• 13 November 2018 - 08:15

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Me këtë titull jam i detyruar t´u kërkoj ndjesë lexuesve të shumtë të shkrimeve të mia që kam dhe shtëpisë së madhe dhe gazetës më të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe që quhet "KOSOVA SOT". Ndërkaq, kjo të mbetet në kulturën time, edhe pse nuk i kam humbur elementet e kulturës shqiptare dhe të gjithë ata që më njohin e dinë se kush jam. Por, duke parë politikën që po e udhëheqin banditët e bandave politike, mafio-oligarkët e kanaleve mafioze të nëntokës kriminale, jam tepër i shqetësuar, ndaj, pa dashjen time, ky titull domosdoshmërisht duhet të jetë kështu dhe assesi tjetër. Mendova shumë thellë dhe të përdorja fjalën VC, por do të kënaqeshin këta faqezi e vagabondë që po e plaçkitin buxhetin e shtetit dhe djersen e taksapaguesve dhe e bëjnë rrush e kumbulla nëpër hotelet më të shtrenjta të botës. Lexues të nderuar, Unë për ju, Kosovën dhe kombin në përgjithësi, e kam hedhur kokën në torbë dhe këtyre langonjve pushka top iu beftë! E di se këta langonj dhe zagarë që nga Presidenca, Qeveria hajdute, Kuvendi rrugaçësh e banditësh, nuk janë zagarë që lehin drejtpërdrejt ose dalin në pazar ose mejdan, por e di se këta langonj kafshojnë helmueshëm e tinëzisht. Ky soj vagabondësh të vrasin natën e të vajtojnë ditën, pra vetëm të mos shkoj gjak humbur pa shenjë e pa dok e me mbesin sytë çel nga meraku. Pra, këtyre zagarëve që ndër dej u buron gjaku i zhuganëve dhe vojvodëve, nuk ua kam frikën. PERSONALISHT, shyqyr Zotit i kam punët mirë, të gjithë punojmë jashtë, jam me shtëpi timen me djersë në Gjermani dhe në Zhur, të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë, pra nuk ia shtrij dorën këtyre huliganëve dhe mafiozëve. Banditët e klaneve mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale, që veprojnë në Kosovë, janë shumë më të rrezikshëm se klanet mafioze siciliane, kolumbiane dhe klanit të Zemunpoljes të Legias. Ky rrjet shumë i rrezikshëm i institucioneve të organeve të larta shtetërore është i përhapur në tërë Kosovën si vaji në lakra dhe në çdo dikaster është tamam si rrjeti i merimangës dhe zor i madh që mund të futet kush pa u hetuar nga ky rrjet se duhet plaçkitur deri mish e asht. Nuk kanë dallim fare, te gjithë iu kanë turrur vendit si ujkonjat për ta plaçkitur dhe për ta bërë copë-copë. Ata të opozitës mos mendoni se kanë dallim. Janë hajna që vjedhin mjeshtërisht dhe e mashtrojnë popullin. Ishjugosllavët, ata që kanë dalë nga bishtat e UDB-së, por ka emrin LDK, janë tradhtarët më të rrezikshëm në planet, ia kalojnë edhe skifonëve, daltonëve. Ata që nuk e dinë publikisht kam thënë se i jap 5000 /pesëmijë euro), në qoftë se, gjeni më të poshtër e me tradhtarë se kjo specie spiunësh dhe kam thënë se shumë herët sa të fillojë Gjykata Speciale, këta mos mendoni se kanë me dal të palagur... Pra, këta banditë shkuar banditëve që nga pas lufta kurrë nuk u zgjodhën dhe askush nga vota e lirë e popullit, por dolën me anë të pazareve të kanaleve të nëntokës kriminale, me mashtrime, hajni, blerje votash. Janë sharë në rrënjë e në degë edhe në gra shtrati dhe kur vinte puna për të ndarë pazarin, për ta kapur shtetin, bëheshin bashkë i harronin të gjitha dhe tradhtonin elektoratin dhe keni parë se asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund.

