Pa kredibilitet, Hashimi nuk mund të hapë ambasadë as në "Qurilla" të Sibofcit, lëre më në Jerusalemin e Izraelit!

Pa kredibilitet, Hashimi nuk mund të hapë ambasadë as në
  • 25 September 2018 - 07:44
SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI

Hashim Thaçi nuk është as hija e presidentit amerikan Donald Trump, e as Kosova nuk është si Amerika në asnjë aspekt, sepse nuk janë kurrfarë faktorësh politikë, as diplomatikë, as ekonomikë e as ushtarakë me ndikim rajonalë e as ndërkombëtarë. Prandaj, Thaçi nuk mund t'ia imponojë e, as ta kushtëzojë Izraelin se kur do të duhej ta njihte Republikën e Kosovës, sepse kjo çështje është në kompetencën e autoriteteve politike, diplomatike dhe juridike të shtetit të Izraelit, JO të Hashim Thaçit, as të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesa e Thaçit, një nonsens diplomatik
Gjithashtu, presidenti Hashim Thaçi, nuk ka asnjë të drejtë, që t' u sugjerojë autoriteteve zyrtare të Izraelit, se" Nëse Kosova njihet nga Izraeli, unë do hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem". Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës kombëtare të Izraelit, kjo kërkesë është një budallallëk sui generis, sepse jo vetëm Hashim Thaçi, por askush nuk ka të drejtën që ta kushtëzojë Izraelin se kur do ta njihte Republikën e Kosovës, si dhe në rastin e njohjes, ku do ta përcaktonte lokacionin e juridiksionit të ushtrimit të veprimtarisë diplomatike të saj brenda territorit të shtetit të Izraelit qoftë në TelAviv apo në Jerusalem. Për këtë do të vendoste vetëm qeveria e Izraelit, jo presidenti Hashim Thaçi sipas dëshirës së shkretë të tij, i cili në këtë rast "bëri hop, pa kërcye përroin", duke u munduar të tregohet i fuqishëm dhe me kredibilitet gjithëkombëtar dhe botëror sikurse presidenti amerikan Donald Trump, i cili mund të hapë ambasada amerikane jo vetëm në Jerusalem, por në cilindo shtet të botës, sepse e ka atë kapacitet dhe kredibilitet politik, diplomatik, juridik dhe kushtetues, si dhe Amerika është superfuqi botërore. Ndërkaq, Hashim Thaçi nuk është as hija e Trumpit, e Kosova as hija e Amerikës, siç theksuam më sipër. Duke qenë se Kosova ende nuk është shtet i përfunduar në kuptimin e plotë de fakto dhe de jure të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Izraeli dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të OKB-së gëzojnë të drejtën që të mos e njohin Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Gabim kardinal i Thaçit, kërkon Jerusalemin të hapë ambasadën e Kosovës, pa e njohur Kosovën Organizata e Kombeve të Bashkuara !? Vërtet, ky është një gabim i madh diplomatik, që tingëllon si "përzierje" në çështje të brendshme të Izraelit, duke kërkuar njohjen e Kosovës nga Izraeli, ku si mirënjohje për këtë akt njohjeje, paraprakisht e siguron Izraelin, se ai, do ta "hapte ambasadën e Kosovës në Jerusalem" !? Këso paradigme absurde të kërkesës kushtëzuese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për njohjen e Kosovës, duke e kushtëzuar shtetin e Izraelit, në praktikën e derisotme të së drejtës së sotme ndërkombëtare, nuk mund të gjesh asnjë shembull konkrete për shkak të faktit se njohja e një shteti të ri nga një shtet tjetër(subjekt i së drejtës ndërkombëtare), është akt i vullnetshëm politik dhe e drejtë diskrecioni , që asnjë shtet i njohur apo i panjohur ndërkombëtarisht nuk ka të drejtë t'ia imponojë ndonjë shteti tjetër. Prandaj, sikur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ta njihte të drejtën ndërkombëtare, sigurisht se nuk do ta bënte një gabim të tillë komik dhe absurd, duke e kushtëzuar Izraelin, që në "këmbim të njohjes së Kosovës, ai do ta hapte ambasadën e Kosovës në Jerusalem"! Ky është një budallallëk sui generis, kur dihet se sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare njohja e një shteti nga një shtet tjetër, nuk është akt i detyrueshëm juridik ndërkombëtar. Kjo do të thotë se Hashim Thaçi nuk mund ta kushtëzojë e as ta detyrojë Izraelin (dhe asnjë shtet tjetër të bashkësisë ndërkombëtare), që ta njehë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Me gjithë dëshirën që Izraeli ta njehë Republikën e Kosovës, kërkesa e presidentit të saj, Hashim Thaçi, është shtruar krejt gabimisht dhe në mënyrën jodiplomatike, kushtëzuese dhe imponuese, ( -"Ju më njihni Kosovën, unë e hap ambasadën në Jerusalem"), që është në kundërshtim me procedurën e njohjes së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk njeh kurrfarë kushtëzimi, detyrimi dhe imponimi, që një shtet ta njehë një shtet tjetër me çdo kusht, sepse njohja është akt i vullnetshëm në përputhje me interesat vitale të shtetit dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Izraeli nuk njeh kuazishtete dhe shtete të dobëta, të diskutueshme ligjërisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare
