Pavarësinë e Kosovës po e dorëzojnë në tavolinë udhëheqësit tradhtarë

Pavarësinë e Kosovës po e dorëzojnë në tavolinë udhëheqësit tradhtarë
  • 07 October 2015 - 09:43

Letër e hapur partive politike dhe medieve të Kosovës, shkruar nga grupi i biznesmenëve të Kosovës

Hani paratë e vjedhura o mjeranë të fëlliqur

Është momenti i fundit apo më mirë të themi se ky moment ka kaluar që të zgjohemi të gjithë nga gjumi pa përjashtim, i madh e i vogël, akademikë, intelektualë, veprimtarë, punëtorë studentë e nxënës. Serbia humbjen e luftës po e rikthen me fitore kolosale në paqe. Nuk është parë askund në Botë që Lufta e humbur të kthehet në Fitore vetëm për 15-20 vite. Kjo bëhet duke iu falënderuar një grusht njerëzish që me mendjelehtësinë e tyre dhe shpirtëngushtësinë, interesave të vogla vetjake dhe frikës se do të poshtërohen për atë që e kanë bërë me vetëdije e varrosën ëndrrën shekullore të gjeneratave të tëra

Strategjia dhe planet e Akademisë së Shkencave të Serbisë po ndihmohen nga akademikët e intelektualët nga Rusia, Greqia, si dhe emrat më eminentë me origjinë serbe, që veprojnë dhe punojnë në Amerikë, Kanada, Evropë.

Akademia e Shkencave të Serbisë, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë u mblodh dhe me mbledhje-mujore, e ndihmuar nga intelektualë serbë nga mbarë bota filloi të përpilojë strategjinë e fitores në Kosovës të humbur në luftë, që ta rikthejë në paqe. Jetësimi i strategjisë së planifikuar filloi menjëherë pas luftës. Kontaktet me UNMIK-un, KFOR-in dhe të gjithë të tjerët që vepronin në Kosovë filluan menjëherë pas përfundimit të luftës. Derisa ne festonim fitoren, intelektualët serbë punonin që ta rikthejnë të humburën. Vitet kalonin e kosovarët festonin duke mos punuar as edhe një sekondë të vetme për të ardhmen. Ata punuan pa plan, strategji dhe asnjë koncept të vetëm për të ardhmen, duke u përkulur deri në gjunjë para faktorit ndërkombëtar dhe duke treguar servilitet të skajshëm pa pikë dinjiteti.

Serbët përcillnin çdo lëvizje të burrështetasve të Kosovës

Ata që u kyçen në aparatin shtetëror, vrapuan shpejt e shpejt që të marrin lloj-lloj diploma, master e doktoratura që si vagabondë ta udhëheqin shtetin në vend se të ishin të shkolluar. Intelektualët serbë punonin dhe krijonin lidhje të afërta me të gjithë ndërkombë- tarët e kyçur në Kosovë. Informatat e hollësishme që merrnin nga agjentët e tyre në Kosovë (e dimë se kanë pasur dhe kanë një numër të madh të agjentëve të tyre në tërë Kosovën) përcillnin, përgjonin çdo lëvizje të burrështetasve kosovarë (që filluan të vjedhin, keqpërdorin paratë e popullit e mijëra veprime të tjera kriminele) duke i ndarë ato të dhëna me ndërkombëtarët për veprimet e hajdutëve shtetërorë kosovarë. Ndërkombëtarët mblidhnin shënime dhe të njëjtat i përdornin (me direktiva të ndikuara nga lobi serb) për t'i kushtëzuar pushtetarët kosovarë, të cilët sillnin vendime herë nga frika e herë nga mosdija e të shumtën e rasteve kushtëzimet e MIZËS NDËR KAPUQ, duke përdoruar thënien e njohur KËSHTU THONË NDËRKOMBËTARËT, MIQTË TANË (miqtë tanë vikendin e kalonin në Maqedoni apo Serbi-me dreka darka-ahengje e jo me kosovarë!).

U votua plani famëkeq i Ahtisarit, u shpall Pavarësia!

Nënshkrimi për bashkësinë e komunave serbe, telefoninë dhe energjetikën Humbje e Pavarësisë së Kosovës.

