Fantazma që... nuk ishte fantazmë!

  • 24 May 2016 - 15:56
Fantazma që... nuk ishte fantazmë!

Brad Sapp kishte filluar të mendonte se ishte çmendur, kur kishte dëgjuar një zë në orët e hershme të mëngjesit.

Sapp ishte duke punuar me llamarina, në qendrën tubuese të tij në Ajova, kur kishte dëgjuar fjalët “ik nga këtu”. I tmerruar, ai kontrolloi tërë objektin, por nuk gjeti asgjë që do ta shpjegonte këtë fenomen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të nesërmen, ai ia tregoi këtë mesele gruas së vet, e cila filloi që të bënte shaka, duke thënë se atij iu kishte shtirë një “fantazmë”, por kur edhe vetë ajo kishte dëgjuar vajin e dikujt që vinte nga muret e ndërtesës, kishin vendosur që menjëherë ta thërrisnin policinë.

Më në fund, doli që zëri i takonte një ish të njohuri të tyre, 29-vjeçar, i cili ia kishte dalë disi që të hynte në oxhakun e atij objekti. Kur u shpëtua, ai u pa se nuk kishte rroba në trup, meqë ato i kishte hequr në mënyrë që të hynte sa më lehtë në oxhak. Meqë nuk mund të jepte ndonjë shpjegim pse kishte hyrë në oxhak, ai u arrestua nga policia. 

(Kosova Sot)