Sharlatanët autoritarë

Sharlatanët autoritarë
  • 12 October 2018 - 08:06

Shkruan: Nina L. Khrushcheva

Edhe idetë më të forta false, eventualisht dështojnë në kontakt me realitetin. Ata që refuzojnë ta njohin botën të tillë sikur që është -pa marrë parasysh a e shikojnë atë nga Moska, Uashingtoni, apo nga cilido vend tjetër - eventualisht do ta humbin fuqinë, e cila do të duhej të mbrohej nga mohimi i tyre

Pse teoritë e konspiracionit aq shpesh marrin mbështetjen më të fuqishme nga diktatorët botërorë? Diktatorët thuajse gjithmonë janë njerëz ekscentrikë, por ia vlen të pyetemi: a është sharlatanizmi një tipar i domosdoshëm i sundimit autoritar? Duke qenë se jam rritur në BRSS, jam veçanërisht e ndjeshme ndaj ndikimit të teorive perverse shkencore në një shoqëri. Stalini refuzonte gjenetikën Mendeliane, bile edhe teorinë e Darwinit rreth evolucionit, në favor të teorive false të Trofim Lysenkos, biologut sovjetik i cili besonte se tiparet njerëzore ishin fituar, jo trashëguar. Falë mbështetjes nga Stalini, Lysenko e dërgoi biologjinë sovjetike drejt një periudhe njëzetvjeçare të çmendurisë. 

Idetë e rreme
Nikita Khrushchev u largua nga stalinizmi, por edhe ai kishte perversitetet e tij sa iu përket teorive. Ai iu besonte disa inxhinierëve të rryer, të cilët thoshin se bombat atomike sovjetike do të mund të përdoreshin për të ndryshuar rrjedhën e lumenjve të mëdhenj, duke mundësuar që uji të përdorej për bujqësi, në vend se të 'humbet', duke u derdhur në Detin Arktik. Natyrisht, Përvoja e Rusisë me sharlatanizmin autoritar zor të jetë unike. Përqafimi nga ana e Hitlerit e "shkencës" shqetësuese racore e çoi botën në errësirë dhe drejt Holokaustit. Tani, atraksioni i njëjtë ndaj ideve të rreme, i fuqizuar nga paranoja, motivon shumë autoritarë që të përqafojnë idetë e konspiracionit dhe ta shpërfillin mençurinë konvencionale. Për shembull, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka dëgjuar këshillën e ekonomistëve dhe ta përqafonte një rritje të normave të interesit, si reagim ndaj kolapsit të lirës. Pozicioni i tij paraqet një nonsens ekonomik, por ai nuk mund të ndahet nga besimi i tij se faktorët e jashtëm keqdashës - duke vepruar kryesisht nëpërmes tregjeve financiare - janë duke komplotuar kundër regjimit të tij. Por, ndoshta asnjë lider aktual nuk është më i prirë ndaj teorive gjysmake, sesa presidenti i SHBA-së, një autoritar "wannabe", Donald Trump. 
 

Trump duket i bindur se FBI
dhe mediet janë duke bërë konspiracion Qyshkur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Trump vazhdimisht ka lidhur vaksinat me paraqitjen e autizmit, përkundër dëshmive të shumta që mohojnë çdo lidhje. Ai po ashtu ka mohuar lidhjen e dëshmuar midis aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve klimatike. Dhe, përkundër protestave të shumë ekonomistëve, ai ka insistuar se deficitet tregtare janë shenjë e dobësisë ekonomike të SHBA-së. Trump po ashtu duket i bindur se FBI dhe mediat janë duke bërë konspiracion, me qëllim të rrëzimit të tij nga posti i presidentit. Në këtë aspekt, ai ka përqafuar atë që historiani Richard Hofstadter e ka përshkruar si "stil paranoid" të politikës. Ndoshta kjo është ajo që e tërheqë Trumpin ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po ashtu beson se bota është duke punuar kundër tij. Dhe, megjithatë, edhe idetë më të forta false, eventualisht dështojnë në kontakt me realitetin. Ata që refuzojnë ta njohin botën të tillë sikur që është - pa marrë parasysh a e shikojnë atë nga Moska, Uashingtoni, apo nga cilido vend tjetër - eventualisht do ta humbin fuqinë, e cila do të duhej të mbrohej nga mohimi i tyre. 

(Kosova Sot)