Qeveria Isë-HashimJablanoviq, duhet të japë dorëheqje të menjëhershme

Qeveria Isë-HashimJablanoviq, duhet  të japë dorëheqje të menjëhershme
  • 29 November 2015 - 09:53

 Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Në vend se   kuazishteti i Kosovës  me në krye presidenten, Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, të lëshonin urdhër-arrest për kriminelin Dikoviq, ata e lejuan atë, që lirshëm si komandant i dikurshëm vrastar i hordhive çetniko-fashiste paramilitare dhe militare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, të hynte në Kosovën "sovrane"!!!

Presidenti (vojvoda) Nikoliq e mbron kriminelin Dikoviq, sepse që të dytë kanë shërbyer në forcat paramilitare dhe militare çetnik-fashiste të regjimit të Slobodan Milosheviqit  në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), me ç'rast kanë kryer tri gjenocide kundër popullit kroat, boshn

jak mysliman dhe kundër shqiptarëve. Presidenti i Serbisë Nikoliq duke e mbrojtur kriminelin Dikoviq ai mbron dhe justifikon edhe vetveten, Sheshelin, Milosheviqin, Mladiqin, Karaxhiqin, Arkanin… etj., që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (sipas Memorandumit 1986), me  Kishën Ortodokse, me ushtrinë, me policinë, me sigurimin dhe me paramilitarët kanë zbatuar strategjinë nacionalshoviniste të Hitlerit, që të shfarosnin kroatët, boshnjakët myslimanë, si dhe shqiptarët,  me qëllim të pushtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të  territoreve të tyre në favorin e zgjerimit të kufijve territorial të Serbisë së Madhe të Ilija Grashaninit (1844). Ja, si presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e mbron shefin  e  Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq: "-Dikoviq  kurrënjëherë nuk ka kryer krime lufte, besoj në ndershmërinë e tij, dhe do ta mbroj nga të gjithë, kështu edhe nga mercenarët… Nuk di për kë punon Natasha Kandiq. Për ka punuar, kur edhe mua më ka paditur për krime lufte, kështu që kam qenë i detyruar që në gjyq ta kërkojë drejtësinë." -Po, si t'i dënonte gjyqi i Beogradit kriminelët e luftës, siç janë Tomislav Nikoliq, Lubisha Dikoviq e shumë çetnikë të tjerë, kur në gjykatat, në policinë, në qeverinë, në Parlamentin dhe në ushtrinë  e Serbisë punojnë bashkëpunëtorët dhe bashkideologët dhe ushtarët më luajalë të Slobodan Milosheviqit, siç është edhe krimineli Lubisha Dikoviq, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe ish-komandant i Brigadës së 37 Motorizuese të soldateskës inkuizitore të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1999), i cili vetëm në fshatin Rezallë të Drenicës (sipas Dosjes denoncuese të Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd) ka ekzekutuar  "41 civilë shqiptarë", ku 27 trupa të këtyre viktimave  janë zbuluar në varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës  në Serbi".

Natasha Kandiq para Gjyqit në Beograd, Donika KadajBujupi mbetet në paraburgim, kurse kryekrimineli Dikoviq në liri viziton KFOR-in në Kosovë!?

-Ja, kjo është "drejtësia" dhe "demokracia" e "shteteve të dobëta" dhe  " kuazishteteve"  të Serbisë dhe të Kosovës,  në vend se  t'i arrestojnë dhe t'i burgosin kriminelët Dikoviqë, bëjnë të kundërtën, arrestojnë, burgosin dhe gjykojnë  Natasha Kandiqin dhe Donika KadajBujupin, që kundërshtojnë padrejtësinë, korrupsionin, krimin, nepotizmin, diktaturën e egër, antihumanizmin dhe mohimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera universale. -Ja, ky kjo është esenca dhe kuptimi i paktit Isë-Hashim-Vuçiq për "Srpska zajednicën", e nënshkruar në Bruksel, më 25 gusht 2015.- Ata që kërkojnë drejtësi dhe demokraci në burg sikurse Natasha Kandiq dhe Donika KadajBujupi, kurse kriminelët vrastarë terroristë në liri sikurse Lubisha Dikoviq në krye të ushtrisë së Serbisë "neutrale" dhe  "demokratike". -Ah,  sa  "shtet sovran" kjo Kosova? Lejoi hyrjen e kriminelit dhe të vrastarit më famëkeq serb në Kosovë, Lubisha Dikoviq, i cili për shkak të kryerjes së krimit të gjenocidit në Kosovë kundër popullatës civile shqiptare, tanimë qe 16 vjet, do të duhej të kalbej në burgun e Shevingenit të Hagës sikruse Milosheviqi, Shesheli, Shainoviqi, Ratko Mladiqi, Radovan Karaxhiqi …etj.