Akademia e Shkencave e Serbisë fundosi pavarësinë e Kosovës

Strategjia e Akademisë së Shkencave të Serbisë shënoi fitoren kolosale me nënshkrimin e të cekurave më lart, duke fundosur një herë e përgjithmonë pavarësinë e Kosovës, të dorëzuar në tavolinë nga një grup i vogël personash që nuk turpërohen ta quajnë veten shqiptarë dhe të mburren me tradhtinë që ia bënë kombit dhe Kosovë. Ja argumentet e kërkuara nga Isa Mustafa dhe mentori i tij Hashim Thaçi? Kosova mbetet pa buxhet Strategjia e Akademisë së Shkencave të Serbisë në detaje u jetësua nga udhëheqësia e Serbisë, e cila e zbatoi dhe arritën ta përpilojë dhe nënshkruajë dokumentin për kapitullimin e Kosovës. Në praninë e grushtit të vogël njerëzish të vegjël që tërë kohën zgërdhihen si në Bruksel, po ashtu edhe kudo që janë, me buzëqeshjet e tyre të mjera shizofrene! Dihet se 80% e buxhetit të Kosovës vilet nga Doganat e Kosovës! Kosova më nuk do t'i ketë këto të ardhura, sepse të hyrat nga Doganat e Kosovës do t'i marrin serbët. As një pikë doganore në Kosovë nuk do të ketë më doganimin e mallrave në pikat doganore në Merdare dhe doganat e tjera do të shërbejnë vetëm për kalimin e veturave të vogla. Mallrat dhe i gjithë importi i mallrave do të bëhet 90% e vetëm në Mitrovicë- Zubin Potok-Kollasin. Të gjithë tregtarët që punojnë me mallrat e konsumit të gjerë, material ndërtimor dhe të gjitha mallrat e tjera do të jenë të detyruar NGA PRODHUESIT-FABRIKAT NË SERBI që të kalojnë doganën, vetëm në pikën doganore në Mitrovicë, përndryshe nuk do t'ua shesin mallrat. Importuesit e mallrave nga shtetet perëndimore si Sllovenia, Kroacia etj. me rastin e hyrjes në Serbi do t'u shënohet në dokumentacion se mund të HYJNË NË KOSOVË vetëm në Pikën Doganore në Mitrovicë. Po nëse dikush nga tregtarët dhe transportuesit-ndonjë patriot (nuk dimë a ka të tillë) me ngulm do të shkojnë në Merdare, do të presin (në pikën kufitare nga ana e Serbisë) disa ditë apo javë dhe në fund edhe këta patriotë do të detyrohen të shkojnë e të kalojë në pikën doganore në Mitrovicë, ku kalimi është i shpejtë e i lehtë me korrupsion, me të gjitha, që janë pjesë përbërëse e kalimit. Kështu që Kosova nuk do të ketë buxhet, kurse serbët do të kenë të gjitha të ardhurat e doganave!

Marrëveshja për telefoninë, fundi i 'Vala 900'

Marrëveshja për telefoninë është një marrëveshje që lë pa punë me mijëra punëtorë e që pasurojnë shtetin serb. Në momentin kur fillon punën provajderi i ri serb në Kosovë, 'Ipko' dhe 'Vala' nuk do të ekzistojnë. Sepse ai i Serbisë do të ketë çmimet shumë e shumë e herë më të lira dhe populli blen ku është më lirë. Kështu që 1 milion abonentë të 'Valës' nuk do të jenë më! Po qe nevoja, Serbia do të punojë edhe me humbje vetëm e vetëm ta varfërojë sa më shumë popullin e Kosovës, i cili do të detyrohet të fillojë t'i shesë tokat dhe shtëpitë e veta me çmim të papërfillshëm.

Kisha Ortodokse në Kosovë pushtet mbi pushtet

Aty ku ka kishë pushteti i Serbisë, e kisha ka gjithandej Kosovës. Me strategjinë e Akademisë së Shkencave të Serbisë, kisha ka gjithandej Kosovës. Me strategjinë e Akademisë së Shkencave të Serbisë është menduar që të gjitha kishat e Kosovës të rindërtohen, zmadhohen. Duhet patjetër që të gjitha tokat rreth kishave të popullohen nga serbët. Kjo bëhet me blerjen e tokave të shqiptarëve që i kanë në pronësi së paku në rrethinë 3-5 kilometra afër kishave. Duke e ditur se Bashkësia e komunave serbe do të ketë të ardhura marramendëse, atëherë edhe kanë mjete për t'i blerë tokat rreth kishave, qyteteve dhe fshatrave të banuara me popullatë serbe. Nuk do të ketë serb të papunë në Kosovë, të gjithë do të punësohen. Kisha e Madhe me katër objekte përcjellëse në oborrin e Universitetit të Prishtinës së shpejti si pikë e veçantë e negociatave në Bruksel. Shumë shpejt si pikë e veçantë do të jetë Kisha ortodokse në qendrën universitare dhe katër objekte përcjellëse përreth saj me hapësirë të përgjithshme prej 7 hektarësh. Dhe, sipas të gjitha gjasave, zotëri Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do ta nënshkruajnë pa pikë turpi edhe këtë se: KËSHTU KANË THËNË SE DUHET MIQTË TANË NDËRKOMBËTARË.

