Të shitën hajnat dhe banditë

Të shitën hajnat dhe banditë
  • 15 November 2018 - 07:58

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ

Ehu, Çakorr, po të çoj fjalë nga bjeshkët e largëta të Gjermanisë. Jam me një REA Klinikë, ndër më të mirat në Evropë, duke i bërë ca terapi për kurrizin nga punët e rënda, që jam shkokërdhuar që 20 e ca vjet në dy firma pa pushuar kurrë, as fundjavë dhe as për festë. Dola bjeshkës për të shëtitur dhe çka me pa, vetëm ai i Madhi Zot ku i ka falur, por, papritmas m'u soll vërdallë çuka jote Çakorr, edhe pse nuk të kam shkelur me këmbë, kam rënë asaj toke që të ka lënë Zoti hise, me autobus dikur moti, që as që e mbaj mend me nxënës dhe për çudi bëra një krahasim. -Jo, thashë! Çakorri është më i bukur dhe ka përjetuar shumë gjera dhe që është i vetmi dëshmitar pa fjalë. Lisat në tokën tënde i kanë lëshuar rrënjët thellë dhe nuk kanë pyetur askënd sa thellë të shkojnë, as Dërgut e osman, as ata të Car Dushanit e as të Krajl Nikollës. Kanë parë e kanë parë shumë vaj fëmijësh që i ka rënë koka për herë të parë në ato bjeshkë në djepin përkundër dhe malësorët me plisa të bardhë me shallin e gjatë në kokë, por që shërbente edhe në vend të ÇEFINIT kush e vriste për atë truall. Lindjet e fëmijëve shoqëroheshin me krisma pushkës, që iu shtua edhe një rob kësaj toke për ta mbrojtur nga hordhitë e sllavo-ortodoksëve jugorë. Sa ogiçi i ka prirë tufa dhensh në ballë me çobanin me gëzofin e lëkurave të tyre, sepse ishin burra malësorë, tamam si kreshnikët e lashtësisë.

Punë tradhtie

Shumë burra u vranë nga të pabesët që nga mesjeta e deri te qentë e Titos, atje i kanë varret dhe kockat. Eh, more Çakorr! Zbrita nga ato bjeshkë, sepse e kishin ndaluar brenda rrjetin e internetit, në qytet e po të çoj fjalë. Ty hallall të qoftë ky mund i vogël i imi. Po të çoj fjalë për harambashët. Nuk kish më vështirë se kur HAJNAT DHE BANDITËT E VJEDHIN DHE E SHESIN TOKËN E PLANGUN E VET. Nuk të okupoi kush më, as me pushkë e as me topa, avion jo se jo,dhe të mos flasim këmbësori të të shkelë. Askush nuk u vra, askush nuk luftoi, SEPSE HARAMBASHËT,HAJNAT,VAGABONDËT DHE TRADHTARËT E SOJIT E SOJIT TË ZOGOLLËVE,TOPTANËVE, RRAHMANZINJVE DHE OBRENOVIQËVE TË SHITEN SI PLAÇKË PAZARI! Të shitën dhe do të gjëmojë ushtima e atyre burrave që u vranë nga këta banditë. Njëfarë Hashimi i Brojës me një grup kopilësh dhe disa zagarë dhe langonj që i ka aty rrotull, TË RANË SAKICË E HANXHARË DHE T' I PRENË GJYMTYRËT JO MË PAK SE 8 MIJË E CA HEKTARË. KY PIS, PËRPOS QË TË SHITI BËRI DYZEN AHENGU ME DEF E ME VIOLINË,ME HARMONIKË NGËKË,NGËKË, NGËKË DHE ME "SLIVOVICË",THONË SE E KANË LUJTUR EDHE ZIKINA KOLËN. Zoti i vraftë me kokërr rrufeje në ditën me diell. Të shiti me KOPILIN E TITOS, HAJNIN E DIASPORËS,KRAHUN E DJATHTË TË RRAHMANZINJVE,ISA MUSTAFËN, QË SERBIA E KA DEKORUAR ME ZNAÇKA DERI NË KERTHIZË. Çakorr, u bë hallakamë kjo punë tradhtie dhe disa banditë dolën dhe e mashtruan popullin kinse do ta mbrojnë. Dhe njëfarë shkokërdhani që nuk ja merr kush fjalët vesh i thonë RAMUSHI I GJOKO HARADINAJVE, QË KUR ISH KANË I RI I KISH KULLOTUR DY-TRI DHI ANDEJ DHE ISH PËSHURRUR, I SËMURË PËR SHKAM DHE KINSE DOLI NË MBROJTJE. POR, HASHIM ZEZA IA GJETI ILAÇIN DHE ME PAZARE TYXHARËSH, SE POPULLI I THOTË TYXHAR; U BË NAÇALLNIK DHE KUR MË NUK TË PËRMENDI, AS EMRIN. DOLI MA PIS I PISAVE DHE TANI PO IA PËRMENDI DIKUSH EMRIN ÇAKORR,FYTYRA E TIJ TAMAM BËHET SI B... E GORILLAVE. TË BETOHEM NË KOMB,NË FLAMUR,JO NË FE, SE AS VETË NUK E DI ÇKA ËSHTË, VETËM E DI SHTËPINË E TIJ PAK MË TË MADHE SE E DANALD TRUMPIT DHE BILL CLINTONIT,PO USTALLARËT IA KANË NDËRTUAR NË TOKË TË HUAJ TË FITUAR HARAM E PA DJERSË...

Mallkimi i vajit të fëmijëve

Pra, Çakorr, vetëm zbrita nga bjeshkët e Bad Schvalbahut, se kjo bjeshkë u bë sebep, për të të çuar fjalë se harambashët, hajnat dhe banditët të shiten. Mallkimi i vajit të fëmijëve në ata djepa, ushtima e ogiçit dhe shpirtrat e të vdekurve, që pushojnë në ato bjeshkë, do t'i ndjekë deri në varr. Hairin mos ia pafshin dhe Zotin dorëzan! ÇAKORR, kaq kësaj nate dhe me lejo të ngjitem tani bjeshkës deri te Klinika, vetëm jam, por do të dëgjoj zërin dhe blegërimat e bagëtive, vajin dhe gëzimin e fëmijëve, loket duke tjerrë leshrat e ogiçëve për dimra të ashpër, zilet e deleve, fyellin e çobanit me këngë shqip. Unë, me ty jam! Po, këta harambashë dhe hajna, nuk pinë më ujin bilur të bjeshkës sate, këta vagabondë janë NË KOHËN E MASKARENJVE, PINË RAKI DHE VERË QË KUSHTON JO MË PAK SE 1000 EURO, HANË, PINË, KËTA MASKARENJ TË NJË PRORUSI ME PJATA E PIRUNË ARI TË KREMLINIT, BASHKË ME ATA TË DRAZH MIHAJLIT. HANI,PINI E RRËMBENI...SE ËSHTË KOHA E MASKARENJVE...! Ehu, Çakorr! Ehu, Çakorr! Evropë, vjeshtë 2018, djali yt, Reshat Badallaj, çuni i Sallah Metës, i Zhurit, të Krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)