MILAIM ZEKA (?!)

MILAIM ZEKA (?!)
  • 26 September 2018 - 15:12

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Vetëm ky emër mjafton për të prezantuar kriminelin tipi të aktualitetit, që zhurmon për patriotizëm dhe ndërshmëri, që adhurohet dhe votohet edhe për parlamentar nga naivët injorantë, por që terësinë e angazhimeve të tij e kanë dominuar angazhimet diversioniste dhe kriminale! Vërtet peson dubioz, që i mbijeton diskreditimet dhe hetimet policore, sepse është pjesëtar i krimit të organizuar, me përmasa të mëdha, që ka kap institucionet shtetërore, për të mos thënë gjithë Shtetin!

Më keqardhje duhet ta pranoj, tani po i gëzohem faktit që vet matrapazi Milaim Zeka, përditë e më shumë, po e demosakon dhe po e diskrediton veten e tij, edhe pse matrapazllëqet dhe diversionet e tij jemi duke i vuajtur qysh nga viti 1981. Kështu jam gëzuar edhe kur Hysen Gërvalla u deskriditua në sy të qytetarëve me nxitjen e vandalizmit në „kuvendin e karrikave“ dhe tashmë ka „humbur“ si „shurra e pulës“ (u riakztualizua kalimthi, para ca ditëv, me lajmet se në muret e vilës së tij në Dubovik është shtënë me kallash...). I jam gëzuar edhe diskreditimit në sytë e qytetarëve, të Sabri Novosellës, përmes masakrës urbanistike që ia bëri Prishtinës, i pari, menjëherë pas lufte, me milionat që duhet t'i kishte vjedhur në fillim të viteve të 80-ta, të ndihmave që kishte dhënë udhëheqja e PPSH-së për veprimtari patriotike të Lëvizjes (duke iu përgjegj lutjes përmes letrës që Jusuf Gërvalla ia pat dreguar Enver Hoxhës). Fatkeqësisht u jam gëzuar krimeve, tashmë edhe çublike, të këtyre njerëzve, - i nxitur edhe nga ligësia egoiste që posedon secili njeri, - sepse luftimin që ma kanë bërë këta njerëz, e kam vuajt rëndë, edhe pse ankesat e rrëfimet për këta nuk m’i besonin as ata që do të duhej t'i besonin sapo t'i dëgjonin e lexonin.

Kësaj radhe matrapazi Milaim Zeka ka përshfaq mendësinë e tij tipike: përpara do të viktimizonte fëmijën e tij, se sa pasurinë e krijuar nga angazhimet kriminale dhe korruptive!
Po e citoj kërcënimin e tij të pardjeshëm, që të kemi mundësi ta debatojmë:

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: 'Kqyre ky hajni i vizave'.”

Nëse këtë kërcënim do ta bënte ndonjë jo-hashimitë, mund që policia do ta kishte prangos duke dalë nga ai emision televiziv.

Ky matrapaz ka një karrjerë, të cilën e ka karakterizuar kjo frymë që e përmban ky kërcënim, dhe babëzia për t'u pasuruar nga angizhimet kriminale.

