Të burgoset argati serb dhe hajni, Ramiz Kelmend

Të burgoset argati serb dhe hajni, Ramiz Kelmend
  • 19 November 2018 - 07:52

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Lexues të nderuar. Për këtë numër të gazetës më të lexuar e të pakonkurrencë në gjuhën shqipe, në Ballkan, "KOSOVA SOT", do merremi me shqipfolësin, argatin e Serbisë me tradita të moçme antishqiptare, me hajnin e rrymës dhe mikun e tij Dragolubit e të Sretenit, RAMIZ KELMENDIN. Por, nuk do t'i lëmë pa prekur edhe kuislingun Hashim Thaçin, tyxharin, Ramushin e Gjoko Haradinajt dhe kopilin e Titos, Isa Mustafën dhe do t'u tregojmë pse dhe si u lidhën me serbët. Këtyre matrapazëve hajna, patjetër dua t´ua përkujtoj Imanuel Kantin: "Nuk është kriminel vetëm ai që bën krime, por, kriminel është edhe ai që bashkëpunon me ta..." Pra, partia e Ramushit, që po i thotë vetit kryeministër, doli e pesta në zgjedhje dhe më mirë e kupton Ramizi, me pazare që e zgjodhën "Naçallnik" dhe në cilin vend të botës ndodh kjo? Flisni, bre, ku? E dinte mirë se kush është Ramiz Kelmendi dhe si bashkëpunonte më Bogulubin e me Kariqët e "SNAGA SRBIJA", përse bashkëpunove me të? Sa para t´i ka dhënë, ku ishe në burg, ose jo, tregoji popullit... Ti kuislingu i Brojës dhe krushku i Aleksandrit dhe jarani i Vladimirit, Hashim ZEZA, po si e afrove këtë që me mallra serbe vret shqiptarët e dije more se ky ishte shushunja serbe dhe çfarë posti i dhe? Trego sa para more dhe çka i kërkove këtij matrapazi që të gjithë punëtorët të japin votën për ju, po lidhjet me klanin sicilian që vepron në Kosovë, PRONTO, ç´lidhje bënit me këtë argat serb... Po ti kopili i Titos, hajni më i madh që njeh historia shqiptare duke e vjedhur djersën e bashkatdhetarëve, e haram e paç, ti argati i rrahmanzinjve që u vranë shumë shqiptarë dhe t'i bëje dyzen ahengu, ty që Serbia fashiste për argatin që ia ke bërë të dekorojë me "znaçka" që nuk t'i zë kraharori majtas e djathtas e deri në kërthizë, ISA MUSTAFA, trego bashkëpunimin më të ngushtë me këtë kopil dhe bashkëpunëtor të Slobodan Milosheviqi. O ju të tre tregoni o unë do t'ua zbuloj një nga një për këtë hajni dhe tradhti. Unë, Reshat Badallaj-Zhuriani ju tregoj kush është Ramiz Kelmendi, kumbara i kriminelit serb, Dragulub Kariq.

