A është zbuluar në Hënë baza e alienëve me 4 kulla?

  • 23 May 2016 - 08:40
A është zbuluar në Hënë baza e alienëve me 4 kulla?

Harta 'Google Moon' është e mbushur me struktura aliene dhe anije nëse dini ku të kërkoni. Marcelo Irazusta i ka gjetur këto struktura në Hënë dhe ato në fakt paraqesin një bazë aliene, raporotn Gazeta Kosova Sot

Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Këto struktura nuk janë të shumta, por një strukturë e vetme. Këto kulla të vogla janë të ngjitura në një degë që dhe ka një kupolë në anën e kundërt të degës. Hulumtuesi argjentinas Marcelo Irazusta, sapo ka publikuar një zbulim sensacional.

Rreth njërit të kratereve të hënës ka gjetur parregullsi të cilat mund të jenë katër kulla me nga 100 metra lartësi secila. Ndoshta bëhet fjalë për një bazë. Imazhet vijnë nga 'Nasa', ndërsa janë publikuar nga 'Google Moon'. Të gjithë mund t'i shikojnë dhe analizojnë ato duke përdorur këto koordinata: 21 ° 4'52.23 "N 148 ° 39'12.30? E. 

(Kosova Sot)