Udbashët që e drejtojnë Kosovën

Udbashët që e drejtojnë Kosovën
  • 14 November 2018 - 08:08

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI 

Serbia fashiste duke parë se e humbi Kosovën përgjithmonë, ajo kurrë nuk ndenji rehat për të turbulluar ujërat dhe filloi luftën e saj, por jo më me armatimin më modern të luftës që zotëronte. Ajo përdori metoda tjera të rrezikshme. Aktivizoi bandat më besnike të saj me tradita të moçme antishqiptare spiunët denbabaden që i kishin shërbyer brez pas brezi dhe se argati i tyre kishte dhënë fryt në këtë drejtim. Përpos bandës serbiane DEVOLLI, që po dihet botërisht se mban gjallë ekonominë e Serbisë dhe bile edhe ia shton ymrin, ajo shkatërron ekonominë e Kosovës duke mbyllur bizneset e vogla, duke shtuar numrin e papunësisë, duke shkatërruar buxhetin e shtetit, duke helmuar popullatën shqiptare gjithandej ku flitet shqip për interesa serbiane dhe për të trashur xhepat e tyre. 

Klani i rrezikshëm "Pronto"

Këtij marifeti nuk i ka munguar as harambashi, Ramiz Kelmendi, "probatimi" i besuar i Bogoljubit dhe Sreten Kariqit, që kishin formuar organizatën terroriste antishqiptare "SNAGA SERBIE". Por, të dy këto banda serbiane antishqiptare mbroheshin dhe përkraheshin nga kryebanditët dhe banditët e bandave politike që nga presidenca deri të më i vogli kurir i sistemit gjyqësor të kalbur dhe të instaluar nga Biligradi dhe gjaku i rrahmanzinjve që u shkonte për shtati dhe që ushqeheshin nga grazhdi i tyre. Dhe shih për këtë, klani PRONTO; SHUMË ME I RREZIKSHËM SE KLANI I LEGIAS TË ZEMUNPOLJES, dirigjonte këta spiunë kundër shtetit. Ramizi, harambash dhe gjysemanalfabet ka bredhur si korb shëtitës nuk la pa ndërruar "mullar sane", te Hashimi i Brojës, te Ramushi i Gjokos dhe te kopili i Titos, Isa Mustafa, vetëm për interesat e tij personale për xhambazllëk. Kësaj radhe, në këtë shkrim nuk do zgjatem shumë, vetëm se ju ve në dijeni lexues të nderuar, se së shpejti në gazetë do të lexoni se SERBIA FASHISTE DEPËRTOI AQ THELLË PËR TA SHKATËRRUAR KOSOVËN, THASHË MË LART JO ME PUSHKAXHINJ, POR ME ARMËT MË TË RREZIKSHME SPIUNAZHIN.

Kumbarët e Aleksandar Vuçiqit

Kjo shtrigë e përbetuar nxori SPIUNËT NGA VARRET DHE I FUTI NË GJIRIN MË TË NDJESHËM TË KOSOVËS DHE MË TEJ. KUSH JANË UDBASHËT QË E DREJTOJNË KOSOVËN? Spiunin me librezë zyrtare që nga viti 1990, Baton Fazli Haxhiun, e ka futur këshilltar te Kadri Topuzi, në Kuvendin e Kosovës, këshilltar te Edvin Kristaq Rama, këshilltar te Hashim Haxhi Broja dhe drejtor në bandën serbiane DEVOLLI, në KLAN SERBIA... Spiunin Shkëlzen Mehmet Maliqin, këshilltar i parë te Edvin Kristaq Rama, spiunin Shpend Enver Maxhunin, këshilltar të Hashimi i Brojës, deri dje "nacallnik" i parë i policisë dhe tani bajraktar i AKI-së, spiunin Halil Matoshi këshilltar i Ramush Gjoko Haradinajt dhe... Pra, së shpejti do të lexoni se kur merren këta me spiunazh në shërbim të UDB-së, kush ishin baballarët e tyre që kishin vrarë e prerë shqiptarët për interesa serbe, kush ishin dekoruar me medalje deri në kërthizë nga gjakësorët serbianë që kanë bërë hata e lemeri ndër shqiptarë, përse kryebanditët e banditët e organeve të larta shtetërore i futën këta, cilët ishin pazaret dhe interesi i tyre, kush janë spiunët dhe tradhtarët në sistemin e kalbur gjyqësor që kanë dënuar shqiptarët me procese të montuara politike dhe përse janë kapur gisht për gisht me oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale dhe nuk i trazojnë kryebanditët dhe hajnat që u pasuruan me hajni dhe duke vjedhur djersen e taksapaguesve që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur e sot janë bërë me të kamur se sheikët e Arabisë dhe kanë siguruar pasuri për njëzet breza dhe shtëpi me pishina ku humb edhe kali i ujit të lumit Nil, do të lexoni edhe hajnat se si kanë vjedhur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe si i kanë fajet kumbarët e Aleksandër Vuçiqit, për ketë tradhti kombëtare dhe bashkëpunimi me krerët çetnikë të veriut... Pra do të lexoni se përpos këtyre spiunëve dhe harambashëve do të lexoni se kush ishte FAZLI HAXHIU, POR NË POPULL NJIHET SI FAZLI QELI, KUSH ISHTE ENVER MAXHUNI, UDBASHI MË KRIMINEL, KUSH ISHTE MEHMET MALIQI, SE SI I VRAU SHQIPTARËT SIPAS PLANIT "BISTRICA", pikërisht Hasan Remnikun dhe grupin e tij... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)