Çudirat antikombëtare që nuk ndodhin askund në botën e qytetëruar

Ramiz Kelmendi, ky korb shëtitës, është i porositur nga qarqet shoviniste serbe. A e dini ju, more miq, more populli im, një gjë, se fabrikat në Serbi kanë linja të veçanta të prodhimit për Kosovë dhe mu për këtë vetëm në Kosovë është përhapur kanceri. Kanceri është përhapur në Kosovë më tepër se gripi nga mallrat që shpërndahen nga rrjeti 'Elkos' dhe 'ETC', nga kryeargati serb, Ramiz Kelmendi, dhe banda tjetër 'Devolli', për t´ia përshpejtuar vdekjen dhe për t'i tredhur shqiptarët për të mos u shtuar si popull. Shkrimin në vazhdime e shkruaj pa ngjyrime politike, sepse kurrë në jetën time nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i asnjë bande politike në Kosovë. Jam kurdoherë i gatshëm dhe i hapur për t´iu përgjigjur në replikë, por jo atyre që nuk e njohin alfabetin tonë, që thonë se i ka 25 shkronja e jo 36. Do të doja të reagonte Ramiz Kelmendi, ujku serb, që nuk njeh kope tjetër pos Serbisë. Dil në pazar, t´i lidhim kijet, edhe pse nuk kemi luajtur me ashik bashkë. Lexuesit dhe populli të na matin në kandar... Çudirat antikombëtare, që nuk ndodhin askund në botën e qytetëruar, ndodhin vetëm në Republikën e Kosovës, e sidomos nga Qeveria e dalë me anë të pazareve të mafisë, të bandave të nëntokës kriminale dhe assesi me anë të votave të popullit. Mu për ketë, kjo qeveri e mbushur plot e përplot me këlysh të rrahmanzinjve, banditë, oligarkë, kriminelë, kusarë, hajna që nuk kanë hallin e interesit kombëtar dhe të popullit, por kanë hallin se si të vjedhin e të pasurohen hajnisht e hairin mos ja pafshin! E ta shkatërrojnë Kosovën deri në palcë, në mish e asht... Kjo bandë mafioze mori shumë vërejtje nga populli, nga Familjet e Dëshmorëve të Kombit, nga ambasadat e vendeve të huaja ndërkombëtare, se në këtë bandë mafioze ka njerëz të korruptuar në të gjitha dikasteret, por e krijuar dhe e shtrirë si vaji në lakra nga majat e shtetit, krejt me qëllim krijimin e kopesë së hajdutëve, për të vjedhur më lehtë dhe për të mos burgosur, sepse këta banditë shkuar banditëve, edhe në sistemin gjyqësor kanë ulur zagarët dhe langonjtë që i kanë dënuar dhe etiketuar shqiptarët me lloje e lloje epitetesh dhe kanë sharë shqiptarët në çdo tre rreshta dhe ky soj sojsëzë është mjerisht në krye të shtetit. Banda e majave të shtetit ka bërë që veprimtarët, patriotët, dëshmorët e kombit të urrehen dhe në krye të shtetit të vihen udbashët, hajnat, spiunët, oligarkët, tradhtarët, kusarët, që nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike, pos çudirat e njëmijë e një nate ndodhin vetëm në Kosovë, që aty rrotull janë bashkëpunëtorët me të devotshëm të kasapëve dhe pushkaxhinjve serbo-çetnikë!

Serbia ka zgjedhur tregtinë dhe spiunët e saj me tradita të moçme

Në gazetën më të lexuar në rajon në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkruar shpeshherë dhe po e ripërsëris se Serbia gjakatare e ka dorën e gjatë dhe mu për këtë kishte shpërndarë 2200 udbashë-spiunë në Ballkan dhe nga këta 720 spiunët më të tmerrshëm në Kosovë, mjerisht shqipfolës, puthadorë e sahanlëpirës për të turbulluar Kosovën dhe për të dëgjuar edhe frymëmarrjen e patriotëve që ia turbullojnë ujin Serbisë dhe pastaj për t´i dënuar dhe për t'i vrarë, që më pas t'i humbin pa shenjë e dokë... Një ndër metodat që mos t´i ikë Kosova nga duart dhe për t´ia shtuar ymrin Serbisë, kjo shtrigë ka zgjedhur tregtinë dhe spiunët e saj me tradita të moçme antikombëtare denbabaden, të veprojnë lirshëm duke bërë të kamur me mallra me simptome kancerogjene, me afat të skaduar, mish të mykur, për t´i tredhur dhe për t'i vrarë shqiptarët ngadalë. Kori i vdekjes në këtë marifet është i madh, por botërisht dihen se janë mjerisht shqipfolës që ndër dej u buron vrullshëm gjaku i nipave të Karagjorgjeviqëve, Rankoviqistëve që mbanin në oda edhe trobojnicën e tij, Drazhistëve, kopilit Tito dhe kasapit të kasaphanës Slobodan Milosheviqit, që po i përmendim me emra dhe i kemi përmendur edhe më herët që janë vëllezërit Kariq, e sidomos Dragolubi e Sreteni, kumbarët Devolli, Ramiz Kelmendi, Ekrem Lluka dhe miku i ngushtë i kryekriminelit Jovica Stanishiq, udbashi Baton Haxhiu, që në kohën e bombardimeve të NATO-s nuk iku nga Kosova, por qëndroi në hotelin "GRAND" në Prishtinë, bashkë me Veton Surroin, grekë e serbë bashkë. Pastaj për t´i humbur gjurmët ky njeri i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu, që tashmë në popull njihet si HADZIC, në hotelin e flladshëm në "Brezovicë" bënte dyzen ahengu me paramilitarë serbo-rusë, kurse Kosova lahej në gjak duke prerë me sakicë e hanxhar,duke u dhunuar e duke djegur për së gjalli...

Kush është Bogulub Kariq, lider i partisë "Pokret Snaga Srbije", kumbara i Ramiz Kelmendit?

