LAJMET SENZACIONALISTE PËR VOTIMIN E DY “MYSLIMANEVE” PËR KONGRESIN AMERIKAN – SPEKULIME ANAKRONIKE!

LAJMET SENZACIONALISTE PËR VOTIMIN E DY “MYSLIMANEVE” PËR KONGRESIN AMERIKAN – SPEKULIME ANAKRONIKE!
  • 09 November 2018 - 15:11

Shkruan:Ibrahim Kelmendi

Gjithandej në media fitorja e dy “myslimaneve” në votime për Kongresin e USA ishte një nga lajmet më senzacionaliste! Ndoshta kryesisht për faktin se është shpifje spekulative. Tashmë kongres-women’ët Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar nga mediat po prezantohen myslimane, sepse është lajm “pikant”, befasues, ekzotik, por edhe provokues, për qytetarët e hapësirave ku Islami tashmë ka reputacion negativ, frikësues, agresivitet-nxitës.
Për ata që kanë informacion elemntar për Islamin, këto dy gra nuk janë myslimane. Këtë e dinë më se miri myslimanët fundamentalistë, që besojnë dhe praktikojnë Islamin zanafillor. “Profeti” Muhamed, për të cilin spekulohet se e ka sajuar Islamin, ka sajuar ka përcaktuar norma dhe kritere, prandaj individët që simulojnë myslimanin / myslimanen, qoftë vetëm për hir të votave të myslimanëve injorantë, nuk mund të jenë myslimanë, nëse nuk i plotësojnë kriteret e kushtëzimet përkatëse. Përkundrazi, me këto mashtrime ata / ato ngarkohen me faje më të mëdha para Allahut dhe “profetit”.
Në rastin konkret, këto dy gra, nëse do të kishin qenë myslimane, nuk do të bënin fare fushatë zgjedhore, nuk do të ekspozoheshin në publik dhe media, nuk do të fotografoheshin, nuk do të komunikonin me meshkuj pa pas perde në mes, nuk do të përshëndesnin meshkujt e huaj duke ua dhënë edhe dorën, do të mbuloheshin me “shami”, etj., etj.
Ka shumë të pa informuar, që mendojnë dhe dëshirojnë të prezantojnë myslimane të emancipuara, të reformuara, me shpresë se e ndihmojnë Islamin që të emancipohet dhe të bëhet paqësor. Kjo ndodh për mungesë të njohurive elementare. Religjionet abrahamike nuk janë të reformueshme! Ato besohen e praktikohen vetëm siç janë të kodifikuara në kanunet përkatëse (Torah, Bibël, Kuran)! Improvizimet dhe simulimet janë blasfemi, që ndëshkohen më ashpër se sa ata që nuk bëjnë simulime (vetë)mashtruese dhe që nuk besojnë asnjë religjion. 
Ndërsa faktet që këto gra janë anëtarësuar në Parti Demokratike të USA-ve, e cila ka statut jo-fetar, marrin pjesë për t’u bërë kongresiste në Kongres që është jo-religjioz, janë dëshmi kokëforta, se nuk janë myslimane. Kushtetuta amerikane dhe të gjitha ligjet sekulariste të USA-ve ua ndalojnë këtyre grave të praktikojnë Kuranin dhe Sharian. Atëherë, si mund të vlerësohen për myslimane gratë që janë bërë pjesë e sistemit që ndalon praktikimin e Kuranit?! 
E njëjta vlen edhe për për kristianë dhe jahudi.
Fatkeqësisht, këto spekulime mashtruese e destruktive, por propagandiste, po kontribuojnë që këtyre religjioneve tu rritet jetëgjatësia, edhe pse tashmë janë “mall i skaduar” – sepse megjithatë Toka lëviz!
Gjithsesi, këtyre dy Grave urime për fitore të dyfisht: që e rriten përqindjen e grave në Kongresin amerikanë, të dominuar nga (pseudo)burrat, dhe që i dhanë një goditje të fortë Islamit fundamentalist e fanatik!

 

 

(Kosova Sot)