Si të adresohen shkaktarët, e jo simptomat e ISIS-it?

Si të adresohen shkaktarët, e jo simptomat e ISIS-it?
  • 27 November 2015 - 09:53

Shkruan: Philip Gordon

“Derdhja” e krizës së refugjatëve sirianë në Evropë

Duhet fuqizimi i sunitëve në Irak

Konflikti dhe padrejtësitë joshin më shumë rekrutë, sesa që ne mund t’i zëmë apo t’i vrasim ata

“Derdhja” e krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, pasuar nga sulmet në Sinai, Bejrut dhe Paris, demonstrojnë në mënyrë tragjike se rreziku që vjen nga ISIS nuk është penguar që të përhapet. Mund të jetë e vërtetë se kjo organizatë e ka orientuar zjarrin e saj jashtë meqë, për shkak të përpjekjeve të koalicionit, nuk mundet të marrë territor tjetër në rajon. Por, kjo do të ishte një ngushëllim i vogël nëse rezultati do të ishte më shumë sulme në Evropë.

Kritikët e përkushtimeve ekzistuese të mposhtjes së ISIS-it kanë filluar ta kërkojnë një strategji të re. Problemi qëndron te fakti se, shumica e propozimeve të tyre përbëhen nga atë që SHBA-ja dhe partnerët e saj janë duke bërë tanimë: sulmet ajrore, bllokimi i luftëtarëve të huaj dhe i financave, kundërshtimi i ideologjisë ekstremiste dhe ndarja e informatave të inteligjencës. Derisa këto përpjekje munden dhe duhet të intensifikohen, duke shtuar disa avionë më shumë të koalicionit, i disa kontrolluesve të fluturimeve, apo të këshilltarëve mediatikë, ato nuk do ta ndryshojnë në një masë të madhe trajektoren e kompanisë.

Kush i fryu ndarjes sektare?

Problemi nuk qëndron te fakti se këto përpjekje janë të pavenda, por është te fakti se ato sulmojnë më shumë simptomat e problemit, sesa shkaktarët e tij. Ai shkaktar, thënë thjesht, është të thjeshtësohet sa më shumë, se dhjetëra milionë të myslimanëve sunitë, që jetojnë midis Damaskut dhe Bagdadit, si dhe me miliona njerëz të tjerë, kryesisht evropianë, që janë të pafuqishëm, frikacakë.  

Problemi i mosinteresimit të myslimanëve sunitë zor se është i ri, por ai shpërthim i madh u dëgjua edhe më tej, por ai shpërtheu pas vitit 2003, pas invadimit të Irakut dhe vendimit për ta shpërbërë ushtrinë irakiane. Këto veprime vunë një pjesë të madhe të kontrollit arab nën tutelën e Iranit dhe të shiitëve, duke ua marrë nënshtetësinë shumë sunitëve. Më pas, kryeministri shiit Nouri al-Maliki qeverisi në një formë sektare, jo gjithëpërfshirëse, duke ndikuar që shumë sunitë t’i bashkoheshin një versioni më të hershëm të ISIS-it, Al- Kaidës në Irak. Në qershor të vitit 2014, kur një pjesë e rëndësishme e popullsisë sunite të qytetit të Mosulit u rreshtuan prapa pushtuesve të ISIS-it, kundër qeverisë së tyre, ishte e qartë se kishin dështuar përpjekjet e përfshirjes së sunitëve irakianë.

Lufta në Siri vetëm sa e përkeqësoi këtë problem edhe më shumë. Atje, regjimi i Bashar al-Assadit, i mbështetur nga Irani shiit dhe nga Hizbollahu, është duke shtypur në mënyrë shtazarake kundërshtarët sunitë. Shikuar nga ky aspekt, del se strategjia të cilën jemi duke e ndjekur, edhe nëse shoqërohet me një veprim të fuqizuar ushtarak, nuk do ta shkatërrojë ISIS-in. Konfliktet dhe padrejtësitë në Irak dhe Siri janë duke joshur më shumë rekrutë sesa që ne mund t’i kapim, apo vrasim.

Paqtimi i rajonit

Për t’u marrë me shkaktarët, e jo me simptomat e ISIS-it, nevojiten dy gjëra. E para është fuqizimi i sunitëve në Irak. Qeveria e Bagdadit duhet t’iu përmbahet përbetimeve të veta për ndryshimin e ligjeve të vjetra, të punësojë më shumë luftëtarë fisnorë, sidomos sunitë dhe të vendosë më shumë polici në rrugët e zonës sunite. Dërgimi i ndihmave humanitare shtesë në zonat e liruara nga kontrolli i ISIS-it, si dhe largimi i abuzimeve, të bëra nga milicitë shiite, po ashtu do të paraqisnin një ndryshim të madh.  

Në Siri, prioriteti kryesor do të duhej të ishte de-eskalimi i konfliktit, edhe nëse kjo do ta nënkuptonte lënien pas dore të pyetjes rreth fatit përfundimtar të presidentit Assad. Në bisedimet e Vjenës, për herë të parë përfshinë si Iranin, po ashtu edhe Arabinë Saudite, gjë që paraqet një fillim të mbarë. Një armëpushim i cili lejon qeverisjen lokale, e bën të mundshme dërgimin e ndihmave humanitare dhe iu jep fund bombardimeve të përditshme të sunitëve, duke shtruar rrugën kah një tranzicion politik, do të bënte më shumë për luftimin e ISIS-it sesa çdo hap i diskutuar politik apo ushtarak. Ne duhet të merremi me efektet e ISIS-it, por nuk do të kemi sukses derisa të luftojmë edhe me shkaktarët e tij kryesorë.

(Autori është bashkëpunëtor i lartë në Këshillin amerikan për marrëdhënie me jashtë)