Cila është temperatura e Neptunit?

  • 23 May 2016 - 08:37
Cila është temperatura e Neptunit?

Sistemi ynë diellor është një vend mahnitës. Në mesin e tetë planetëve të tij dhe shumë planetëve të vegjël, ekzistojnë disa dallime të mëdha në aspekte të orbitës, përbërjes dhe temperaturës, raporotn Gazeta Kosova Sot

Derisa kushtet brenda sistemin të brendshëm diellor, ku planetët kanë natyrë tokësore, mund të bëhet shumë nxehtë, planetët që sillen përtej linjës së ngrirjes, ku është mjaftueshëm ftohtë që elementet si uji, amoniaku, metani karboni dhe dyoksid karboni të shndërrohen në elemente të forta - temperaturat janë shumë të ulëta.

Derisa Neptuni nuk ka një "sipërfaqe" për të cilën mund të flasim, me hulumtimet e bëra në Tokë dhe fluturimet afër tij është bërë e mundur që të bëhet matja e saktë e temperaturës së atmosferës së epërme të planetit. Planeti përjeton temperatura prej -200 °C deri në -218 °C, të cilat e bëjnë atë planetin më të ftohtë në sistemin diellor.

(Kosova Sot)