Badallaj:Në veturën e udbashit të Milosheviqit, Enver Maxhuni, drogë dhe armë!

Badallaj:Në veturën e udbashit të Milosheviqit, Enver Maxhuni, drogë dhe armë!
  • 22 October 2018 - 08:14

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Disa herë ju kam thënë në këtë gazetën më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, "KOSOVA SOT", se vendin e kanë në dorë mafiooligarkët, banditët, hajnat, udbashët dhe sistemi gjyqësor është i kalbur. Si doli tani.

Enver Maxhuni është babai i Shpend Maxhunit, shef i deridjeshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, i ardhur në këtë post nga kush tjetër, përpos nga një matrapaz i Brojës, Hashim Thaçi UDB-ja serbiane, organizatë terroriste, ka bërë kërdi në ish-Jugosllavinë titiste, ndërkaq, në Kosovë ka bërë lemeri, hata, dhe kasaphanë duke vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe më pas i kanë humbur pa shenjë e pa dok. Të mos flasim se nga viti 1981, mbi 700.000 (shtatëqind mijë) shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e këtyre langonjve, zagarëve, mjerisht shqipfolës, që do t´i mallkojë historia shqiptare, dora e mallkimit do t'i ndjekë deri në varr dhe nga kjo botë do të ikin me damkën e zezë të tradhtisë.

Ndërsa që kanë bërë krime ndër shqiptarë është edhe dylberi serb Enver Maxhuni. Enver Maxhuni është babai i Shpend Maxhunit, shef i deridjeshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, i ardhur në këtë post nga kush tjetër, përpos nga një matrapaz i Brojës,Hashim Thaçi, e mos qoftë si njeri besnik i tij, me gjasë për t´ia mbuluar marret dhe dallaveret e tij, tani kryespiun në AKI. Enveri ishte mësues në një shkollë fillore të Vushtrrisë , apo fshatrave përreth, por Enveri kalon në UDB-në serbiane famëkeqe që ka vrarë shumë shqiptarë kjo organizatë terroriste, dhe shumë sosh ka humbur pa shenjë e pa dok, bile shumë burra kanë shkuar gjakhumbur. Ky kapadai tregohet njëri ndër më besnikët e kësaj organizate terroriste, bashkë me të kanë vepruar edhe besnikët e tjerë, si Fadil Syleviqi, ky vagabond dhe kriminel, për të mos hetuar dhe për të mos rënë në sy shqiptarëve që kanë tredhur, mbiemrin e ndërron nga Syleviq në Syla dhe tani ka lëshuar edhe mustaqet. Zeqir Sadriu, Florim Maloku dhe disa këlyshë të tjerë,shqipfolës dhe shpirtshitur...

Këta banditë shkuar banditëve të UDB-së serboçetnike kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve shqiptarë dhe pastaj i kanë shkokërdhuar dajak dhe tredhur, për të cilët edhe janë dekoruar nga pushteti gjakatar dhe pushkaxhinjtë serbianë, për dajakun me hu gardhi e bejsboll. Kanë vepruar me urdhra të Serbisë fashiste Në vitin 1981, ky udbash, spiun dhe tradhtar i kombit shqiptar, besnik i Serbisë fashiste, Enver Maxhuni, me shpërthimin e Demonstratave revolucionare në vitin 1981, vepron në rrethin e Mitrovicës, Skenderajt,Vushtrri dhe më gjerë. Nuhaste, sepse shqisat e të nuhaturit i kishte të ushqyera nga kuzhinat e Beligradit dhe ishte i pagabueshëm. Kështu që vagabondët, spiunët, tradhtarët e kombit shqiptarë, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu kanë montuar proces politik, me dëshmitarë të rrejshëm dhe shqiptari, dhe veprimtari B.D. dënohet jo më pak se 13 vjet burg, tani i ndjerë dhe bashkëshortja e këtij patrioti Rr.D., kishte lidhje familjare me patriotin e rezistencës shqiptare, ADEM DEMAÇIN. B.D. në burg ishte maltretuar shtazarakisht krejt me fajin e këtyre dy vagabondëve dhe banditëve të UDB-së serbo-çetnike, pra të Enver Maxhunit dhe Zeqir Sadriut, langonj të dëshmuar antikombëtarë.

Ditën e enjte, më 29 mars 1981, vagabondi serbian, Enver Maxhuni urdhëron izolimin e B.D. dhe jo vetëm ky patriot, por kriminelët dhe langonjtë serbo-çetnik, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, maltretojnë edhe vajzën e patriotit, Afërditën, që ishte vetëm 15 vjeç, nxënëse e shkollës fillore"MUHARREM BEKTESHI".

