Çka pas përmbysjes së Qeverisë?

Çka pas përmbysjes së Qeverisë?
  • 01 December 2015 - 09:43

Shkruan: Haki N.Bunjaku

Pushteti nuk është në gjendje t`i shërbejë popullit

Ndihet nevojë, që të ngjitet në skenën politike një subjekt i ri i pakomprometuar

Edhe disa nga LDK- ja u turrën për të bërë ndryshime rrënjësore në parti, po kur e panë forcën në anën tjetër, shujtën dhe u pajtuan

Ndodhitë e hidhura të përditshme në skenën politike dhe në atë institucionale, po dëshmojnë se ky rend totalitar nga Qeveria e ardhur në pozitë përmes krimit, policisë dhe organizatave nëntokësore nuk është në gjendje të qeverisë me shtet e pushtet, nuk është në gjendje t`i shërbejë popullit dhe ta afrojë pranë vetës. Prandaj, është e destinuar që të dështojë dhe këtë dështim e vulosi pikërisht më 28 Nëntor, në ditën e Festës së Flamurit.

Nuk duhet të keqpërdoret policia sa për të mbajtur në pushtet 2-3 zuzarë dhe për ta luftuar popullin e vet, edhe kur feston. Nuk dyshoj në përmbysjen e kësaj Qeverie të dhunshme, sepse kjo, me veprimet dekonstruktive, po vetëdorëhiqet.

Problemi kyç është: çka pas kësaj përmbysjeje të domosdoshme? A ka Kosova liderë të pakorruptuar që mund t`i nxjerrë në skenën politike??

Klasa politike, e kriminalizuar

Këta të tashmit, si në pozitë dhe si në opozitë, të gjithë njësoj,të gjithë të korruptuar dhe të kriminalizuar, me të cilët nuk shkohet as në vikend, as në treg, as në dasmë, se për njëmijë euro ta humbin kokën. Janë të pabesë dhe të lidhur ngushtësisht me organizatat e krimit dhe atë që 35 vjet.

Vetë partitë politike, lëvizjet a lëvriçkat, duhet ta tëharrin egjrën nga institucioni i vet ose të mos konkurrojnë në zgjedhje, me të njëjtin bërllok. Ndihet nevojë, që të ngjitet në skenën politike një subjekt i ri i pakomprometuar dhe me forcë e dije të demokracisë të vërtetë. Të përkushtuar për komb, popull e shtet. Të gjithë „liderëve“ të deritashëm duhet t’u mbyllet dera për të qenë në listën e konkurrimit, bile as për shërbëtor shkolle jo, se ta prishin rininë.

Edhe disa nga LDK- ja, që u turrën për të bërë ndryshime rrënjësore në parti, po kur e panë forcën në anën tjetër, shujtën dhe u pajtuan. Bile edhe morën pozita në taborin kundërshtar, deri dje.

Sherri më i madh për momentin po na vjen nga LDK-ja e „Isës“ me anëtarë të kalbëzuar, të cilët për „pekule“ po e mbështesin renegatin, mbeturinë të komunizmit dhe armik shumëvjeçar i presidentit, Dr.Ibrahim Rugova-Isa Mustafën (kupto: Hashim Thaçin).

Një Ramadani i Zahirit, moti kohë shërbëtor shkolle, ua kishte lexuar sherret të deleguarve partiakë dhe në një mbledhje ku ishte“tokrrombledhës“, Imer Pula, e merr fjalën dhe vetëm thotë:

-O shokë, rrnoftë kush mujt!