Kosova është në dorën e hasmit dhe hajnave

Kosova është në dorën e hasmit dhe hajnave
  • 13 October 2018 - 09:15
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Shkrimin sot po e nisi me falënderim dhe respektin që më bënë qytetarët në Kosovë. Kudo, mysafirë që vinin në shtëpinë time, në rrugë, në autobus, në vendet publike dhe së fundi në stacionin e autobusëve në Prishtinë, kur e mora gazetën më të lexuar në Ballkan, që quhet "KOSOVA SOT". Sa nxora paratë të paguaj shitësi më njohu në fytyrë dhe më tha:"A je t´i Reshat Badallaj-Zhuriani?" -Po, i thashë dhe ku me njeh e pyeta? A je i "KOSOVA SOT" dhe doli dhe ftoi komshiun që kishte pranë duke thënë se ky është ai që nuk lëshon asnjë shkrim timin pa e lexuar: Dorën në zemër ma bëri qejfin dhe i luta nga një kafe, por asnjeri nuk mori dhe më thanë:"Vetëm nja 10 veta t´i kishte Kosova si ti... Përgjigjja ime ishte: KOSOVA KA SHUMË MË TË MENQUR DHE MË GUXIMTARË SE UNË DHE QESHËN. Nuk nguroj të tregoj edhe vendin se ku e tha, se ndoshta ndonjë shpirtzi mendon se është sajim. Pra, te kioska e fundit që në të majtë kthen te WC. Ndërsa tjetri, një polic, sa mori pasaportën time dhe lexoi emrin, mu drejtua shumë sjellshëm: Si jeni dhe a jeni akoma aktiv...?

Rinia po largohet
Të mos i numëroj një nga një edhe nga ata njerëzit që kanë emër dhe nam që bisedonim për temat aktuale në vend. Dëgjoja atë që kam shkruar dhe se njerëzit rrëfenin se për të punësuar duhet dhënë para të majme, për të regjistruar në fakultete nxënësit e shkëlqyer kanë mbetur rrugëve, sepse nuk kishin para dhe nuk kishin njohësi, ndërkaq janë regjistruar ata që nuk dinë të shkruajnë emrin dhe mbiemrin, por kishin para dhe të njohur. Merreni me mend, është regjistruar në Fakultet të Mjekësisë nxënësi që kishte mbi 100 mungesa shkollore, me sjellje të dobët, rrugaçësh, që nuk e kishte parë klasën e dërrasën e zezë. Në spitale vdes dhe nuk të merr askush në dorë po nuk pate lekë për t'u dhënë, ilaçet të udhëzojnë të shkosh në barnatoret e tyre private dhe llojlloj marrëzira të tjera. Kosova do të zbrazet e tëra, thoshin mysafirët që vinin në vizitë tek unë. Do mbesin shumë vajza të pamartuara, sepse rinia po ik, asnjë punëtor krahu nuk mund të gjesh dhe kjo po ndodhë krejt me fajin e këtyre hajnave, kopilëve, mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale. Dhe, shkonin aq larg që thoshin pritni sa të bëhet liberalizimi i vizave dhe askush nuk ka për të mbetur. Një punëtor që punonte te unë të një firmë, më ndau e më tha:"Shef, mos më thuaj më shef ia ktheva, unë edhe dy ditë dhe po ik në Itali, kam dhënë 3000 euro. Përse rrezikon? Jo, pa më dërguar në vend nuk ia japim lekët. E shikoja që punonte i shkreti si skllav, punëtor e mjeshtër i pafjalë. E shikoja dhe mendoja më vete. I mallkoja banditët, hajnat, kopilët, vagabondët, kriminelët, që nga Presidenca, nga Qeveria kuislinge me hajdutët e të gjitha kohërave që nga lindja e njerëzimit, Kuvendin rrugaçësh e banditësh, kryebanditët e bandave politike, që kanë vjedhur shtetin, kanë uzurpuar tokat shoqërore dhe ndërtojnë shtëpi shumëkatëshe. Merreni me mend, në Prizren, një gjysmanalfabet, një kurvar që vrapon si zagar pas vejushave të dëshmorëve, një kopil azilant që ka jetuar me ndihma sociale pa punuar asnjë ditë pune, një katundar i thjeshtë që zbret nga malet ku shejtani nuk bën ve, që ka kullotur dhitë nëpër skerka, një dezertor dhe hajn që para lufte ka ecur me çizme gome të "KONGRAPIT" të Beogradit i ka ardhur radha të largojë nga puna njerëzit e arsimuar e shkolluar dhe punëson kurva e kurvarë. Ju nuk e njihni këtë se çfarë naleti është.

Kosova është në dorën klaneve mafioze të nëntokës kriminale
Kosova hallemadhe është në duart e mafio-oligarkëve, Kosova është në dorën e mafiozëve, Kosova është në dorën e vagabondëve, në dorën e kopilëve. Kosova është në dorën e hasmit që bashkëpunojnë ditë e natë, që hanë dreka e darka nëpër hotele më të shtrenjta botërorë. Kosova është në dorën e kurvave dhe kurvarëve. Kosova është ne dorën e tradhtarëve dhe spiunëve. Kosova është në dorën udbashëve që deri dje kanë vrarë dhe kanë prerë shqiptaret me sakicë e hanxhar prapa kurrizit dhe i kanë humbur pa shenjë e pa dokë. Kosova është në dorën klaneve mafioze të nëntokës kriminale, Kosova është në dorën e bashkëpunëtorëve të gjakësorëve serbo-çetnikë, Kosova është në dorën e supermilionerëve me hajni e pa djersën e ballit. Kosova është në dorën e proserbëve dhe prorusëve... Kosova nuk e meriton të jetë në dorën e këtij soji banditësh, sepse lirinë e ka paguar shumë shtrenjtë, ka dhënë shumë jetë njerëzish, ka dhënë shumë gjak. Kosovës ia kanë marrë nderin me dhunë nga sllavojugorët ortodoks dhe pikërisht këta banditë bëjnë dyzen ahengu me def e me violinë, me mish derri e me "Slivovicë"... Por, mbajeni mend se ky soj banditësh e hajnash nuk do të kenë sukses do të përfundojnë me turp. Dhe, krejt në fund fare, faleminderit nga ju lexues për përkrahjen tuaj, ne nuk do të ndërrojmë udhë kundër klaneve mafioze, kundër këtyre kopilëve dhe bandave kriminale të nëntokës dhe rrjetit shume të fuqishëm antishtetëror dhe antikombëtar. Do t'i zbulojmë një nga një të zezat e tyre për të mbrojtur vendin nga kjo llavë ujqish që i´u kanë turrur Kosovës për ta shqyer. Ushqimi haram këtyre hajnave dhe tradhtarëve do t´i mbetet në grykë... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike 

(Kosova Sot)