Tregoni sa xhami i keni djegur dhe shkatërruar ju?!

Tregoni sa xhami i keni djegur dhe shkatërruar ju?!
  • 08 October 2015 - 09:48
Shkruan: Ragip Guraziu

Letër e hapur presidentit serb, Tomislav Nikoliq

Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë

Ju gjatë luftës i keni djegur dhe rrafshuar të gjitha xhamitë në Kosovë. Keni vrarë e masakruar dhe në fund i keni dëbuar qytetarët shqiptarë të Kosovës nga trojet e veta. Dhe, kjo është arsyeja që në Hagë i keni kriminelët tuaj, që vuajnë burgun, e tani jeni shpallur edhe shtet kriminal. Ju dini vetëm krime e gjenocide të bëni, sikurse keni bërë edhe në Bosnje ndaj boshnjakëve

Keni thënë se Serbia vazhdon përpjekjet për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Keni shkuar aq larg sa keni thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj dhe çdo gjë në Kosovë, përfshirë edhe territorin, që nuk mund të jenë të Kosovës, por vetëm serbe.

Keni thënë “po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”.

Keni thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.

Sipas jush, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.

Përgjigjja: Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

Asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës Serbisë dhe pikë. Duhet të jenë në dijeni e gjithë bota e civilizuar se te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptar. Republika e Epirit është shumë më e gjerë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Arvanitasve të Greqisë, që flasin shqip.

Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashkë me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”.

Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Mos të harrojnë se në të gjithë librat e shenjta fetare shkruan:''Zoti i Madh ka thënë, e huaja kurrë nuk bëhet e jotja''. Mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë më se të vërteta e permanente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë iniciuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878. Këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mban nën dhunën e saj. Zaten, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i paparë, prej të qenit “toka shqiptare”, dhe ndonjërën nga këto treva, si p.sh.“Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë

Serbia kërkon të bëjë me veriun e Kosovës siç bëri Rusia me Krimenë, sado që nuk është krejt e saktë dhe aq më pak nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë, sepse Kosova ka qenë që prej gjenezës së vet tokë pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoherë ka mbetur diametralisht tokë antiserbe. Kundër kësaj nuk pushojnë “planet serbe”, për një “intervenim ushtarak”, sepse Serbisë nuk i ndalen uritë për humbjen gjak të shqiptarëve që janë kundër luftës e që vonë luftojnë, por që sundohen nga një kastë e piunëve të Serbisë, që është vënë në “krye” të udhëheqjes së Kosovës.

Kjo kastë, e vënë në kokë të udhëheqjes së Kosovës, ka mësuar të jenë ashtu siç duan armiqtë tanë, të jenë “politikanë” të veçantë të tregtisë me tokën shqiptare. Atë tokë të shenjtë ua ka lënë trashëgim gjyshi, stërgjyshi, babagjyshi e baba që ta ruajnë si sytë e ballit, e jo ta shesin. Kosova nuk ka tokë për të ndarë më....

Kosova nuk krahasohet me Krimenë dhe nuk është Krimeja, por është Republikë e Kosovës dhe kufiri i saj nuk mund të prishet, edhe pse serbët janë të ardhur përmes kolonizimit masiv gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre për shtati. Dihet se serbët janë shumë pak në Republikën e Kosovës dhe shqiptarët janë mbi 82% të popullsisë. Nuk ka mundësi që ta quajnë “shtet multietnik”, por me tendenca raciste të atyre që vendosen mbi Kosovën. Serbia të shet e nuk blen dhe e ruan kohën kur t`i vijë për blojë. Tani jemi në shekullin 21. Kolonizimet e shumta të tyre i kemi mundur me gjakderdhje, vrasjeve kriminele e të pashpirt të serbëve. Ata që tani e përgatisin “luftën e tretë botërore” dhe askush nuk e vëren. Gjarpërinjve u duhet gjakderdhje e re. Ata janë të fshehtë, dinakë dhe të pabesë…

 Te ”Molla e Kuqe”

Te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptar. Republika e Epirit është shumë më e gjerë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Arvanitasve të Greqisë, që flasin shqip. Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashkë me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndan në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te “Molla e Kuqe”. Jo larg nga atje, është gjymrikana e ‘Mollës së Kuqe’, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngulën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit. Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i ‘Mollës së Kuqe’, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Shprehja te “Molla e Kuqe” ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e thënë me lot në sy, për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur është ngopur toka. Në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe dhe të rriten e të zhvillohen pemë, nga të cilat do të lulëzonin e hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe, si të gjakut.

Populli nga nostalgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valë e i nxehtë edhe i fëmijëve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqve të përgjakur”, etj. Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.

Serbia i ka borxh Kosovës një territor më të madh, sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë myslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebrenje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit.

Ta dinë serbët se po të marrin një copë toke nga toka e shenjtë e Kosovës i thyejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prapë deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantrabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë se na ka ardhur deri në fyt!

Nuk do mend se propaganda serbe, se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb - BIA.“Skenar ogurzi kanë përgatitur krerët ushtarakë dhe inteligjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në disa mediume të shkruara dhe elektronike të Kosovës.

Lufta e tretë botërore pretendohet një Serbi e madhe...

Të mendosh se mund t’i sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme

Si do të duket lufta e tretë botërore, apo do të mund të bëhet Serbia e madhe...“Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës së shteteve anëtare të NATO-s se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”, thuhet në shkrimin e marrë prej “tesheshi”. “Në këtë raport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht se është më i ruajturi në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është i strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga rojet të veshura me rrobe civile”. Dhe, burimi ndërkombëtar, që mund të jetë i pabazuar, e përcjell këtë informacion, duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa të banimit nëpër qendrën e Nishit, është për sulmimin e armatosur të shqiptarëve në këto rajone, pra në “luginën e Preshevës” , të thënë më mirë në rrethin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe kthimin e tyre nëpër territore e vjetra të rajonit të Nishit. Kjo, në të vërtetë, duket se është një propagandë serbe.

 

Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurt nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vendosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyjnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund t’i sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse ‘Bonstill’-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjerë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastrofale për ta.

Autori është gazetar, analist i pavarur.