Banditët dhe kriminelët e UDB-së serbiane, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, këta langonj dhe zagarë të gjakësorëve serbo-çetnikë, kanë arrestuar edhe Q.Pecin, nga Mitrovica, R.M. dhe Sh.D. nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë në vitin 1981. Nuk ndalen me kaq, por kanë vepruar me urdhra të Serbisë fashiste duke i ndjekur vetëm shqiptarët, si Xh.Deliun, dhe atë e arrestojnë në vendin e punës në Fabrikën e Akumulatorëve, sepse ky trim iu kishte bashkangjitur Demonstratave të vitit 1981, ishte dënuar me burg të rëndë dhe ishte maltretuar shumë. Syleviqi ka dërrmuar dajak shqiptarët Kurse në 1- vjetorin e Demonstratave, pikërisht më 11 mars 1981, këta langonj dhe zagarë shqipfolës serbianë, Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, arrestojnë edhe M. Hotin që dënohet po ashtu me burg. Më të kënaqur në këtë veprimtari langonjsh nuk ishin më të mirë edhe Florim Maloku i Njësisë Speciale të asaj kohe të Jugosllavisë së qenit plak Titos dhe ky Fadil Syleviqi.

Pastaj këta u futën në UÇK dhe TMK dhe, sipas disa burime të mia të thella, ka plaçkitur me disa bashkëpunëtorë, Kredit Bankën në Shkup dhe është i dënuar me pesë vjet burg. Ju përkujtojmë se Fadil Syleviqi ka dërrmuar dajak shqiptarët që kanë shitur pemë dhe sende të tjera për të mbetur gjallë në tregun e Prishtinës. Se vërtet është kështu, pyetni ata për këtë emër dhe ata ose plagët e tyre flasin më mirë dhe merrni me mend ky është avancuar te Njësia Antiterror dhe këta palaço do të na mbrojnë nga terrori!!! Po këta, a e dini se çfarë lidhje kishin me kriminelin dhe banditin "Dan Leprin e Gllarevës", RAMADAN BALËN!? Dhe, ditë më parë, shoh në fotografi matrapazët; Hashim Thaçin, Shpend Maxhunin dhe Ramush Haradinajn. Publikisht e them se kam pasur bindje shumë të mirë, më herët me Ramush Haradinajn, por ky po del më interesxhi, më puthadorë dhe sahanlëpirës se të gjithë shqiptarët.

Po ia kujtojmë me fakte këtij Ramush Gjoko Haradinajt, se AAK-ja kishte kërkuar largimin nga posti të Shpend Maxhunit, kurse tash ky "slikatet" me të dhe bile duke u zgërdhirë. A e dini se akoma nuk është zbardhur rasti i Kumanovës dhe përgjimeve të klanit "PRONTO" emri i Shpend Maxhunit. Kapo i bandës famëkeqe, Adem Grabovci, përmes këtij djali të UDBASHIT serbo-çetnik ,Shpend Maxhunit, kishte punësuar disa të afërm të tij në polici. Ka afera edhe afera te tjera, por kësaj radhe po e lëmë me kaq. Dhe, krejt në fund fare do t'ju rrëfej diçka për veten time, shumë e kam ndihmuar krahun e luftës, pasi u çliruam se mos të flasim gjatë luftës, me mjete materiale mbi gjysmë milioni marka gjermane të asaj kohe, me Shoqatën, pastaj mjete të mia personale,11 anëtarë të konakut kemi marrë pjesë në lufte nën uniformë e nën komandë, kundër makinerisë serbe që ishte më modernja luftarake dhe kundër gjakësorëve çetnikëserbë dhe mercenarëve rusë, me shkrime, tubime me bashkatdhetarë nëpër Evropë, por,pas zbulimit të përgjimeve, e them publikisht se këta banditë, hajna, vagabondë, kriminelë, matrapazë, i urrej njësoj si çetnikët e Drazh Mihajlit. Këta idiotë përse nuk patën dhimbje për Kosovën, përse e plaçkitën vendin deri në palcë, përse e shkatërruan vendin dhe u pasuruan me vjedhje për 10-20 breza e popullin e lanë të vdisnin urie?

Kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike, gjithmonë këto i kam quajtur banda dhe doli ashtu si kam thënë. Unë vazhdoj të jem ai që kam qenë dhe nuk do të ndërroj udhë. Do të jem deri në vdekje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me dëshmorët e kombit dhe jo me hajnat që vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe lehin si qentë pas hënës! Mos harroni se për Kosovën po fryn veriu i sertë dhe qentë e këqij ta bien ujkun n´torishtë! Mos heshtni kundër këtij rreziku që po i kanoset nga ish- gjaku serbian-titist i UDB-së serbiane. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)