Njerëzit e çuditshëm me të kaluar misterioze

  • 22 May 2016 - 20:38
Njerëzit e çuditshëm me të kaluar misterioze

Zhdukja e njerëzve pa lënë gjurmë është një gjë shumë e frikshme, megjithatë frika kalon në një dimension krejtësisht tjetër, kur kemi të bëjmë me njerëzit që shfaqen nga asgjëja,transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Njeriu pa asnjërën këmbë

Ndonëse ekzistojnë versione të ndryshme, teoria më popullore e ndërlidhur me këtë rast është që në shtator të vitit 1863, në Nova-Skotia të Kanadasë një djalosh tetëvjeçar kishte qenë duke ecur në plazhin Sendi-Kov, kur ishte takuar me një person relativisht të moshuar, që ishte ftohur. Kur ishte afruar ai e kishte vërejtur që burri në fjalë nuk e kishte asnjërën këmbë. Familja e djaloshit e kishte marrë burrin me vete në shtëpi, ndonëse burri, që më vonë është bërë i njohur si Jerome, nuk fliste asnjë gjuhë. Kur të huajt ndaleshin para shtëpisë për ta shikuar burrin misterioz, ai "hungërinte si një qen"! Kur Jerome ishte ekzaminuar, misteri ishte bërë edhe më i frikshëm. Ishte bërë e ditur që amputimet ishin të freskëta dhe se kirurgu që ia kishte hequr këmbët kishte qenë ekspert. Pra, këmbët nuk i kishin humbur në aksident. Pasi që i kishte kaluar disa vjet në familjen e re ai ishte bartur për të jetuar me poliglotin Jean Nicola, i cili kishte provuar të fliste me të në gjuhën frënge, latine, italiane dhe spanjolle, megjithatë Jerome ose nuk i dinte këto gjuhë, ose nuk dëshironte të fliste në to. Ai asnjëherë nuk e kishte nxjerrë as edhe një fjalë të vetme, deri në momentin kur në vitin 1912, pas pothuajse gjysmëshekulli nga kur ishte gjetur në plazh, kishte vdekur, duke e lënë mister origjinën e tij.  

Image

Njeriu i vrimës

Ai ka disa pseudonime, si fisnori i fundit dhe njeriu i më i vetmuar në botë, megjithatë emri i tij i vërtetë asnjëherë nuk është bërë i ditur. Personi, që më vonë është bërë i njohur si Njeriu i Vrimës, ishte zbuluar për herë të parë në xhunglën e Arizonës në vitin 1996, krejtësisht i vetmuar, duke lënë përshtypjen që ishte personi i fundit i mbijetuar i fisit të tij. Mirëpo, cilit fis? As kjo nuk dihet. Madje as gjuha që ai e fliste nuk kuptohej nga askush. Pseudonimi i tij më i famshëm ka ardhur nga shprehia e tij për të hapur vrima, traditë të cilën e kishte vazhduar edhe pasi që ishte vendosur për të jetuar jashtë xhunglës. 

Image

Kasper Hauser

Në maj të vitit 1828, një adoleshent ishte gjetur duke ecur në rrugët ku sot shtrihet qyteti i Nurembergut të Gjermanisë. Ai dukej i humbur, andaj njerëzit të cilët kalonin afër tij ndaleshin për t'i ofruar asistencë. Më vonë në rrobat e tij ishin gjetur dy letra, njëra e cila thuhej se ishte shkruar nga e ëma e tij dhe tjetra që thuhet se ishte shkruar nga një person, i cili e kishte mësuar të kalëronte, ndonëse që të dyja letrat ishin shkruar nga dora e njëjtë. Djaloshi thoshte vetëm një gjë: "Dua të bëhem kalorës, sikur babai im". Më vonë ai ishte marrë në pyetje, nëpërmjet lëvizjeve trupore, dhe ndërkohë kishte treguar që ishte rritur në një dhomë krejtësisht të errët dhe ishte ushqyer vetëm me bukë dhe ujë - djaloshi pranonte të hante e të pinte vetëm bukë dhe ujë si dhe e urrente mishin - dhe se asnjëherë nuk e kishte parë personin të cilin e kishte ushqyer. Ai më tutje kishte treguar që personi, i cili e kishte mbajtur të mbyllur ia kishte mësuar frazën që e përmendte vazhdimisht, kur e kishte lëshuar në afërsi të vendit kur ishte gjetur. Përfundimisht djaloshi, pasi që ishte analizuar mirë e mirë, kishte kaluar në kujdestari të Georg Daumer-it, i cili e kishte mësuar të fliste dhe të shkruante, aftësi në të cilat ai ishte treguar shumë i zoti. Megjithatë, përkundër këtij përparimi, djaloshi nuk kishte hedhur më shumë dritë mbi të kaluarën e tij tejet të errët. 

(Kosova Sot)