Duke qenë se diplomacia dhe politika e Izraelit në asnjë segment nuk ngjason me politikën dhe me diplomacinë korrupsioniste, nepotiste, burokratike, anacionale, antidemokratike dhe antidrejtësi të pushtetit të presidentit të Kosovës së Hashim Thaçit, i cili me klanet dhe me koalicionistët e tij, qe 10 vjet ka instrumentalizuar dhe personalizuar institucionet më të larta shtetërore të Kosovës, në veçanti sistemin e drejtësisë, duke e politizuar dhe korruptuar në skajshmëri për interesa të ngushta të kamarilës drejtuese të Kosovës. Duhet kuptuar Hashim Thaçi se politika dhe diplomacia e Izraelit janë në shkallën më të lartë të përsosur profesionale, kombëtare dhe ndërkombëtare., JO në atë nivel të ulët dhe të mjerë antiligjor, antidemokratik , despotik dhe nepotist sikurse ajo e Kosovës, që për fatin e saj nuk vendos POPULLI, por në emër të tij, vendosin vetëm dy-tre veta: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli me intrigat dhe me marrëveshjet e tyre koalicioniste për zgjedhjen e tyre në krye të shtetit të Kosovës (president, kryeministër dhe kryeparlamentar), siç ndodhi para disa vitesh "kombinatorika" e tyre e turpshme : "Anshlusi" (Thaçi, Mustafa, Pacolli për t'i rezervuar "biletat" e tyre për poste të ardhshme : president dhe për kryeministër, Ti mua, unë Ty), pa prit, pa kujtuar, zgjodhën presidente Atifete Jahjaga (2011- 2016), një police të Kosovës, e cila kurrnjëherë më parë nuk ishte marrë me politikë ! Ky fenomen absurd, që një polic, të bëhej president shteti, nuk është i njohur askund në botë. Ndoshta, Izraeli do ta njihte Kosovën, por vetëm atëherë kur Kosova, do të bëhej shtet i mirëfilltë i së drejtës dhe shtet demokratik, pasi ta njehë OKB-ja. Prandaj, kur politika, drejtësia, shteti i së drejtës dhe demokracia e Kosovës, të arrijnë përafërsisht një stad të tillë të zhvillimit dhe të përparimit të politikës dhe të diplomacisë së shoqërisë, përkatësisht të shtetit të Izraelit, sigurisht se atëherë, edhe qeveria e Izraelit, do ta shqyrtonte mundësinë për njohjen e Republikës së Kosovës, POR JO, para se OKB-ja ta njihte atë. Me gjithë dëshirën që Izraeli ta njohë Republikën e Kosovës, kërkesa e presidentit të saj, Hashim Thaçi, është shtruar krejt gabimisht dhe në mënyrën jodiplomatike, kushtëzuese dhe imponuese, ( -"Ju më njihni Kosovën, unë e hap ambasadën në Jerusalem"), që është në kundërshtim me procedurën e njohjes së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk njeh kurrfarë kushtëzimi, detyrimi dhe imponimi, që një shtet ta njehë një shtet tjetër me çdo kusht, sepse njohja është akt i vullnetshëm dhe e drejtë diskrecioni në përputhje me interesat vitale të shtetit. -Popullorçe, kjo kërkesë përçmuese dhe kushtëzuese e nivelit më të ulët të komunikimit politik dhe diplomatik i ngjet kërkesës së Thaçit, kur iu lut Isa Mustafës, që të bënte koalicion qeveritar me partinë e tij sipas marrëveshjes: - Isa Mustafa kryeministër, Hashim Thaçi president i Kosovës (2016). Dhe, kjo marrëveshje tregtare antidemokratike pati efektin e saj despotik arbitrar privatizues , Hashimi bëhet president pa pëlqimin e opozitës dhe pa votën e popullit dhe Isa bëhet kryeministër i qeverisë. Mirëpo, një lojë e tillë "dogërgjiku" si shkak dhe pasojë e marrëveshjes ndërpartiake (LDK+PDK+Srpska Lista) në praktikë nuk dha kurrfarë rezultatesh konkrete në zhdukjen e korrupsionit, të krimit të organizuar; në funksionalizimin dhe në zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës së shtetit; në depolitizimin e sistemit të drejtësisë; të zhvillimit ekonomik dhe të demokratizimit të Kosovës; të luftimit të varfërisë dhe të papunësisë enorme mbi 40% , si dhe të ndërprerjes së eksodit sistematik të qytetarëve të Kosovës.

(Kosova Sot)