Krimineli Bogulub Kariq është i lindur në qytetin e Pejës, më 1954, e flet për mrekulli gjuhën shqipe, njihet edhe si fizarmonikash, sepse filloi me familjen e tij me muzikë, duke formuar grupin "Plave zvezde". Është fëmija më i vogël i Janjiqit dhe Danicës. Babai i tij ishte tregtar. Bogulub Kariq ishte mik i ngushtë i Tomislav Nikoliqit dhe Borislav Tadiqit dhe Kishës serbe. Bogulub Kariqi, përpos pasurisë marramendëse, ka shtëpi edhe në rrugën 'Tolstoi 31' dhe ishte fqinji i parë i Mira Markoviqit, bashkëshortes së kryekasapit SLOBODAN MILOSHEVIQI DHE KRYEARKITEKTIT PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE, DOBRICA ÇOSIQIT, që e kanë kopenë në rrugën "Francuska numër 7" në Biligrad...Bogolub Kariq ka qenë edhe bankier i Slobodan Milosheviqit. Në kohën e qeverisjes se Mirjana MARKOVIQIT, bashkëshortes se Slobodan Milosheviqit, ishte ministër pa protokoll dhe ky Bogulub Kariqi, kumbara i Ramiz Kelmendit, kishte themeluar partinë dhe ishte lider i saj që quhej:"POKRET SNAGA SRBIJEBOGULJUB KARIC". Kishte kompaninë "MOBTEL SRBIJA" DHE "PTT SRBIJA". Për shkak të veprave kriminale lëshohet fletë-arresti kundër Bogulub e Sreten Kariqit. Ikën në Rusi te vëllai i Milosheviqit, Borisavi, dhe flitej e shkruhej se fshihej edhe në sarajet e PATRIJARKANËS SË PEJËS NË DEÇAN. E kërkonte Interpoli, por ky ka lëvizur shumë lirshëm në shumë vende të botës... Dhe për t'ia humbur gjurmët të mos kapet nga Interpoli, vëllai i Slobodan Milosheviqit, Borisavi, që ishte ambasador në Moskë, thotë se nuk di dhe nuk e ka parë fare Dragolubin, pos dikur moti e kishte parë Dragomirin... Një kohë ky kriminel, kur strehohej dhe fshihej në Patrikanën e Pejës ruhej dhe paguhej nga shqipfolësit, mjerisht! Ç´është e vërteta, në fillim flitej se ka ikur në Bjellorusi, por më vonë del hapur dhe lajmërohet nga Moska. Dhe, më 30 dhjetor 2016, pas 11 viteve, kthehet në Serbi, bashkë me vëllain e tij, Sretenin. Sreteni ka ikur para Bogulubit për aferën e 'MOBTELIT'... Jemi duke hulumtuar se Ramiz Kelmendi, Devollët dhe këlyshët e tjerë aty rrotull, shqipfolës dhe argatët e tij, a ishin në varrimin e babës se tij, Janjiqit, që u varros në Pejë, më datën 23 tetor!?. Mirëpo, nga burimet e mia që me vijnë, unë kam kërkuar diçka me shkrim, ose ndonjë fotografi se a ishin këta në varrim ose kryeshëndosh, se fjalën ngushëllime nuk e kuptojnë këta, prandaj shenjën e pikësimit (?), më kanë premtuar se do ta sigurojnë!!!(vo1503). Por, sa për dijeni le ta dinë se këta shqipfolës, spiunët, tradhtarët, tellallët që mbanin librezën e LKJ-së, që bridhnin fshat në fshat, mëhallë në mëhallë për të dënuar dhe për të etiketuar shqiptarët me epitete përbuzëse, prokurorët, hetuesit, gjyqtarët... janë të ndjekur në çdo hap për të zbardhur një nga një tradhtinë e tyre antikombëtare dhe faqet e historisë... Ore ju miq! Po a e dini ju një marre të zezë? Langonjtë dhe zagarët shqipfolës që kanë lehur kundër kombit tonë i kanë dërguar nëpër fshatra për të dënuar "nacionalizmin, separatizmin, shovinizmin, irredentizmin... shqiptarë" dhe në anën tjetër serbët kanë bërë sallamadi rreth. 

Kush është RAMIZ KELMENDI, argati serb?

