Fuqia e lobit izraelit në SHBA është më tepër një mit

Fuqia e lobit izraelit në SHBA është më tepër një mit
  • 13 October 2015 - 15:20

Shkruan: Shlomo Ben-Ami

Komiteti amerikano-izraelit për marrëdhënie me publikun, në rënie e sipër  

Komiteti nuk kishte gisht në luftën e Bush-it në Irak

Mosmarrëveshjet në lidhje me marrëveshjen me Iranin ka gjasa që të jenë momente vendimtare për hebraikët amerikanë, në mesin e të cilëve janë formuar ndarje të mëdha

Fuqia për lobim e komitetit amerikan-izraelit për marrëdhënie me publikun në SHBA është e pamohueshme. Por, aftësia e supozuar e komitetit për t’i kontrolluar vendimet politike në SHBA është një mit, i kultivuar nga miqtë dhe rivalët. Në fakt, falë kryeministrit izraelit, Binyamin Netanyahu, ndikimi i komitetit është në rrezik, edhe pse vetë Netanyahu do të jetë mirë. Pohimet për ndikimin e komitetit për një kohë të gjatë i kanë dhënë formë analizës së politikës së jashtme të Amerikës. Për shembull, Steve Walt dhe John Mearsheimer, në esenë e famshme të tyre ‘The Israel Lobby’, kanë pohuar se komiteti ka prodhuar luftën në Irak. Por realiteti është shumë më pak ogurzi: në atë rast, komiteti shumë pak ka pasur ndikim në valën për sulm të lëshuar nga presidenti president George W. Bush dhe zëvendësi i tij, Dick Cheney. E vërteta për komitetin është zbuluar para pak kohësh si për publikun ashtu edhe për vetë grupin. Pasi që është futur nga ana e Netanyahu-t në një luftë që nuk mund të fitohet kundër administratës së Obama-s në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, komiteti tani është duke u shkatërruar nën peshën e arrogancës së tij. Në fakt, komiteti kurrë nuk e ka mundur kundërshtimin e vendosur nga një president amerikan, veçanërisht në çështje të kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai dështoi në ndalimin e Jimmy Carter-që t’i shesë aeroplanë ushtarakë Arabisë Saudite në vitin 1978, ose që ta parandalojë Reagan-in që t’u dërgojë aeroplanë zbulues sauditëve tri vjet më vonë. Dhe ishte beteja e tij e vitit 1991 me presidentin George H.W. Bush në lidhje me lidhjen e një kredie amerikane për Izraelin me mbështetjen e kryeministrit Yitzak Shamir për konferencën e paqes në Madrid, ajo që përfundoi me humbje. Me këtë histori, komiteti është dashur ta dijë se përpjekja e tij, në bashkëpunim me kundërshtarët republikanë të Obama-s, për ta bllokuar marrëveshjen me Iranin (njëra ndër arritjet më të rëndësishme të Obama-s) do të dështojë. Po, Obama madje ka përdorur një taktikë të ngjashme me atë të George H.W. Bush-it për të dalë fitues.

 

Mijëra lobe në korridoret e kongresit amerikan

Ashtu siç denoncoi haptas Bush-i se mijëra lobe janë duke punuar në korridoret e Kongresit amerikan kundër një interesi vital kombëtar, Obama tha në një konferencë se kritikët e tij do ta kundërshtonin çdo marrëveshje me Iranin dhe e ka theksuar fushatën reklamuese të komitetit që ka kushtuar 20 milionë dollarë me qëllim të kundërshtimit të marrëveshjes. Ai gjithashtu e ka vënë komitetin në kategorinë e njëjtë me republikanët të cilët ishin përgjegjës për futjen e SHBA-së në luftë kundër Irakut. Për komitetin, i cili tradicionalisht është mbështetur në koalicionin e gjerë të forcave sociale dhe politike në SHBA të cilat e shohin sigurinë e Izraelit si çështje morale, por edhe vitale të interesit kombëtar – kjo nuk është një humbje e vjetër. Kryqëzata e mbështetur nga republikanët kundër një marrëveshjeje të rëndësishme të ndërmjetësuar nga një president demokrat, me mbështetje të madhe të partisë së tij, ka kërcënuar fondacionet dypartiake të çështjes së Izraelit në SHBA. Natyrisht, marrëveshja bërthamore ka përfshirë më shumë sesa vetëm SHBA-në dhe Iranin. Komiteti e ka kundërshtuar një marrëveshje ndërkombëtare të cilën gjashtë fuqi të mëdha botërore – Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania dhe SHBA-ja - tashmë e kishin nënshkruar e të cilën e kishte aprovuar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Madje edhe disa nga mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit në kongres nuk kanë pasur gjasa që të merren me goditjen shkatërruese ndaj kredibilitetit ndërkombëtar të Amerikës, ndërsa ideja se shtetet negociuese do të pajtoheshin për t’i rifilluar bisedimet për ta arritur një marrëveshje më të mirë ishte vetëm një fantazi. Megjithatë, ky ishte objektivi të cilin e kishte zgjedhur Netanyahu për komitetin.

