Vdiq nga kanceri, por u ringjall përsëri

  • 24 May 2016 - 21:37
Vdiq nga kanceri, por u ringjall përsëri

Anita Moorjani, autore e librit "Dying to Be Me", ishte diagnostikuar me kancer të shkallës së katërt, nga i cili edhe kishte vdekur, për t'u kthyer më pas përsëri në këtë botë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Kishte katër vjet që Moorjani ishte diagnostikuar dhe ishte duke luftuar sëmundjen e tmerrshme, të quajtur limfoma Hodgkin, kur papritmas, një mëngjes, sapo u zgjua, ajo pa se ishte paralizuar. Duke parë gjendjen e saj, burri e dërgoi me të shpejtë në emergjencë. Në fakt, organet e saj ishin duke u shuar dhe mjekët thanë se asaj i kishin mbetur vetëm 36 orë. Asaj më pas i kishte humbur vetëdija, por i kujtohet gjithçka që kishte ndodhur me të dhe rreth saj, por edhe në botë, në përgjithësi. 

Shihte dhe dëgjonte gjithçka

Asaj i kujtohet se shihte gjithçka që ndodhte rreth saj, me anë të një metode shumë më të thellë të perceptimit. Jo vetëm që shihte gjithçka, por ajo edhe ndjente gjithçka. Asaj i kujtohet një ndjenjë e paqes së thellë dhe e qetësisë rreth tërë botës, por po ashtu i kujtohet edhe sesi ndjente dhembjen e tërë botës. Ajo kuptonte pse ishte sëmurë nga kanceri dhe ajo kishte kuptuar domethënien më të thellë dhe qëllimin e jetës. Eventualisht, ajo kuptoi se mund të kthehej sërish nga të vdekurit dhe të jetonte përsëri. Edhe sot e kësaj dite, mjekët nuk mund të shpjegojnë se çka ndodhi me të në të vërtetë.

Ja çka i kujtohet vetë Moorjani-t

Doktorët ishin tepër konfuzë, por më thanë se, me gjasë, kishte pasur një reagim tepër të shpejtë ndaj kimioterapisë, meqë as vetë nuk e dinin se çka ishte duke ndodhur. Ata më bënë analizë pas analize, ku të gjitha më dolën për mrekulli. Çdo analizë e bërë vetëm sa më forconte edhe më shumë. ma bënë një skanim të tërë trupit dhe nuk gjetën asgjë. Ata kërkuan nga radiologu që të ma bënte edhe një skanim tjetër"!

Moorjani po ashtu shpjegon edhe thellësinë e përvojës së saj

"… Në fakt unë 'kalova' në një dimension tjetër. Më kishte përfshirë një ndjenjë e plotë e dashurisë. Po ashtu, mu bë tërësisht e qartë pse isha sëmurë nga kanceri, pse kisha lindur, çfarë roli kishte luajtur në jetën time çdo anëtar i familjes, si dhe në skemën më të madhe të gjërave dhe si funksionon jeta, në përgjithësi… Qartësia dhe të kuptuarit që mora në këtë gjendje, është thuajse e papërshkrueshme. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë përvojë. Isha në një vend ku kuptova se çka ekzistonte më shumë sesa ajo që jemi në gjendje për ta kuptuar në botën tonë tredimensionale. Kuptova se çfarë dhurate është jeta dhe se isha e rrethuar nga qenie të dashura shpirtërore, të cilat gjithmonë rrinin afër meje, edhe kur unë nuk e dija një gjë të tillë". Çudia e përvojës së saj nuk ka të bëjë aq shumë me atë që ka ndodhur, por me faktin se ekziston diçka thellë në ne, që na thotë: "kjo është e vërtetë.

(Kosova Sot)