Nëse ke dyshime që po shkruaj, në kofsh burrë, hapi letrat me mua dhe lidhi kijet! Po nuk ta mban se je safi i zier në kazanët e kuzhinave të Beogradit, që nga çorba e tyre e zhupanve dhe vojvodëve, u pasurove haram. Nuk kishe gajle se priteshin shqiptarët me hanxhar e sakicë, kur dhunoheshin femrat shqiptare nga kumbarët e tu serbo-çetnikë... Ramiz Kelmendi është i lindur në fshatin Bllagajë, komuna e Pejës. Është i treti milioner në Kosovë, i pasuruar me mallra serbe, që janë mallra të dyshimta. Miku i kriminelit Bogulub Kariq, që është i ndjekur nga Interpoli për kriminalitet, Ramiz Kelmendi, importon mallra nga Serbia deri në tre miliardë euro në vit. Ramiz Kelmendi vepron lirë në Kosovë, se ky matrapaz e ka vendin në burg, fut në Kosovë mallra që dyshohet se janë kancerogjene, me afate të skaduara, mishin e mykur dhe me baktere dhe askush nuk e merr në pyetje dhe nuk e burgos, sepse njerëzit e pushtuesit që janë ulur në sistemin e gjyqësisë dhe ia kanë zënë frymën me para të pista. Dhe, shih për këtë, ai u zgjodh zëvendëskryeministër dhe menjëherë pushuan hetimet kundër tij. Merreni me mend se si BANDITËT E KANË KAPUR SHTETIN... Pse them se mallrat nga Serbia janë me simptomë kancerogjene? A e dini ju, more miq, more populli im, një gjë, se fabrikat në Serbi kanë linja të veçanta të prodhimit për Kosovë dhe mu për këtë vetëm në Kosovë dhe në Evropë është përhapur kanceri. kanceri është përhapur në Kosovë më tepër se gripi nga mallrat që shpërndahen nga rrjeti 'Elkos' dhe 'ETC',nga kryeargati serb, Ramiz Kelmendi... Për të joshur dhe për të mashtruar qytetarët shqiptarë që të hanë ushqimet e vdekjes, politika serbe përmes zagarëve të tyre shqipfolës; Kelmendi, Devolli, Lluka, Baton Haxhiqi..., mallrat i shesin shumë më lirë se mallrat, ta zëmë që vijnë nga Shqipëria dhe gjetkë, dhe fukarallëku i dërgon në derën e hasmit! A e dini ju, more populli im, se afro 5000 (pesë mijë) cisterna nga Serbia futen me derivate dhe kushedi sa të tjera fshehurazi vetëm nga Veriu i vendit, i dyshimtë nga kualiteti dhe sëmundjet që do ta paguajë shumë shtrenjtë me jetë populli ynë nga këta matrapazë, idiotë, të pafytyrë, spiunë dhe tradhtarë të kombit. Është bandë e krimit të organizuar kundër shqiptarëve, zagarët janë shqipfolës të paguar nga qarqet serbiane... Pra, Ramiz Kelmendi është bërë milioner, ose miliarder në saje të lidhjeve të ngushta me Serbinë deri te zinxhiri komandues i kasapit që preu shqiptarët, Slobodan Milosheviqi, që do t'ia zbërthejmë më poshtë një nga një dhe fije për pe. Ky bandit që punon në favor të Serbisë ishte i pari që solli mallra nga Serbia dhe shkatërroi deri në themel ekonominë e Kosovës, sa e sa miliarda ka fituar Serbia nga Kosova. Po çka fitoi Kosova nga Serbia, nga ky hajn, matrapaz, kriminel? Ti bashkëpunëtori i hajnit dhe kriminelit Bogulub Kariq, Ramiz Kelmendi, në saje të respektit të vëllait tënd, Bogulubit, edhe emrin nuk ia ndërrove kompanisë 'ETC'. Çka do të thotë fjala ETC? Ekonomski Trgovinski Centar dhe në këtë zinxhir "trgovinski" sa ka hise Bogulubi, sepse mbi 80 % të mallrave i merr nga Serbia. Mendon se s'i di populli, nuk i di këto marrëzira kundër shqiptarëve vetëm e vetëm për të trashur xhepin tënd, e hairin mos ia pafsh! Populli e di se ti je një kriminel i errësirës serbe për futjen e mallrave serbe në Kosovë dhe gjithandej ku flitet shqip. Dale-dale se juve që keni dalë nga stanet e Kalemegdanit do t'ju vijë fundi. Dora e mallkimit do t'ju ndjekë deri në varr! Në fund të fundit, Bogolub Kariq dhe Beogradi hapur kanë pranuar se bashkëpunojnë me xhambazët dhe bashkëpunëtorët e tij; Ramiz Kelmendin dhe Ekrem Llukën. Bashkëpunimi i Bogulub Kariqit, mikut më të ngushtë të Slobodan Milosheviqit, kasapit që vrau mijëra shqiptarë me Ekrem Llukën i lidh me "Mobtel" dhe "Mobikos"(bins).... Pra, Ramiz Kelmendi, Ekrem Lluka, ishin të lidhur ngushtë me kriminelin Bogulub Kariq, miku më i ngushtë i Slobodan Milosheviqit, që vrau mijëra shqiptarë, dhunoi seksualisht mijëra femra shqiptare, Bugulub Kariq ishte edhe lider i partisë antishqiptare: "POKRET SNAGA SRBIJE"... (Vijon) Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

 

(Kosova Sot)