Le ta di bota mbarë se Serbia është shtet i marrë!

Le ta di bota mbarë se Serbia është shtet i marrë!
  • 10 October 2015 - 10:35

Shkruan: Halim Hyseni

Letër e hapur bashkësisë ndërkombëtare

Në vitin 1993 iu kam drejtuar UNESCO-s me një letër për krimet serbe të bëra mbi popullsinë shqiptare në Kosovë

Ivica Daçiq i përmend kishat dhe manastiret që i quan serbe, por nuk i përmend xhamitë dhe kishat katolike të shkatërruara nga forcat e tij

Dje në Elbasan Arenë, do të duhej të luhej një ndeshje normale e futbollit, ndërmjet dy kombeve dhe shteteve fqinje, që do të duhej të ishin miqësore. Por, nuk është asnjëherë kështu, sepse Serbia nuk është shtet normal, nuk është shtet civilizues dhe human. Është shtet gjakatar, vrasës, shtet i marrë. Serbët çdo herë janë munduar të gënjejnë, inskenojnë, të lozin rolin e viktimës vetëm e vetëm që me gënjeshtra t'i paraqesë shqiptarët si barbarë, jocivilizues dhe të egër. Është ky një mekanizëm mbrojtës psikologjik kolektiv, që njihet me emrin projeksion. Sipas këtij mekanizmi mbrojtës, vetitë personale që një individ apo një kombi që vetë i ka të ngulitura në nënvetëdije ia përshkruan personit dhe kombit tjetër, të cilin duhet ta luftojë, duke u përpjekur për ta shfarosur dhe për t'ia grabitur hapësirën jetësore. Është ky një arketip, shtrat kolektiv i bartur gjeneratë pas gjenerate te populli serb nëpërmjet nacifikimit dhe ksenofobisë, që ka shërbyer dhe shërben për të ngjallë dhe lartësuar deri në irracionalizëm nacionalizmin, shovinizmin, racizmin dhe gjakpirësinë që tejkalon edhe natyrën e shtazëve më të egra gjakatare. Këtë egërsi populli iliro-shqiptar e ka përjetuar nga ardhja e tyre në Ballkan deri me ditën e sotme. Kjo egërsi nuk është shpikje e shqiptarëve, as vlerësim i imi, sepse haptas po e them se unë nuk ndiej urrejtje ndaj popullit serb, por ndaj ideologëve mizantropë elitarë të përqindjes më të madhe të "shkencëtarëve", klerikëve ortodoksë serbë, të cilit i bekojnë të rinjtë serbë për të bërë masakra, të cilat i bënë vetëm Shteti i ISIS-it, të kujtojmë masakrën në Prapashticës më 1921, masakrën në Tivar, Masakrën në Bihor, masakrën në Reçak, Izbicë, Poklek, Likoshan, Prekaz, Suharekë, Meje, Krushë, Rogovë, Gjakovë, Podujevë, Qyshk, Mitrovicë, Orllan, Fushë Kosovë etj., mbi 20000 gra shqiptare të dhunuara, mbi 1300 fëmijë kosovarë të vrarë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë e shumë e shumë të bëma të panumërta shtazarake mbi popullin tonë shqiptar. Është kjo ideologji e politikanëve të kriminalizuar serbë Vuçiq, Daçiq, Nikoliq, por është konstatim shkencor i evidentuar dhe i pohuar nga humanistja Edit Durham, e cila nuk ka qenë shqiptare, por angleze. Dinakëria e politikës serbe bazën filozofike e ka në mashtrim, insinuata, inskenime dhe gënjeshtra. Duke e keqpërdor fuqinë e edukatës dhe të arsimit (anët diabolike të këtyre fenomeneve shoqërore, të cilat nuk do të duhej të çonin në satanizim, por bërjen e njeriut - njeri) për qëllime politike, ekspansioniste dhe hegjemonizëm patologjik dhe gjakpirës, shkenca, arti dhe kultura serbe gënjeshtrën e kanë ngritur në nivelin e mitit.

