Kohë e vështirë për mbijetim

Kohë e vështirë për mbijetim
  • 12 February 2016 - 10:16

Shkruan: Haki N.Bunjaku

ME SHKAS: Kapja e shtetit nga të inkriminuarit

Të korruptuarit në krye të shtetit e pushtetit

Kajdja tjetër poshtëruese e denigruese për popullin e Kosovës, ky kriminel e hajn ordiner, ka ngulur këmbë që të bëhet president, për t`i hëngër edhe gurët e sokakëve dhe për ta hëngër edhe dheun e Kosovës

Gjatë jetës sime kam përjetuar shumë vështirësi:-Përndjekje „politike“, arrestim, përjashtim nga aktiviteti shoqëror e nga detyra, migrim, ku kam kaluar jetë azilanti; mirëpo të gjitha i kam përballuar burrërisht, me shpresë se do të vijë një fund fatlum.

Koha e tashme me vrasës, rebelë e të korruptuar në krye të shtetit e pushtetit është kohë e gjendje pa shpresë, për mua. Mjerim.

Vjen rroti i samës drejt nga UDB-ja dhe me librezë të LKJ-së në xhep, pa u abonuar në LDK, ngulet në krye të saj dhe zbaton planin UDB-ist. Pastaj me „marifet“ zë postin e kryeministrit, si qeni çardakun.

Në zgjedhje lokale dhe në ato nacionale del humbës, por u ngrit në pozitë me metoda policore të UDB-së sllavoçetnike dhe tash shet mend e bën pazare me pozitat në shtet.

Shkatërrimi i shtetit të Kosovës

Hisedari i tij, vjen në pozitë me kallash të vendosur në SHIK dhe me duart me gjak nga vistri i vrasjeve dhe pa gëk mëk në krye të vendit, ku për tetë vjet i ra në fund shkatërrimit të Kosovës.

Kajdja tjetër poshtëruese  e denigruese për popullin e Kosovës, ky kriminel e hajn ordiner, ka ngulur këmbë që të bëhet president, për t`i hëngër edhe gurët e sokakëve dhe për ta hëngër edhe dheun e Kosovës.

Me udhëheqje të këtillë dekonstruktive e pa sens moral e kombëtar; druej që Kosova do të jetë Siria e Dytë.

Mosvotimi i Hashim Thaçit për president është shpresë dhe nismë e mbarë për t`u liruar nga panxhat e këtyre demonëve, në krye të shtetit.

Për mua kjo gjendje mjeruese e shkatërruese e Kosovës është shumë e rëndë dhe rënd po më rri në kokë. Më ka ikur dhe shpresa.

Dhe, duket e pashpresë, pasi deputetët janë mashtruar mbas pullave të teneqes, ndërsa populli nuk po mund kthjellët nga opiumi.

Këtu duhet të vihet në shërbim mendja e ndritur apo gjendja të lihet në mëshirën e Zotit.

Unë,si Haki,protestoj për këtë gjendje, prandaj propozoj që këta kuxhumella të japin përgjegjësi para Speciales.