Marrëveshja për energjetikën

Sipas strategjisë së Akademisë së Shkencave të Serbisë në Gazivodë (Ujman) së shpejti do të fillojë ndërtimi i një hidrocentrali të madh, i cili do të VARROSË termocentralet e Kosovës, sepse nuk do të ketë ujë të mjaftueshëm për ftohjen e turbinave për prodhimin e rrymës. Është menduar (sipas Akademisë) se Serbia doemos duhet të jetë pronare e termocentralit të ri 'KOSOVA E RE', pa marrë parasysh koston dhe pa marrë parasysh se a do të bëjnë këtë punë me kompani ruse, franceze, gjermane etj., e cila KINSE do të fitojë tenderin për ndërtimin e eksploatimin e këtij termocentrali dhe lëndës së parë. Serbia duhet të posedojë të gjitha resurset energjetike dhe të minierave në Kosovë. Ata kanë strategji dhe me nënshkrimin e Bashkësisë së komunave serbe fillon jetësimi i strategjisë së Akademisë së Shkencave të Serbisë.

Zgjohuni nga gjumi!

Është momenti i fundit apo më mirë të themi se ky moment ka kaluar që të zgjohemi të gjithë nga gjumi pa përjashtim, i madh e i vogël, akademikë, intelektualë, veprimtarë, punëtorë studentë e nxënës. Serbia humbjen e luftës po e rikthen me fitore kolosale në paqe. Nuk është parë askund në Botë që Lufta e humbur të kthehet në Fitore vetëm për 15-20 vite. Këtë e shohim me luftën e humbur të Serbisë dhe fitoren e së njëjtës në Paqe. Duke iu falënderuar një grusht njerëzish që me mendjelehtësinë e tyre dhe shpirtëngushtësinë, interesave të vogla vetjake dhe frikës se do të poshtërohen për atë që e kanë bërë me vetëdije e varrosën ëndrrën shekullore të gjeneratave të tëra që me vuajtje, sakrificë e mijëra viktima e mijëra vite burgime e poshtërime, dhunime i përjetuam për të arritur në këtë ditë, për të qenë vetvetja në tokën e vetë me gjuhën, doket e zakonet e veta. Kjo ëndërr zgjati shumë shkurt vetëm 15-20 vite. E gjitha humbi, u tret shumë shpejt e PSE? Për të vjedhur disa milionë, për t'i bërë dy- tri vila e dy tri vetura një grusht i vogël idiotësh që veten e quajnë udhëheqës, burrështetas, akademikë. Hani paratë e vjedhura o mjeranë të fëlliqur. E keni vjedhur fukaranë, mësuesin, mjekun, policin e minatorin e mjerë. Keni vjedhur kafshatën e fëmijëve të mjerë. Po e shitni Kosovën, po e shitni. Sakrificën e këtij populli me pak e shumë para dhe mirëqenie të familjeve tuaja. Bëhuni një herë një jetë Trima o ju që trimërinë në gojë e keni por për të asgjë nuk dini. Turp, turp turp!!! *Jemi të indinjuar në Akademinë e Shkencave të Kosovës, të cilët si pleq të strukur kanë rënë në gjumë dhe vetëm mendojnë si të fitojnë ndonjë euro më shumë, të hanë ndonjë drekë apo darkë dhe të strukën si minj në birën e tyre të quajtur shtëpi me kopshte të bukura duke u marrë me kultivimin e luleve trëndafilave e mustafilave derisa Akademia e Serbisë punon natë e ditë! * Jemi të indinjuar që opozita nuk sheh, nuk ka kurrfarë informate se çfarë përgatit armiku, pomerren me vetveten e me poteza fëmijërorë duke mos i treguar popullit se pse e kundërshtojnë Qeverinë, e cila do ta humbë Kosovën në Paqe. * Jemi të indinjuar me mediet e sidomos shtëpitë televizive që janë bërë papagall të së njëjtës Këngë, pa pasur ide se si ndihmohet shteti, populli. Ku janë tryezat e rrumbullakëta të dijetarëve tanë në Shqipëri e Kosovë, ku është tash Kadareja e Qosja që merren me shkrime e mendime të mëdha për të mbrojtur kauzat vetjake e jo për të bërë diç më shumë këta vorra që janë (kinse) nderi i kombit. Për HUMBJEN E KOSOVËS NË PAQE duhet të merren këta të dy më shumë se të tjerët apo duhet të shikojnë dramën që është duke u shfaqur!

Letrën e hapur e shkroi:

Grupi i biznesmenëve kosovarë

Informatat e marra nga miqtë e Kosovës nga Sllovenia, Kroacia dhe pjesëtarë të Akademisë së Shkencave të Serbisë që janë kundër pushtetit të Millosheviqit që tash udhëheq Serbinë. Letra u dërgohet partive dhe medieve me anë të postës me zarfe, për shkak të konsekuencave që mund t'i kemi nga pushteti aktual. Ps. Letra u është dërguar këtyre partive politike si dhe këtyre medieve

1. AAK

2. LDK

3. PDK

4. LËVIZJA 'VETVENDOSJE'

5. NISMA

 

1. RTK

2. TV 21

3. KLAN KOOSOVA

4. KTV

5. KOSOVA SOT

6. KOHA DITORE

7. TRIBUNA

8. ZERI

9. PORTALI TELEGRAF