Fatkeqësisht nuk po kemi interesim të zbardhim fragmente nga angazhimet e individëve, që rastësisht ose aksidentalisht janë ndodhur në udhëkryq dhe kanë zgjedh kahjen e marionetizmit politik, të shoqëruar me angazhime inkriminuese, por që na janë imponuar edhe si personalitete publike. Edhe Milaimi është ndodhur në një asi udhëkryqi, kur duhet të jetë angazhuar si nxenës adoloshent për veprimtari patriotike, por shpejt duhet ta kenë thyer e përvetësuat oficerët e UDB-së, për ta angazhiuar në veprimtari diverzive. Qysh kur është „arratisur“ në Perëndim kemi pas disa informata për angazhimet e tij diversive në Dukagjin, përmes udhëzimeve të kryepolicit Asllan Sllamniku, por nuk u kemi besuar të gjithë, prandaj ndonjëri i pat hap terren që të na penetrohet në radhë të Lëvizjes. Mundësinë e parë për ta afirmuar ia pat krijuar Xhafer Shatri, në vitin 1982. Në vitin 1983 u pozicinua në “krahun” e Sabri Novosellës, i cili pat simuluar një armaqësi me Xhafer Shatrin. Ai simulim na pat shkaktuar edhe viktimë njerëzore në Sant Gallen të Zvicrës, nën komandim të Haxhi Berishës. Ndërsa Milai Zeka, në prill 1983, provoi ta mbyste në gjak manifestimi e përbashët të Lëvizjes dhe Klubit shqiptar në Dçsseldorf, që u dedikohej përvjetorëve të demonstartatave dhe të themelimit të Klubit. Aty ky matrapaz doli me zor në bynë, grabiti mikrofoni nga dora e moderatores, dhe zuri të thërriste slogane kundër Xhafer Shatrit. Kujdestarët e rendit në sallë, Haxhi Bega dhe Sylë Nuha, ju afruan ta lusnin që të mos vazhdonte, sepse ishin rreth 700 pjesëmarrës, shumë gra e fëmijë. Me atë rast Musa Daka, tashmë pjesë e bandës së Sabri Novoellës, si edhe Milam Zeka, i theri me thikë Haxhinë dhe Sylën. Këta nuk ju kundërpërgjigjen, që të mos eskalonte ai incident, sepse i frikësoheshin përgjakjes me prëmasa groteske të manifestimit.

Ky matrapaz është përfol të ketë përfituar kundërligjshëm financiarisht, nga viktimat, azilkërkuesit e fillviteve të 90-ta, duke falsifikuar e shit dëshmi dhe duke ua përgatit deklaratat e rrëjshme para institucioneve në Suedi e Norvegji.
E ka shquar edhe përfitimi, duke shpërdor emrin e Adem Jasharin, për të cilin pat bërë një dokumentar amatoresk, që e shfaqte në qytete të Perëndimit, duke marrë të holla nga biletat për ta përcjell atë “dokumentar”.

Që komprometuar edhe në vizitën e tij të parë në Shqipëri, me tentativë për të praktikuar pedofili nga një vajze të mitur, siç kishte vepruar edhe në Pejë me mashtrimin pedofil që pat eskaluar në martesë...

Edhe lidhjet e fëmijërisë me kUmandant Azem Sylën i shpërdori gjatë lufte, duke i maltretuar e plaçkitur gazetarët reporterë të mediave ndërkombëtare, „në emër të UÇK-së“. Ai kriminalitet i tij pat marrë ato përmasa, sa vet Gjenerali Vesli Clark të urdhëronte që matrapazi Milaim Zeka të bëhej zap, për të mos e penguar CNN gjatë pune në terren...

Pas lufte u përcaktua të angazhohet në Kosovë, dhe jo të kthehehej në Suedi, ku ishte i punësuar si „gazetar“, sepse nuhati që ka terren të grabiste, si eprorët e tij, kUmandantët Azem Syla dhe Hashim Thaçi, apo duhet të jetë komanduar nga eprorët në hije, që të rrinte për të bërë veprimtari diversioniste në UNMIKistan...

Edhe RTK-në po e mjel që shumë vite, duke ia imponuar emetimin e emisionit privat „pa rrotlla“, për të cilin duhet të ketë marrë honorare të majme. Etj., etj.

Shansin e fundit për t'u bërë parlamentar, që të vazhdon angazhimet diversioniste edhe nga ky pozicion, ia ofroi Nisma, e cila po hesht tani, edhe pse do të duhej ta largonte nga partia dhe nga grupi parlamentar për këto akuza të fundit, që kanë për bazë krimin me „viza“ (pothuajse ngjashëm me „birin e babës“ - Ukë (Ibrahim) Rugova)!

 

(Kosova Sot)