A është ligji i njëjtë për të gjithë!!!

A është ligji i njëjtë për të gjithë!!!
  • 05 February 2016 - 09:19

Shkruan: Alban Krasniqi, Prizren

Letër publike Kryeprokurorit publik të Kosovës, z. Aleksandër Lumezit, dhe Prokurorit publik të Prishtinës, z. Imer Beka

A ka zbatim të njëanshëm të ligjit, a jua filtron SHIK-u listat apo keni frikë nga ata të cilët ju zgjodhën e ju mbajnë nën presion???

I nderuari Kryeprokuror Lumezi dhe Prokuror Beka,

Kohët e fundit teme aktuale në këtë Kosovën tonë të varfër është tema e zbatimit të ligjit dhe të luftimit të korrupsionit. 

Në këtë drejtim është edhe aktiviteti publik i institucioneve gjegjëse prokuroriale që udhëhiqen nga Ju të nderuar z. Lumezi dhe z. Beka. Të paktën nga ajo që recitoni publikisht!!!

Por, shtrohet pyetja, a është ligji i njëjtë për të gjithë??? A ka zbatim të njëanshëm të ligjit, a jua filtron SHIK-u listat apo keni frikë nga ata të cilët ju zgjodhën e ju mbajnë nën presion???

Më dt: 26.08.2015, në Prokurorinë Themelore në Prishtine është ngritur kallëzim penal me nr. 2015-KE-165 *PPN.I.nr.240/2015, dhe në Prokurorinë Themelore ka nr. PP.I.nr.668/15, ndaj të pandehurit Lulzim Rafuna, drejtor i dhunshëm i Doganave të Kosovës, i vendosur nga grupet kriminale, dhe i ‘mbajtur’ nën përkëdheljen e ministrit Hoti & SHIK-ut. Kallëzimi penal ka të bëjë me një ndër veprat e shumta të këtij Drejtori, që siç mësohet do të duhet plotësuar këto ditë me ndjekjen penale për rastin e grurit kancerogjen, duke pasur parasysh që tanimë në duar të institucioneve, ministrit Hoti dhe Policisë, gjendet raporti për shkelje të qëllimshme ligjore, dhe lirim nga taksa e TVSH-së për kompaninë ‘shtetërore’ “Devolli”!

Andaj, të nderuar zbatues të ligjit, Prokurorë të Shtetit:

         Pse nuk po ngritni  aktakuzë në gjykatë kundër tanimë të dyshuarit kryesor Lulzim Rafuna, i cili ka kryer vepër penale, shpërdorim të detyrës zyrtare, kur kemi shmangie nga pagesa e taksave doganore, taksës së akcizës dhe TVSH-së? Sa kohë duhet të pritet sipas Kodit Penal të ngritet aktakuzë nga Ju të nderuar Prokurorë të Shtetit tonë të dashur !?!

Mos edhe Ju jeni kapur nga parapolitika, Policia e SHIK-ut apo nga ‘Amerikanët’???

Obligim qytetar i Juaji është luftimi i dukurive negative, e për më tepër kur gjendeni në pozita udhëheqëse të Prokurorisë së Shtetit!!! Mos harroni, ju jemi pas. Mos zbatoni drejtësi selektive. Paguheni për zbatim të ligjit... jo në mënyrë selektive... ligji nuk njeh selektivitet.... veproni !