Donika Kadaj- Bujupi, viktimë e  "drzhavna policisë" dhe e gjykatave politike të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Pse  "drzhavna policia" e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit nuk e arrestuan kriminelin Lubisha Dikoviq, po, pa asnjë të drejtë burgosi deputeten e opozitës parlamentare, Donika Kadaj- Bujupi (e cila me plot të drejtë refuzoi "Zajednicën" e Dikoviqit, të Nikoliqit, të Vuçiqit dhe të Daçiqit, të firmosur nga kapitulluesit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi). Kjo është "fuqia" dhe "drejtësia" e kuazishtetit  të korruptuar, nepotist dhe të kriminalizuar, në vend se të dënonte  armikun Dikoviq,  dënoi  viktimën e tij, Donika Kadaj- Bujupi. Kjo i bie "më mirë të var veten sesa armikun"!? Edhe pse nuk ka qenë e informuar nga KFOR-i, qeveria e Kosovës do të duhej

ta arrestonte kriminelin Lubisha Dikoviq, ashtu siç ka pritur edhe humanistja dhe luftëtarja për liritë dhe të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, drejtore e Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd, e cila qe disa vite ka përgatitur Dosjen akuzuese për krime të luftës së gjeneralit Lubisha Dikoviq. Mirëpo, nuk kanë ndërmarrë asgjë, që të pengohej hyrja e kriminelit Dikoviq në Kosovë, sepse kanë qenë "duke i qëruar hesapet" me opozitën, duke i arrestuar dhe burgosur deputetët dhe pjesëtarët e saj për shkak  se kundërshtuan "Zajednicën serbe" të Isë-Hashim-Vuçiqit në Bruksel, që Serbia gradualisht të rikthehet në Kosovë. Dhe, ja, nuk voni shumë (para së të vihej në veprim Zajednica) Serbia hyri në Kosovë përmes kriminelit Dikoviq, me ç'rast u morën vesh me KFOR-in, që Serbisë t'i hiqet embargoja  e fluturimeve ajrore në Kosovë. Aktet dhe marrëveshjet e këtilla   të kësaj qeverie Isë-Hashim, provojnë qartë se, Kosova  nuk ka kurrfarë sovraniteti, ndryshe as nuk do lidheshin marrëveshje të tilla në interesin e Serbisë, e as nuk do të lejohej që krimineli serb, Lubisha Dikoviq që ka vrarë, ekzekutuar dhe djegë krejt Kosovën, të kthehej në vendin e krimeve të gjenocidit. Kjo është "fuqia ligjore" dhe "sovraniteti" i shtetit të Kosovës, i cili qe 16 vjet, do të duhej, të paktën 16 herë ta kishte akuzuar dhe paditur në Tribunalin e Hagës, gjeneralin Lubisha Dikoviq për qindra krime të  gjenocidit serb në Kosovë, të kryera me pjesëmarrjen direkte dhe nën komandën e tij, gjatë viteve 1998/1999.

Ofendim dhe vrasje për së dyti

Në vend se   kuazishteti  i Kosovës  me në krye presidenten, Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, të lëshonin urdhër-arrest për kriminelin Dikoviq, ata e lejuan atë, që lirshëm si komandant i dikurshëm vrastar i hordhive çetniko-fashiste paramilitare dhe militare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, të hynte në Kosovën "sovrane"!!! - Ky është nonsens ligjor, politik, moral, human, kombëtar dhe shtetëror, që bie në kundërshtim, edhe me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me

të drejtën humanitare ndërkombëtare. Ky është ofendim dhe vrasje për së dyti e të gjitha atyre viktimave të ekzekutuara dhe të masakruara civile shqiptare nga dora, bajonetat dhe plumbat  e barbarëve fashistë, të komanduar nga gjenerali monstrum, Lubisha Dikoviq. Në vend se të ndodhte kjo, Lubisha Dikoviq gjendet ende në liri, jo më pak se në funksionin e Shefit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë (1999-2015). Dhe, si  "i pafajshëm" dhe i rehabilituar nga Serbia, tani ka hyrë edhe në Kosovë, ku është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta. -Çudi dhe  brengosës është fakti, pse paraprakisht KFOR-i nuk njoftoi Qeverinë e Kosovës për vizitën e kriminelit Dikoviq?! Ja, se në çfarë stadi Kosova është sovrane, lejohet krimineli Lubisha Dikoviq ( Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe ish-komandant i Brigadës 37 motorizuese i forcave çetnikofashiste militare dhe paramilitare serbe), i cili, sipas  aktpadisë denoncuese të Fondit  të së Drejtës Humanitare në Beograd, gjatë viteve 1998/1999, siç shkruan Jakup Krasniqi,   në fshatrat e Drenicës "Izbicë, Verboc, Çikatovë e Vjetër, Baks, Dashec" ka vrarë, masakruar, ekzekutuar 25 fëmijë të mitur, ka djegur dhe dhunuar vajza dhe gra , gjithsej  25o civilë shqiptarë". -E, sot, pas 16 vitesh, "pa asnjë therë në këmbë" nga qeveria dhe nga policia e Isë-Hashim Thaçit "krunski ubica"-terroristi me kokardë të Vojisalav Sheshelit, të Tomsilav Nikoliqit dhe të Aleksandar Vuçiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Ivica  Daçiqit ka hyrë në Kosovën "sovrane" për t'i vizituar vendet e krimit të gjenocidit mbi shqiptarët e pafajshëm civilë që u masakruan dhe krematorizuan brenda pragut të shtëpive të tyre në Drenicën legjendare të Azem Bejtës dhe të Adem Jasharit, vetëm pse ishin shqiptarë. Sa më sipër, në mos për asnjë gabim tjetër, për këtë arsye, qeveria IsëHashim-Jablanoviq, duhet  të japë dorëheqje të menjëhershme, sepse ka shkelur mbi gjakun e atyre që flijuan jetët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e Lubisha Dikoviqit.