U japin leje e toka në zemër të kryeqytetit bandave serbiane

Hajnat, banditët, spiunët, udbashët, langonjtë dhe zagarët, para lufte nuk kishin as brekë dhe as çorapë për të mbathur u bënë supermilionerë duke siguruar pasuri jo më pak se njëzet breza, hotele, shtëpi me robot e pishina ku komplet humb kali i Nilit. Rrospitë e tyre kanë xhipa, çanta dore nga 8200 euro, populli vdes urie e nxjerr bukë nga koshat e plehrave Këta e kanë kapur pushtetin dhe shkelin ligjet,KUSHTETUTËN, nuk njohin shtetin, japin leje, toka në zemër të kryeqytetit bandave serbiane, shëtisin me xhipa përtokë, fluturojnë me avion privat, për ujë me jahte disa milionësh e populli rrugëve ngre karrocën si kalë me dru dhe thëngjill duke bërtitur derë në derë. Japin toka "CRNA GORËS" DHE NË FILLIM LEHËN SI QËNTË E GJOKOS DHE KUR MORËN PUSHTETIN DHE U BËNË "NAÇALLNIKË" JAPIN EDHE PRAGUN E KULLËS, mashtrojnë popullin për viza, hanë e pinë me çetniket serbianë, Hashim zeza dhe udbashi me librezë zyrtare, kumbara i Jovica Stanishiqit Baton Haxhiu, në emër të popullit japin VERIUN,"TREPÇËN",UJMANIN DHE SHUMË GJYMTYRË TË SAJ VETËM E VETËM TË SHPËTOJNË BISHTIN E TYRE NGA GJYKATA SPECIALE DHE QË MARRIN THASË ME PARA. Dhe, si nuk mund të ndalen këta langonj të sojit të ESAT PASHËS, AHMET ZOGOLLIT DHE RRAHMANZINJVE? POR E LËNË TË SHESIN VENDIN SI TË ISHTE PLAÇKË PAZARI DHE MALLI I BABËS. Si mund të lejohet kopili i Titos, ISA MUSTAFA, që është i dekoruar nga Serbia me medalje deri në kërthizë, po proserbi e prorusi Behgjet Pacolli, po vagabondin Shpend Ahmeti, që e shkatërroi deri në palcë Prishtinën. Nuk mbesin prapa as axhamitë e seksklubit të Vendvendosjes, me besoni mua se kam mjaft tablo të këtyre faqezinjve që lehin tamam si klani famëzi i quajtur "Pronto" dhe ditë me parë i shkuan në konak dhe e luten kopilin e Titos, Isa Mustafën që kohë më parë ia kishin mësy me ia kallë flakë dhe e sulmonin me molotov të Brezhnjevit... Për tyxharët e Ramush Rambos dhe ata të mangupit të Malishevës, nuk po ia mbaj mend emrin, nuk dua të bie në nivelin e kësaj kopeje kurvarësh e hajnash,,, Dhe, krejt në fund fare, për të mos e vazhduar muhabetin më tej rrotull, më thoni ju, a nuk janë "QENEF" të gjithë pa dallim, edhe opozita që i lënë këta banditë, kuislingun e të gjitha kohërave HASHIM THAÇIN, shkuar banditëve të vjedhin vendin, të shesin vendin, të kapin pushtetin, të shkelin Kushtetutën, të bisedojnë me çetnikët serbianë dhe të sakatojnë buxhetin duke pirë verë që kushton një litër më shumë se 1000 (njëmijë euro). Pra, kemi qenef Qeveri, qenef Kuvend, qenef opozitë...? Është koha e fundit që populli të trazohet i madh e i vogël, por, PA DHUNË, për t´i ndalur këtë grup banditësh e kriminelësh QË JANË DUKE I RËNË SAKICË E HANXHAR VENDIT DHE TROJEVE.

 

(Kosova Sot)