Reagon nëndega e LDK-së në Zvicër: Nuk e pranojmë diktatin nga Prishtina

Reagon nëndega e LDK-së në Zvicër: Nuk e pranojmë diktatin nga Prishtina
  • 07 October 2015 - 12:18

Deklarata e Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, se kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani nuk është legjtim, dhe se Kryesia e LDK-së në Prishtinë e njeh si kryetar legjitim z. Haki Latifi, ngjalli indinjatë të thellë te Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, si dhe te anëtarësia e saj, andaj reagon ashpër ndaj kësaj deklerate tipike komuniste me sa vijon:

Shefqet Dibrani është zgjedhur kryetar legjitim me votën e fshehtë në Kuvendin VIII zgjedhor në një garë fer dhe shumë demokratike, e cila është zhvilluar në dy raunde. Në raundin e parë kanë garuar katër kandidatë, ku dy prej tyre janë eliminuar, Ahmet Hasani dhe Haki Latifi, ndërsa në raundin e dytë kanë shkuar Shefqet Dibrani dhe Arif Baftiu, ku bindshëm fitoi Shefqet Dibrani. Për neve Kryesinë dhe anëtarësinë e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, që nga ai moment dhe deri në zgjedhjet e ardhëshme, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër do të jetë Shefqet Dibrani. Kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër e përcakton vota e lirë dhe jo dekretet e Kryesisë Qendrore nga Prishtina.

Kjo mënyrë e veprimit ngjason në partitë moniste, të cilat kanë dekretuar kryetar servil, kështu ka vepruar edhe Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, duke bërë përpjekje për ta dekretuar Haki Latifin, i cili në atë Kuvend i ka fituar vetëm 25 vota, deklasim që ia kanë bërë të 97 delegatët e Kuvendit  VIII zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. Ju kryetar, me ambicie uzurpatore, dhe ju Kryesi diktatoriale, duhet njëherë e përgjithmonë ta dini se me Degën e LDK-së në Zvicër nuk mund të veproni me diktate, sepse ne këtu jetojmë në një shtet demokratik, ku vota është e shenjtë dhe e paprekshme.

Ne nuk veprojmë sikur ju që vepruat në Kuvendin  VIII zgjedhor, në Prishtinë, ku me forca policore dhe me ndihmën e SHIK-ut bllokuat delegatët nga Dega e Gjermanisë dhe e Zvicrës, ku me puç uzurpuat LDK-në e Ibrahim Rugovës, duke e vendosur në krye të saj një uzurpator, i cili dëshmoi edhe një herë se ai nuk do të ndryshojë, por është po ai, i njëjti, siç ishte në krye të LKJ-së. Ju diktatorë në Prishtinë nuk mund të na urdhëroni se kë duhet ta kemi kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër, sepse ne këtu jemi të pavarur nga ju matreialisht.

Ne punojmë, dhe me djersën tonë jetojmë dhe mbajmë familjet tona, madje nga kjo djersë ju kemi dhënë edhe juve atje, he Zoti ua mallkoftë çdo cent që jua kemi dhënë. Ne pikërisht për këtë arsye jemi të fortë, sepse veprojmë me xhepin tonë, dhe se nuk jemi të varur nga ju, siç janë ata në Kosovë, dhe i keni shndërruar në robër tuaj. Nënega e LDK-së në Wilisau u bënë apel të gjitha degëve dhe nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe mërgatë që mos të heshtin, por ta ngritin zërin e tyre kundër këtyre degradimeve dhe devalvimeve që po i bëhen LDK-së së Ibrahim Rugovës, nga kjo klasë e ndyrë diktatorësh, e cila e ka shëndrruar LDK-në në një parti të tipit komunist, mu ashtu siç është në krye të saj diktatori modern Isa Mustafa. Me respekt, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau.