Opinionet e fundit
- Unë ndihem mbret në mbretërinë time!
- Kosova e demokracisë butaforike ndërkombëtare!
- Pa një orientim të qartë programor
- Ohri, qyteti i dritës
- Partitë, pa politika kulturore
- Në vend të lapsit, thika!
- Në tokat ku kemi jetuar janë gjurmët tona
- Pse duhet votuar Projektligji për burimet?
- Pushtet i mbajtur me konstruksione imagjinare
- Çka po bëjmë dhe kah po duam të shkojmë?
- Mjekra s'të bën hero, as filozof…
- Serbi, perandor i Romës?
- Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe tjetërsimi i saj
- Pastrojeni veriun nga matrapazët!
- Indeksi i mjerimit nuk e reflekton gjendjen reale në Kosovë
- Kur anormalja kthehet në normë
- Debati i mashtrimeve
- Edhe një akt ligjor problemor
- Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve
- A duhet Presidenti i Serbisë t'i kërkojë falje shqiptarëve?
- Kosova, botë e çudirave
- A do të paguajë Pandeli Majko taksa në Kosovë?
- Të mos preket legjenda e Kombit!
- Atë Stathi Melani. Portreti i një atdhetari!
- Mos i këndo lirisë para atyre që e urrejnë atdheun!
- Feja, si sferë private apo publike?!
- Protestat - qytetari aktive
- Diskursi i ri, garanci për të ardhmen e rajonit
- Marrëveshja e normalizimit
- Opozita duhet të veprojë e bashkuar
- Arsimi kosovar në transicionin politik
- "QISHTU, KREJT MRAPSHT, KURRË S'KAM PA!"
- Festim apo ndotje e 1 Majit-mjedisit
- Sa janë të motivuar punëtorët shëndetësorë në Kosovë?
- Marrëveshja u arrit... por zhavorri mbeti
- Papunësia, shqetësim psikologjik dhe faktik
- Serbët me pakon e Ahtisarit kanë autonomi?
- Çka nuk zbuloi debati për arsimin shqip të Kosovës?
- Fituam apo humbëm me bisedimet e Brukselit?
- Nëse Serbia pengon, Kosova mund të integrohet përmes Shqipërisë
- Zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë dhe kufizimet mjedisore
- Kompromis i dhimbshëm dhe realizimi i vështirë i marrëveshjes
- Momentumi mes Serbisë dhe Kosovës
- Kush po gënjen?!
- Shqipëri, pse hesht...?
- Pas çdo lufte, pason paqja
- Vetështrydhja e një kombi të ndrydhur
- Kosova e "marrëveshjeve historike"!
- Puna vullnetare e të rinjve, sfidë për institucionet dhe legjislacionin
- Ambiciet janë një kalë pa fre
ad_d.jpg)

Etika për një shoqëri është si shtyllat për një godinë
Njerëzit pa etikë nuk kanë mundësi të krijojnë një shoqëri të shëndoshë
Shkruan: Dr. Sali Bytyçi
Shoqëria jonë vazhdon të funksionojë pa etikë. Mungesa e çfarëdo etike më shumë bie në sy tek ata që gjenden në pozita udhëheqëse, e më pak tek ata që ende nuk kanë arritur të ngjiten në pushtet, megjithatë, edhe poshtë gjendja nuk është më mirë. Pra, mungesa e etikës në shoqërinë tonë është totale.
Shoqëria jonë sot, në udhëheqje, përbëhet nga njerëz që janë pasardhës të regjimeve të huaja, të cilat kanë sunduar këtu dhe masës, e cila në shekuj ka gjalluar nën pushtete të huaja dhe që urrejtjen ndaj shtetit e ka në gjak. Të parët, si pasardhës të pushteteve të huaja, pra të mentalitetit shtypës, vazhdojnë të udhëheqin shtetin sikur ky të ishte pushtet sundues mbi një popull të robëruar, ndërsa të dytët vazhdojnë ta konsiderojnë shtetin si robërues të tyre, ndaj edhe sillen me urrejtje ndaj tij.
Praktika e veprimit joetik
Kur është fjala te mungesa e etikës te njerëzit që gjenden në pushtet, kjo ndodh sepse këta njerëz janë pasardhës të atyre që sunduan në rendin shoqëror që shkoi, pra kishin etikën e atij rendi shoqëror (të ndërtuar në bazë të ideologjisë komuniste), të cilin kur shkoi ky rend, e mori me vete. Ai shkoi, por na e la praktikën e veprimit joetik. Ky është shkaku i mungesës së etikës te njerëzit që gjenden në pushtet, prandaj degradimi i këtij pushteti ka kaluar çdo kufi. Përfaqësuesit e këtij pushteti, që janë degraduar kështu, kanë kaluar çdo kufi të humanitetit, sa që janë kthyer në qenie që nuk i ngop asgjë, sepse zbrazëtirën e etikës nuk ka asgjë që e mbush. Përpjekja për ta bërë këtë gjë është vetëm sorollatje.
Por, jo vetëm ata që janë në pushtet, por edhe masa e gjerë e njerëzve, sot është pa etikë. Duhet të thuhet kështu, sepse nuk mund të ekzistojë një pushtet pa etikë, në shoqërinë në të cilën masa e gjerë ka etikë (do të ishte kjo paradoksale). Por, këtu duhet të shtojmë se zgjatja e një gjendjeje të tillë është në interes të atyre që janë në pushtet, e kundër interesit të masës. Për këtë, masa që sado që themi se nuk ka etikë, e kërkon atë (etikën), ndërsa udhëheqja është për atë që një gjendje e tillë të zgjasë pafundësisht.
Pse them se edhe në masë ka mungesë të etikës?
Një shembull.
Njeriut tonë, po t’i thuash të zgjedhë në mes të fortit dhe të urtit, e zgjedh të fortin, edhe atëherë kur ky e rreh. Në mungesë të etikës mbi bazën e së cilës do ta vlerësonte këtë gjë, masa bën një kalkulim banal. Ky që më rrah mund të më mbrojë, nëse këtë gjë tenton ta bëjë dikush tjetër. Pra, rrahjen e konsideron mbrojtje, të cilën nuk mund t’ia sigurojë i urti. Kështu, njeriu ynë gjykon dhe vlerëson se më rehat ndihet kur jeton me atë që e rreh, se sa me atë që nuk mund t’i sigurojë mbrojtje.
Niveli i organizimit
Gjithashtu, edhe ata që thërrasin sot më shumë për etikë, intelektualët, pa etikë janë. Pjesa më e madhe e tyre sot përbën jo intelektualin e vërtetë, por karikaturën e intelektualit. Vetëm shihni sot çfarë bëjnë ata! Si sillen, si veprojnë e si nuk veprojnë. Shikojeni nivelin e organizimit të tyre, i cili nuk arrin të jetë më shumë se nivel i grupit, klanit, krahinës. Ndaj ka kaq shumë korrupsion ekonomik, politik e intelektual, i cili vetëm shkon drejt rritjes, kur të gjithë treguesit e etikës janë gjithnjë në rënie. Dhe, ndodhin këto që po ndodhin çdo ditë këto që po i shohim e që po i dëgjojmë çdo ditë.
Një gjendje e tillë, e udhëheqjes së shoqërisë nga njerëz pa etikë dhe e ushtrimit të pushtetit mbi njerëz pa etikë, do të zgjasë derisa të ndërtohet shoqëria e re dhe, me të, të krijohet edhe etika e re. Deri atëherë do të jetë kështu.
Komente