameve që grumbull dheu ka vënë në vend të jastëkut, do i gëzonte PENSION dhe jo vetëm kaq, por, qoftë edhe ai që ka folur një fjalë të mirë për UÇK-ën do i a njihja kontributin e tij. Mjerisht këta u tradhtuan nga tradhtarët e kombit komandant të "Rognerit: dhe komandant hajna duke e njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,duke i vjedhur jetimet e dëshmorëve,duke e vjedhur buxhetin e shtetit dhe fukarenjt e skajshëm shqiptarë...

Sa para keni marrë nga mashtruesit?
Tani i pyesim këta përse e rritët numrin dhe futet njerëz të gjallë dhe të vdekur,njerëz që atëherë ishin në pelena, familjarë, kurva e kurvarë, udbash e spiunë...? Ta zëmë të ishin 10,100,1000 do thoshim gabim po si mund të jenë me dhjetëra mijera? Sa para keni marrë nga ta, po e riperserise sa para keni marrë nga ta? Se kjo ka për te zbardhur, ju garantoj se do të dalin që kanë marrë 500, 2000,3000 deri në 4500 euro. Përse vodhët bre e mos e gëzofshi! Si u pasuruat që para lufte nuk kishit bukë për të ngopur barkun dhe tani u bëtë supermilionerë, me hotele si në Dubai, po ku i more ato para që deri dje ishe azil dhe ke marrë para pa punë, ke jetuar me ndihma sociale. Po ku i more ato para që ndërtove pishinë, që humb edhe kali i Nilit...? Po ti more që i thua vetit komandant që ke jetuar jetë luksoze në hotelin "ROGNER" me para te popullit dhe ke bredhur nëpër pufe pas kurvave, si u bëre më i kamur se sheikët arabë? Fol more. Fol! A e dini ju se si është fati juaj, do të ikni nga kjo botë jo si komandantë lufte, por do të ikni si tradhtarë, si hajna. Mjerisht edhe disa do ikin me damkën e zezë te tradhtisë dhe do vjen koha brez pas brezi dhe do të thonë:" po ka luftuar, por edhe ka qenë hajn, se i ka vjedhur jetimët e dëshmorëve të kombit, ka vjedhur buxhetin e shtetit. Dhe, në fund, kësaj radhe për mos të zgjatur muhabetin më tej rrotull luftëtarit të vërtetë do të duhej më së paku pension 1000 (një mijë) euro dhe jo kjo përbuzje me 170 euro. Por fajet i kanë banditët dhe kryebanditët që ju tradhtuan, vodhën hakun tuaj duke fituar jo vetëm në lista, por këta morën edhe ryshfet nga ta. Këta janë fajtorët që tallen vagabondët, hajnat dhe tradhtarët e kombit. 68 milionë në vit po t´iu shpërndaheshin luftëtarëve të vërtetë nuk do ishte ne pyetje 170 euro. Nejse, vagabondët nuk e bëjnë ketë hesap se kane vrapuar pas hajnisë si qentë pas KERMAVE. Ndaluni dhe shikoni kryebanditët (komandantët) se çfarë pasurie kanë ata dhe ku jeni ju? Këta janë bërë supermilionerë dhe 50 ish-ushtarë kanë bërë vetëvrasje që nuk kishin bukë për t´u shtruar fëmijëve në sofër, nuk kishin para për ilaçe, tallën me ju me 170 euro e ky soj zagarësh bëjnë dyzen ahengu në hotelet më të shtrenjta të botës ku një litër verë kushton jo më pak se 1000 euro. Shikoni hotelet, shtëpitë e tyre në toka të uzurpuara dhe ju nuk keni jastëk e jorgan... Bollë vodhët e mos e gëzofshi për jetë të jetëve. Do ju zë gjaku i dëshmorëve të kombit, vetëm qyqet do t'ju këndojnë mbi varre! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)