Kosova nuk pa ditë të bardha me këta ditëzi të Qeverisë kuislinge

Kosova nuk pa ditë të bardha me këta ditëzi të Qeverisë kuislinge
  • 05 February 2016 - 09:11

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Banda mafioze e kësaj Qeverie edhe gjyqësinë dhe prokurorinë e kanë bërë zap

Kjo Qeveri kuislinge e Kosovës e vodhën KOSOVËN DERI NË PALCË dhe nuk kanë të ndalur

Kosovën heroike denbabaden që u përgjak me shekuj me të gjithë zaptuesit për të qenë zot i vetvetes në tokën që na la Zoti hise, mjerisht, tani ka rënë në dorën e shkoftëlargut të dalë nga kopeja djajsh e mos qofshin! Nga kjo vrimë e zezë dolën gjarpinj helmues që u vunë në krye të vendit padrejtësisht dhe pabesisht, që të kafshojnë helmueshëm  e hajnisht. Assesi vendi nuk e meriton të drejtohet nga një grup banditësh, kriminelësh, hajdutësh, udbashësh të dalë nga pazaret e nëntokës të uritheve, të klaneve mafioze e jo nga vota e lirë e popullit.

Nga kjo tokë që buron uji bilur dhe lisat i lëshonin rrënjët aq thellë që nuk e pyesnin askënd, e shitën kuislingët duke nënshkruar në Bruksel. Ja shitën bijve të nipave e stërnipave të Kraleviqve të Cetinës. Kuislingët që vunë "imza" në Bruksel, për interesa personale, harruan se sa gjak është derdhur për të mbrojtur këtë tokë nga gjakësorët dhe të pabesët. Harruan edhe se sa vatra u mbyllën në dry dhe lanë shkret nga zullumi i harambashëve çetniko-serbianë, që therën e prenë shqiptarët në shtrat me sakicë e hanxhar, harruan edhe Oso Kukën që luftuan në Vraninë e gjetkë me cubat e Cetinës...

U bashkuan hajnat

Larot e kombit, jo rastësisht u bënë bashkë; hajna, kriminelë, banditë, udbashë, për të shitur vendin më lirë e më lehtë si plaçkë pazari. Në krye të Qeverisë e ulën si timonier Isa Mustafën, titist i përbetuar, abetar me librezë zyrtare i një organizate terroriste antishqiptare që quhej LKJ (Lidhja Komuniste Jugosllave). Hajni i Diasporës që vodhi pa mëshirë, me thasë paratë e bashkatdhetarëve, pa hezituar fare në kryeqytetin evropian, në Bruksel, nënshkroi vulën e tradhtisë, për të shitur vendin dhe solli në trupin e Kosovës shushunjën serbe që quhet "ZAJEDNICA". Përpos këtij antishqiptari denbabaden, Isa Mustafa, që bëri tradhti kombëtare, në këtë valle tradhtie janë kapur gisht për gisht edhe Hashim Thaçi, zv.kryeministër, ish-kryeministër dhe drejtues i UÇK-së.

Këtë tradhti që bënë ky soj i Esat Pashë TOPTANIT notojnë në ujërat e turbullta që nuk do të këtë ujë për t´i larë. Hallka zinxhirore e zullumit nga këta ditëzi çdo ditë e më shumë vetëm po shtohet. Papunësia është më e madhja në kontinent, skamja tej mase që ka prekur mish e asht, Familjet e Dëshmorëve në mjerim për bukën e gojës, që në luftë kundër armikut serb dhe mercenarëve rusë lanë gjymtyrët nëpër bjeshkë, ish-luftëtarët e UÇK-së të dëshpëruar e të tradhtuar nga kjo bandë hajdutësh e kriminelësh, bëjnë vetëvrasje që nuk kanë bukë për t´i shtruar në sofër fëmijëve, nuk kanë para për t´i blerë ilaçet për t´i shëruar plagët që akoma u pikon gjak, ndërkaq, këta zagarë dhe langonj të pushtetit, janë bërë barkmëdhenj dhe gushëvarur tamam si derrat i Krajlevës. Kjo Qeveri kuislinge e Kosovës e vodhën KOSOVËN DERI NË PALCË dhe nuk kanë të ndalur.

Banda mafioze në krye të shtetit

Banda mafioze e kësaj Qeverie kuislinge edhe gjyqësinë dhe prokurorinë e kanë bërë zap, shumë sosh aty të punësuar janë langonj të deridjeshëm të titizmit, rankoviqizmit e kasapit milosheviqian. Kanë bërë zap doganat që hynë e dalin banda "Devolli" bashkë me nipat e Drazh Mihajlit në pikë të ditës dhe sjellin krunde derrash për t´i ngrënë shqiptarët. Këta zagarë si në Qeveri, në Polici, në Gjyqësi, në Prokurori, na qiten hije të zezë në botë. Duhet të ngrehet populli për të pastruar këtë çerdhe banditësh e kriminelësh. Po e përsëris duhet të ngrihet populli pa dallim partie, e jo opozita, sepse këta janë të njëjtët...

Një gjë harrojnë këta banditë, kriminelë, hajna, udbashë, se fundin nuk e kanë larg, ditët janë të numëruara se kur do thyejnë qafën për të ikur në skëterrë, në Serbi, se në vende të tjera kanë frikë. Kudo që të shkojnë do t’i ndjekë pas dora e mallkimit dhe e ZOTIT se shumë sherr dhe zullum i kanë sjellë vendit. Merreni me mend, deri dje zagarët hungëronin dhe lehnin si langonj pas hënës, kundër njëri- tjetrit, ata që kishin luftuar më vonë për të vjedhur dhe plaçkitur, se patriotët janë nën dheun e tokës, pushojnë nëpër shumë varre të Kosovës dhe tradhtarët, spiunët, udbashët janë për të tradhtuar dhe për të shitur vendin. Ju jeni të pafytyrë more dilenxhinj. Ju gënjyet dhe mashtruat votuesit duke thënë vetëm të vina në pushtet dhe do të bëjmë nam. Vërtet keni lënë nam për të keq duke tradhtuar dhe duke shitur vendin, do t’ju ndjekim hap pas hapi ore këlysh të zaptuesit! Rrenat tuaja more edepsëz nuk janë miell për thasët e popullit. Ju keni bërë argatin e dreqit more pushtet! Uleni bishtin dhe mbylleni gojën, ore kopilë të Titos e të Rrahmanzinjve, se do jua mbyll populli. Ç´mendoni ju more zuzarë se populli nuk i di të zezat tuaja që i keni rënë kambanave të mortit kundër kombit!? Keni pasur dhe keni biografi të keqe, ndaj Serbosllavia ju merr ty si biçim. Se populli i di se sa herë keni fjetur në hotelin "Jugosllavia për të çlodhur" me udbashët e karagjorgjeviqëve...

Dhe, krejt ne fund, KOSOVA NUK PA DITË TË BARDHË ME KËTA DITËZI TË DALË NGA HIRI I ZEZËNAJËS TË OXHAQEVE TË BEOGRADIT. NDRYSHE KOSOVA NUK ECËN PËRPARA ME KËTA “MËRCINA”.

Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, krahina e Lumës, dora vetë që mbaj përgjegjësi morale dhe penale për të gjitha që them dhe shkruaj.