Për eshtrat e Isa Boletinit duhet të vendosë populli dhe jo kopukët dhe Qeveria kuislinge

Për eshtrat e Isa Boletinit duhet të vendosë populli dhe jo kopukët dhe Qeveria kuislinge
  • 22 May 2015 - 09:00

Varrosja e Heroit

Pajtohem që Isa Boletini të ribashkohet me Ismail Qemalin në VlorëShkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shkrimin po e nisi sipas zakonit nga anët tona në Zhur të krahinës së Lumës:"Vorr nuk duhet hapur pa ardhur në konak trupi i pajetë i të vdekurit, nuk duhet dhënë as lajm derisa nuk kthehet kufoma në shtëpi. Vorri assesi nuk bën të hapet përpara, se ka të pabesë në këtë tokë...(si në këtë rast qeveria kuislinge e Kosovës).

Ndërkaq, sipas Kanunit:&-5-1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s´hin i dekuni a i vrami i vllaznisë a i fisit tjetër. -Po e bani kush këtë punë pa leje të vllaznisë a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i ven detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huaj...

 Eshtrat e heroit ende në thes

Këtë shkrim po e shkruaj për burrat që kanë burrëri, që janë të fjalës e të besës, e jo për këta kopukët e Qeverisë kuislinge dhe llapaqenin Halil Matoshi, që nuk njohin fjalë e besë, këta çka dinë ç´është besa!?

Për këta të pabesë me rëndësi është interesi personal se ai kombëtar...

Eshtrat e heroit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë, Isa Boletinit, ishin grumbulluar për 17 vjet në thes, varri ishte hapur tashmë në fshatin e tij ku i kishte ra koka për tokë. Kulla ishte ngritur si nuse dhe ishin hapur edhe frëngjitë, si i thonë fjalës ishin bërë të gjitha përgatitjet për këtë ceremoni. Ishte biseduar edhe me të gjallët e fisit të tij, sepse trimi Isai nuk fliste më. Gjithë çka që u bë, u bë pa dëshirën e tij.

Pa dëshirën e popullit u vendos që Isa Boletini dhe Ismail Qemal - Vlora të ribashkohen pas 100 vjetësh. Dhe mirë u bë!

Ç´është e vërteta, ndaj të njëjtin mendim, sepse ka 1100 arsye që të prehen bashkë. Por, kjo është duke u bërë me hile. Bëhet për dy arsye. E para, para zgjedhjeve në Shqipëri, si shou dhe e dyta, kjo bëhet sipas trysnisë ndërkombëtare. Krejt me qëllim se nuk ka siguri në veri!!!

 Ardhacakët serbë në Kosovë erdhën për të lypur bukë

Heroi ynë, Isa Beg Boletini, do të varroset në vendlindjen e tij dhe në tokën arbërore, në tokën e stërgjyshërve tanë denbabaden shqiptarë dhe punë e madhe se a do t’i pëlqente ardhacakëve serbianë, që erdhën në Kosovë për të lypur bukë e strehë e haram e paçin për jetë të jetëve, ky gjak i prishur i Car Dushanit e Sveti Savës, serbianët u treguan si gjithmonë të pabesë!

Për t´i mos rënë muhabetit më tej rrotull, nuk e meritojnë eshtrat e Isa Boletinit, që u sollën nga Prebrezhja e Podgoricës, që 17 vjet janë në thes dhe të mos prehen rehat ,por duhet të japë populli fjalën e vet.

Pra, për këtë në radhë të parë duhet të vendosin fara e fisi i tij dhe populli e jo Qeveria pinjolle e Kosovës që i ngriti duart lart nga trysnia serbo-çetnike dhe ndërkombëtarët.

Eshtrat e heroi tonë që u vra PABESISHT nga malazezët dhe çetnikët më 1916 afër Podgoricës, akoma janë në thes, varrin e ka çelur në Boletin dhe deri atë ditë nuk dihet!!!

Në fund fare, llapaqeni Halil Matoshi, ditë më parë, i ndërsyer nga serbianët, lehu sert dhe tha se :"... eshtrat e Isa Boletinit të varrosen pranë Ibrahim Rugovës, ish-titistit,anëtarit të Partisë Komuniste Serbe dhe një ish-kryetari të LDK-së, që kundërshtuan luftën e UÇK-së dhe jo vetëm kaq, por ky Ibrahim Rugova personalisht formoi komisionin kundër "KRIMEVE TË UÇK-së", duke iu bërë krah i fortë Serbisë gjakatare, që më vone të gjitha dëshmitë do të dërgohen në Hagë, që i dhanë hije të zezë Kosovës në botë...

Halil Matoshi të gjitha lehjet që i bën si qentë e sokakut i bën për interesa serbo-çetnike, sepse për këtë punë paguhet. Leh pa pushuar se përndryshe do i ndalet grazhdi i kuzhinave që gatuhen në Biligrad...

Le të lehë pa pushuar ky langua, se një ditë do t’i mbetet në fyt çorba e zhupanëve dhe vojvodëve dhe do të vjellë tërë jetën...

Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm!

Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI