Shkencëtarët krijojnë embrione hibride

  • 25 May 2016 - 08:43
Shkencëtarët krijojnë embrione hibride

Shkencëtarët janë duke punuar në një embrion, i cili do të jetë pjesërisht njerëzor, e pjesërisht kafshëror, derisa janë në kërkim të përparimit në shërimin e shumë sëmundjeve, raporotn Gazeta Kosova Sot

Shpresohet se këta organizma hibridë, të njohur me emrin himera, mund të jenë të përshtatshëm për të bërë eksperimente, më shumë sesa kafshët laboratorike. Por, krijimi i qenieve të tilla shtron edhe probleme etike, të cilat edhe i kanë shtyrë disa vende që ta ndalojnë me ligj një punë të tillë.

"Me këtë, ne kalojmë në një territor të pashkelur, i cili është i dëmshëm për sensin tonë të humanizmit", thotë Stuart Newman, profesor në Kolegjin mjekësor të Nju-Jorkut. Institutet nacionale të shëndetit në Amerikë kanë apeluar për ndalimin e financimit të studimeve të tilla, derisa të zgjidhen dilemat etike në lidhje me ta. 

(Kosova Sot)