Me një gur vret dy zogj

Me një gur vret dy zogj
  • 11 February 2016 - 10:00

Shkruan: Haki Bunjaku

Posti i presidentit

Thaçi, njeri i çmendur për pozitë dominuese

Kjo trajtohet si mjeshtri, gjegjësisht si nevojë e rastit.

Me këtë gjendje është ndeshur Hashim Thaçi, njeri i çmendur për pozitë dominuese, të cilën me asnjë kusht nuk e meriton.

Ky bashkëpunëtor besnik i UDB-së, me të cilën krijuan organizatën kriminale; SHIK, me të cilën sabotuan luftën, vranë njerëzit e krahut luftarak të FARK-ut, njoftuan ushtrinë serbe për çdo lëvizje të luftëtarëve të lirisë.

Vazhduan vistrin e vrasjeve që nga Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe vazhduan me gazetarët e njerëzit e politikë; për ta pasur terrenin e pastër për të ardhur në pushtet, që ta shkatërrojë Kosovën për hatër të jaranisë me Serbinë.

Hashimo, zullumi këputet prej së trashi. Nuk të ka shkue mendja. Vrasjet nuk të ecin, kumbaritë me agjencitë e huaja t`i ka djeg dielli, prandaj tash duhesh detyrimisht të dorëzohesh.

Nga ky hall je bërë banal dhe mjeran, duke kërkuar, pa rend dhe mend, postin e presidentit, për të cilin nuk ke kaçik.

Nuk shkon jo. Nuk ta kapë hesapi.

Tash e ke kuptuar që zërat e shterur dikur shokë të idealit:

Xhavit Haliti, Rexhep Hoti, Kadri Veseli, Sali Asllanaj, Azem Syla, Fatmir Limaj, Adem Graboci, Mahir Jakxhillar e të tjerë, nuk mund të të ndihmojnë.

Edhe posti i presidentit është bukur lart për ty. Se po të mbërrije atje do ta shuaje ëndrrën e pozitës, do ta shpëtoje jetën politike dhe më kryesorja do t`i shpëtoje Gjykatës Speciale.

Fundi është, dorëzohu burrërisht e mos u korit krejt.

Çështja e presidentit, që ti e përkrahësit tu doni ta bëni pikë vlimi, jeni nxituar pak si tepër, se ende nuk është në rend dite.

Bushtra që ngutet….(!)