Ka kohë që është bërë alarmi rreth Policisë së Kosovë

Ka kohë që është bërë alarmi rreth Policisë së Kosovë
  • 19 October 2018 - 08:59
SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Kjo ka filluar në vitet 1999/2000, atëherë kur UNMIK-u e bëri gjoja rekrutimin e policëve nga Kosova. Është rasti kur në KPA, në mënyrë taksative, kërkova që policët që kanë shërbyer në regjimin serbo-jugosllav kurrsesi mos të pranohen në Policinë e Kosovës. UNMIK-u nuk e mori për bazë. Përkundrazi!

Jofunksionale dhe e rrezikshme Në Polici, në prokurori dhe në gjykata, i futi vetëm njerëzit që kishin shërbyer në regjimin e Milosheviqit deri në fund, viti 1999. Kështu u mbushën këto organe me elemente të dyshimta dhe natyrisht edhe me kriminelë të ndryshëm. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas shpalljes së shtetit. Qeveria e Kosovës bëri rekrutime të tilla. Shkoi deri atje saqë edhe kriminelët e "Rojës së Urës" së Ibrit në veri i amnistoi dhe i futi në Policinë e Kosovës. Kjo është kriminale. Tash natyrisht se kemi çdofarë lloj të forcave në polici. Të mira dhe të këqija, dhunues dhe përdhunues, ish- shërbëtorë të UDB-së dhe kriminelë. Është një konglomerat i njerëzve, gjë që e bëjnë atë jofunksionale dhe të rrezikshme.

Duhet të largohen ish-udbashët, kriminelët e regjimit pushtues, dhe personat me të kaluar të errët
Ky fakt tregon domosdoshmërinë e bërjes së VETTING-ut në Policinë e Kosovës. Me VETTING kërkohet të spastrohet kjo polici nga çdo forcë të dyshimtë dhe që ka shërbyer në llogari të pushtuesit. Nga atje duhet të largohen ishudbashët, kriminelët e regjimit pushtues, dhe personat me të kaluar të errët. Të gjithë ata duhet të largohen dhe kriminelët e kalibrit të Jovica Dejanovicit duhet të kapen dhe të përgjigjen penalisht. Policia duhet të spastrohet edhe nga personat që kanë rënë në konflikt me ligjin pas luftës. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të jenë aty. Ata vetëm dëme sjellin. E gjithë kjo realizohet me VETTING.

(Kosova Sot)