 

Përçarjet në komunitetin hebraik

Mosmarrëveshjet në lidhje me marrëveshjen me Iranin ka gjasa që të jenë momente vendimtare për hebraikët amerikanë, në mesin e të cilëve janë formuar ndarje të mëdha. Po, komiteti amerikan hebraik pas një sondazhi ka bërë të ditur se janë formuar dy nën-komunitete hebraike, me një numër gjithnjë e më të madh të hebraikëve të cilët ndjehen si të dëbuar nga organizatat që pohojnë se i përfaqësojnë ata. Komiteti amerikan-izraelit për marrëdhënie me publikun përfaqëson një anomali të madhe në jetën e hebraikëve amerikanë. Ai gjithnjë e më shumë është duke u identifikuar me agjendën e republikanëve dhe me mbështetësit evangjelistë të Izraelit, edhe pse sondazhet në mënyrë të përsëritur tregojnë se hebraikët janë grupi më liberal etnik në Amerikë. E vërteta është se hebraikët amerikanë kanë kryesisht kanë kundërshtuar luftën në Irak. Ata votojnë kryesisht për partinë demokratike. Fenë e tyre e definojnë si të moderuar dhe liberalem, ndërsa shumë prej tyre mbështesin të drejtat e homoseksualëve dhe abortimin, të dyja këto anatema për të krishterët evangjelistë. Shumica e hebraikëve amerikanë madje e mbështesin edhe krijimin e një shteti palestinez. Por, edhe pse janë shumë larg prej të qenit të bashkuar në lidhje me marrëveshjen me Iranin, mbështetësit e marrëveshjes janë më të shumë sesa kundërshtuesit e saj. Pjesa më e madhe e dëmit që u është shkaktuar komitetit dhe komuniteteve të hebraikëve amerikanë, madje edhe procesit politik amerikan, i bie Netanyahu-t. Por, ka pak gjasa që ati të përballet me ndonjë ndëshkim për këtë. Në të kundërtën, administrata e Obama-s tashmë ka filluar diskutimet e premtuara për modernizimin e aftësive strategjike të Izraelit. Derisa shtetet arabe në Lindje të Mesme janë duke u shkatërruar – me efekte gjithnjë e më të mëdha edhe për perëndimin – Izraeli vazhdon që ta përfaqësojë një partner stabil rajonal për SHBA-në. Me më shumë rrezik, Netanyahu ka gjasa që ta arrijë qëllimin e tij të ardhshëm: parandalimin strategjik të uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit që do të mundësonte bashkëpunimin në zgjidhjen e konflikteve të mëdha rajonale, prej Jemenit e deri në Siri. Fitorja e Obama-s me marrëveshjen bërthamore mund të ketë qenë e pashmangshme, por nuk ka qenë e lehtë. Një koalicion i çuditshëm i radikalëve iranianë, komitetit amerikan-izraelit për marrëdhënie me publikun, aleancës suite të udhëhequr nga sauditët, qeveria izraelite dhe politikanët amerikanë të të dy partive tashmë e kanë bindur Obama-n që të premtojë sanksione shtesë për Iranin për shkak të sponsorimit të terrorizmit. Si rezultat, lufta e ftohtë e Amerikës ka gjasa që të vazhdojë.

(Shlomo Ben-Ami, ish-ministër i Jashtëm i Izraelit, është zëvendëspresident i         Qendrës Ndërkombëtare për Paqe - Toledo. Ai është shkrimtar i librit ‘Scars of War, Wounds of Peace: The Israeli-Arab Tragedy’)

Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta “Kosova Sot”