Thaçi me avazin e tij në Francë, ia fut thikë pas shpine shtetit të Kosovës

Thaçi me avazin e tij në Francë, ia fut thikë pas shpine shtetit të Kosovës
  • 14 October 2018 - 09:41

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI 

Edhe dje në Konferencën e Frankofonisë, nga takimi, z. Makron, nëpërmjet z.Thaçi u shpreh se midis Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje. Po cila marrëveshje? Për të kuptuar pozitën e Francës kundruall Kosovës nuk ka nevojë të futemi para luftës së fundit në vitin 1998/99. Vetëm nga ky moment ka fakte boll që flasin se Franca vetëm anën e shtetit serb e mban. Franca krijoi: 1. Veriun e pastër serb të Kosovës, 2. Ushtria franceze spastroi Veriun nga shqiptarët, 3. Është mu Franca që filloi aksionin për korrigjimin e kufijve në marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas të dhënave, vërehet se Franca, në raport me Rusinë dhe me Italinë, ishte që i tërë Veriu të kalojë nën sundimin serb, ndërsa komunave serbe t'u njihet Asociacioni me elemente ekzekutive. Franca ishte edhe kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. Madje as që lejonte bisedimet. Këtë e kundërshtoi SHBA-ja. Uashingtoni doli kundër asaj që Ujmani të ikë nga Kosova. SHBA-ja e ndaloi edhe ndarjen e Mitrovicës dhe të Trepçës. Me ndihmën e tyre u vu ky veprim. Me këtë tregohet se Franca po e vazhdon avazin e njëjtë për ndarje edhe tash. Thënia e z. Makron: " (...) duhet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë" (...), tregon pikësynimin e vazhdimit të politikës nëpërmjet z.Thaçi për ndarjen dhe shkëmbim të territorit. Kjo politikë nuk është ndalur. Z.Thaçi ka obligim për këtë. Ai këtë detyrë e ka marrë. Këtej edhe nuk duhet në asnjë mënyrë të ecet në rrugën e tillë. Çdo gjë duhet të vendoset në unitet në Prishtinë dhe në Tiranë. Kjo është çështje e madhe.

 

 

(Kosova Sot)