Gënjeshtra, filozofia themelore e diplomacisë serbe

Ky titull nuk është zbulimi i imi, as i shqiptarëve. Këtë e ka thënë ideologu i nacionalizmit ekstrem serb, shkrimtari i ndjerë i shquar dhe antishqiptari i përbetuar Dobrica Qosiq. Ky në romanin e tij të njohur "Deoba" (Ndarja) ndërmjet të tjerash shkruan: "Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Në gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive". Po e vërtetë. Kështu është. Por, ky ka harruar të thotë se gënjeshtra, mashtrimi, inskenimi, atribute të kujt janë? Sigurisht, se ky e ka thënë me zemër e shpirt, sepse ashtu e kanë ndier dhe ashtu është. Por, të gjithë ata që kanë vlera njerëzore e dinë se gënjeshtra, mashtrimi, inskenimi janë atribute të djallit, demonit, apo shkurt e shqip, dreqit. Po i kthehemi ndeshjes, mediet serbe që nga arritja në Tiranë manipuluan dhe krijuan problem me gjoja rrezikimin lojtarëve. Qeveria serbe dërgoi edhe një notë. Kërcënoi se do të kthehen, dhe se nuk do të zhvillojnë ndeshje. Të gjitha këto ishin një skenar mashtrimi i veshur me vellon e gënjeshtrave fantastike serbe. Sigurisht që shërbimi sekret ka dërguar edhe njerëz të vet për të kontribuar që shteti shqiptar dhe shqiptarët të nxihen sa më shumë. Ata nuk turpërohen për thirrjet e dhjetëra mijëra tifozëve serbë "Vrisni, preni shqiptarë". Deri më sot nuk dëgjova asnjë politikan, asnjë intelektual serb, asnjë udhëheqës ndërkombëtar që të gjykojë këtë racizëm të shfrenuar. Për çudi as në bisedat në Bruksel nuk përmendet ky racizëm i kulluar. Nga sjellja e këtillë objektivisht po del se thirrjet e këtilla nuk janë një gjë e dënueshme. Nuk po kuptohet apo nuk dëshirohet të kuptohet se thirrje e këtilla kundër shqiptarëve janë thirrje kundër species njerëzore.

Daçiq, Kosovën e krahason me ISSIS-in, por harron se në Kosovë, ky me ushtrinë e tij ka bërë me keq se atë që po bën ISIS-i sot

Në një letër dërguar UNESCO-s, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, krimineli Daçiq, përdor sërish mjetin nacional - gënjeshtrën për të krijuar konfuzion në UNESCO për gjoja shkatërrimet e trashëgimisë kulturore historike serbe. Ky në këtë rast gënjen për numrin e objekteve të shkatërruara të kishave dhe të manastireve, të cilat nuk janë serbe, por janë trashëgimi e përbashkët e popujve që kanë jetuar këtu me shekuj. Këto objekte sa janë serbe, aq janë shqiptare, sepse i kanë ruajtur vojvodët shqiptarë, emra dhe fotografitë e të cilëve i ka edhe Daçiqi. Nëse nuk i ka, ia dërgojmë ne. Askush nuk do të rrezikonte jetën për të ruajtur mallin e huaj. Vojvodët shqiptarë i kanë ruajtur objektet e tyre, të cilat shteti serb pati dëshirën t'i uzurpojë, për të dëshmuar pronësinë mbi Kosovën, e cila asnjëherë nuk ka qenë serbe. Daçiqi, si i paarsimuar që është, nuk e di çka janë mekanizmat mbrojtës psikologjikë, andaj Kosovën, ky e krahason me ISISin. Ky nuk e kupton se ky është projeksion që ia përshkruan Kosovës atributin - tiparin e vet dhe të shtetit vetë. Ky i përmend trazirat e viti 2004, por nuk e tregon cili ishte shkaku i këtyre trazirave. Ky i përmend kishat dhe manastiret që i quan serbe, por nuk i përmend xhamitë dhe kishat katolike të shkatërruar nga forcat e tij. Më në fund ia kujtoj Daçiqit, që unë personalisht në vitin 1993 iu kam drejtuar UNESCO-s me një letër për krimet serbe të bëra mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Dëshmi për këtë është përgjigja e UNESCO-s dërguar në adresën time.